Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 25/26.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria V.K.(53), A.I.(52), T.B.(46) dhe A.Z.(41), të gjithë nga Shkupi, B.I.(26) nga fsh. Bukoviq, Saraj, D.F.(26) nga Kumanova, M.I.(22) dhe një i mitur nga Tetova, për shkak se tek ta janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, marihuanë, thikë me palosje dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.04.2026 rreth orës 07:50 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën s që lidh rr. “Butelska” dhe bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet autobusit “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.(58) nga fsh. Shishevë, rrethina e Shkupit dhe motoçikletës “Piaxho” me targa të Shkupit, e drejtuar nga Sh.K.(23) nga f. Luboten, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i motoçikletës, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 25.04.2026 në orën 16:10 nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” Shkup në SPB Shkup u njoftua se e kanë pranuar me lëndime të rënda trupore S.D.(74) nga Shkupi. Sipas njoftimit, përderisa S.D. udhëtonte me autobusin nr.9, te Bit Pazari, shoferi ka frenuar përnjëherë, me ç’rast S.D. ka rënë dhe ka pësuar lëndimet. Është bërë hetim nga ekipi i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026 në orën 11:10 në Stacionin Policor Vallandovë u njoftua se në rr. “Pionerska” në Vallandovë, një automjet pasagjerësh “fiat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S.(62) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin K.L.(67) nga Vallandova. Në ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë ekipi i Stacionit Policor Vallandovë.

 

Më 25.04.2026 në orën 21:20 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë i kanë privuar nga liria M.I.(33), S.R.(29) dhe I.R.(42), të gjithë nga Strumica. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, te M.I. dhe S.R. është gjetur marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 26.04.2026 rreth orës 05:00 në SPB Shkup u njoftua se në rr. “Orce Nikollov” dhe rr. “Nikolla Tesla” në Shkup janë përfshirë nga zjarri dy automjete: automjeti i pasagjerëve “audi” me targa të Gjevgjelisë, në pronësi të K.K.(58) dhe automjeti i pasagjerëve “pezho 307” me targa të Gjevgjelisë, në pronësi të K.K.(25). Nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga zjarri është dëmtuar një semafor në rr. “Orce Nikollov”. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026 në orën 15:30 në SP Kërçovë u njoftua se në rrugën rajonale Kërçovë – Demir Hisar, në afërsi të fsh. Vidran, nga rruga ka dalë një automjet pasagjerësh “folksvagen polo” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga T.S.(62) nga fsh. Drugovë, rrethina  e Kërçovës. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen e shoferit, ndërsa sipas deklarimit të bashkëshortes së tij, e cila ka qenë në automjet, T.S. ishte ankuar për dhimbje në gjoks, pas çka i ishte përkeqësuar gjendja dhe me automjetin kishte dalë jashtë rrugës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi është dhënë për obduksion.

 

Më 25.04.2026 në orën 12:30 në SPB Ohër u njoftua se ka shpërthyer zjarr në një sanduiçeri në rr. “Shëtitorja Maqedonia” në Ohër. Me këtë rast, kanë pësuar djegie dy të punësuarit, A.P.(39) nga Ohri dhe M.B.(30) nga Manastiri, të cilët me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore janë dërguar në Qendrën Mjekësore Ohër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026 në ora 23:15 në vendin e quajtur “Bell Most”, në zonën e fsh. Vollinë, nëpunësit policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi një automjeti transportues, të drejtuar nga N.T., me qëllim të kryerjes së kontrollit. Por, N.T. nuk është ndalur dhe me automjetin ka tentuar t’i godasë nëpunësit policorë. Me ç’rast, nga ana e policisë janë shkrepur disa plumba, pas çka N.T. është arratisur, ndërsa automjeti i ngarkuar me dru është konfiskuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026 në ora 18:45 në një park në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar sipas  kallëzimi paraprak të Z.K.(48) nga Shkupi se më 24.04.2026, rreth orës 18:00, në një fushë sportive në zonën e Qendrës në Shkup, 16-vjeçari dhe disa të mitur të tjerë ia kanë marrë çantën djalit të tij të mitur, ia kanë dëmtuar telefonin celular dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht atë dhe shokun e tij. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 24.04.2026 në orën 21:50 në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, nëpunës policorë kanë shoqëruar dy të mitur nga Shkupi dhe Bogdanci, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se ata, së bashku me dy të mitur të tjerë, kanë kryer vjedhje të produkteve në një market në kuadër të QTQ-së. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur produktet, ndërsa janë gjetur një thikë dhe një elektroshok. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.04.2026 në orën 10:15 në SPB Shkup u njoftua se para një hoteli në zonën e Karposhit në Shkup ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.M.(31) nga njëra anë dhe V.N.(34) dhe K.N.(32), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.04.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup, T.M.(70) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 21:00 në zonën e Çairit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup, B.I.(26) nga fsh. Bukoviq, Shkup denoncoi se në zonën e Bit Pazarit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga O.N. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.04.2026 në orën 00:15 në SPB Shkup, N.P.(36) nga Shkupi njoftoi se në një kazino në zonën e Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga L.D.(29) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 25.04.2026 në orën 21:45 në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:00 bashkëshorti i saj 28-vjeçar, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi, e ka marrë djalin e tyre të mitur, ndërsa pasi më vonë e ka kthyer, ka vërejtur se fëmija kishte lëndime në dorë, pas çka e ka dërguar për kontroll mjekësor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.04.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” Shkup u njoftua se më 20.04.2026 në orën 11:15 e kishin pranuar me lëndime të rënda trupore  N.M.(80) nga fsh. Luboten, rrethina e Shkupit. Sipas njoftimit, lëndimet i ka marrë në oborr, teksa e riparonte traktorin e tij, i cili ishte vënë në lëvizje dhe e kishte shtypur. Më 25.04.2026 në orën 06:00 N.M. ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

 

Më 26.04.2026 në ora 00:39 në NJPB Vinicë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se tek ata është sjellë pa shenja jete V.S.(47) nga fsh. Llaki, rrethina e Vinicës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion

Accessibility Menu