SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli kundër T.Z. (37) nga Dojran i Vjetër, B.K. (54) nga Dojrani i Ri dhe A.A. (41) nga Dojrani i Vjetër, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Sipas kallëzimit, më 29.04.2024, të kallëzuarit, duke mos i realizuar detyrat e tyre zyrtare gjatë procedurës administrative, kanë vepruar në kundërshtim me disa rregullore ligjore, ndër të cilat Ligji për shpalljen e Liqenit të Dojranit si monument natyror, Ligji për Ujërat dhe Ligji për Ndërtim. I kallëzuari i parë, në cilësinë e inspektorit komunal të autorizuar në Komunën e Dojranit, ka përgatitur leje ndërtimi për objekt hotelierik me akomodim hotelier për një investitor nga Strumica, ndonëse në projektin themelor mungonte pëlqimi i detyrueshëm i ekonomisë së ujërave. I kallëzuari i dytë, i punësuar si referent i pavarur në fushën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë, e ka kontrolluar dhe miratuar lejen e lëshuar, pavarësisht mangësive të konstatuara. I kallëzuari i tretë, i cili në atë periudhë ushtronte funksionin e kryetarit të Komunës së Dojranit, e ka nënshkruar dhe dhënë lejen për ndërtim.
SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli kundër R.R. (62) nga Dojrani i Vjetër, për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Sipas kallëzimit, në cilësinë e drejtoreshës së një ndërmarrjeje publike, në periudhën nga prilli 2025 deri në janar 2026, ajo ka vepruar në kundërshtim me rregulloret ligjore dhe ka tejkaluar autorizimet zyrtare. Pas lidhjes së kontratës për sistemin elektronik për pagesën e parkimit, e kallëzuara ka kërkuar aktivizimin e pagesës në tri zona parkimi, ndër të cilat edhe një pa pëlqimin e nevojshëm nga institucionet kompetente. Me këtë, ka mundësuar përfitim pasuror kundërligjor prej rreth 240.000 denarësh, në dëm të disa qytetarëve.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër një personi 17-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në mënyrë të paturpshme, e ndëshkueshme sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 3 të Kodit Penal. E njëjta, së bashku me disa persona të tjerë, më 24.04.2026 në rrugën “Car Samoil” në Ohër, kanë kryer disa vjedhje kuletash të turistëve. Personit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Nga ana e nëpunësve policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar është privuar nga liria T.B. (29) nga fsh. Zdunjë. Pas një denoncimi të mëparshëm më 24.04.2026 nga një banor 42-vjeçar i Gostivarit, i cili ka denoncuar se disa muaj më parë, në territorin e Gostivarit, një person i panjohur mashkull me automjet “Folksvagen xhip’’ me ngjyrë të zezë, e ka ndaluar vajzën e tij të mitur dhe me përdorim të forcës fizike ka kryer përdhunim ndaj saj, duke i bërë edhe kërcënime për jetën e saj dhe të familjes së saj. Po ashtu, më 22.04.2026 në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së denoncuesit. Pas masave të ndërmarra, personi është gjetur dhe është realizuar bastisje në shtëpinë e tij si dhe në një shtëpi tjetër në fsh. Raven ku ai qëndronte, ku janë sekuestruar laptop, telefon mobil, USB dhe sende të tjera. Personi është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 24/25.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria O.R.V.C. (27) nga Britania e Madhe, E.B. (27), U.M. (19), D.G. (28), A.N. (27) dhe T.K. (20), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë e pluhurore e bardhë dhe substancë e ngurtë e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 24.04.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e komunës së Aerodromit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet H.Ç. (54) dhe R.J. (54) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 25.04.2026 në orën 01:10 në SPB Shkup, S.R. (31) nga Shkupi ka denoncuar se në territorin e Gazi Babës, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga Z.I. (43) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 25.04.2026 në orën 03:00 në SPB Shkup, J.F. (26) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:30 në territorin e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga M.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, K.K. (22) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 06:50 në territorin e Karposhit ishte sulmuar fizikisht me një send të fortë nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup, A.P.K. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:20 në territorin e Karposhit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 18:38 në SPB Shkup, Z.Z. (44) nga Shkupi ka denoncuar se në një park në territorin e Gjorçe Petrovit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 21:50 në SPB Shkup, S.D. (24) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës, në autobus, është sulmuar nga Sh.S. (63) nga fshati Studeniçan, rajoni i Shkupit, pas çka i njëjti është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor. Po ashtu, në orën 23:15, Sh.S. ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga S.D. (21) nga Shkupi, vëllai i denoncueses. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 24.04.2026, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria S.G. (46) nga një fshat i Strugës, pas denoncimit të nënës së saj 68-vjeçare. Sipas denoncimit, rreth orës 13:30, pas një zënke të mëparshme verbale, ajo i ka bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 25.04.2026 në orën 04:40 në Shkup, në territorin e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.S. (43) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se më 24.04.2026 rreth orës 22:30 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 24.04.2026 në orën 23:00, M.S. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:00, në territorin e lagjes Çento, denoncuesi, A.T. dhe R.T., pasi që janë marrë vesh më parë, janë takuar me N.S. dhe E.Q. Më pas, N.S. e ka sulmuar fizikisht M.S. dhe ia ka drejtuar pistoletën atij, por e njëjta ka qenë e bllokuar. Tre të dëmtuarit janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, por E.Q. me një send të fortë ka vrapuar drejt tyre, ndërsa N.S., i cili ishte me automjet në lëvizje, ka shtënë një plumb në drejtim të M.S., por nuk e ka goditur, pas çka së bashku me E.Q., me automjet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 rreth orës 11:30 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Bukoviq, rajoni i Shkupit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, I.T. (33) nga fshati Kopanicë, rajoni i Shkupit, ka pësuar goditje elektrike dhe ka rënë në tokë, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënie të ndihmës mjekësore.
Më 25.04.2026 në orën 04:25 në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e Bit Pazarit është përfshirë nga zjarri një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi të K.M. (29) nga Shkupi. Nga Brigada Zjarrfikëse zjarri ishte shuar. Nuk ka persona të lënduar. Është njoftuar prokurori publik. Është bërë inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.04.2026 në orën 07:40, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.B. (48) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se më 24.04.2026 i ka bërë kërcënime përmes një rrjeti social bashkëshortes së tij 45-vjeçare, si dhe për shkak se nuk e ka respektuar aktvendimin e gjykatës me masat e caktuara. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 24.04.2026 rreth orës 23:40 në NJPB Berovë është denoncuar se në një kazino në Berovë është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.G. (39) nga fshati Mitrashinc, rajoni i Berovës, dhe A.M. (43) nga Berova, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në objekt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 11:40 në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e kanë privuar nga liria K.A. (37) nga Koçani, për shkak se gjatë bastisjes me urdhër gjykate në hapësirat afariste janë gjetur dhe sekuestruar: marihuanë, substancë e ngurtë e bardhë, substancë pluhurore e bardhë dhe dy peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.