Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.M. (27) nga Koçani dhe M.C. (22) nga fsh. Obleshevë për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 03.05.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera, te të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.J. (24) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vepër penale e vazhdueshme e mashtrimit". Gjatë viteve 2025 dhe 2026, e denoncuara, përmes një profili në rrjetin social Fejsbuk, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se ka pasur në dispozicion banesa me qira, ka mashtruar katër persona nga Tetova, dhe ka pranuar para prej tyre si paradhënie për qiranë, ndërsa pas pranimit të mjeteve financiare nuk i ka siguruar banesat e premtuara, me çka ka fituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 45.900 denarësh.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.B. (32) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kanosje me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës". Më 21.02.2026 në Tetovë, i denoncuari, pas një grindjeje të mëparshme me B.M., i ka bërë kërcënime me nje send të mprehtë, e më pas, së bashku me babanë e tij, e kanë sulmuar fizikisht.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.D. (41) nga Shkupi dhe Zh.N. (54) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar". Më 16.01.2026 në Kodrën e Diellit, të denoncuarit kanë transportuar turistë me motor dëbore, pa licencë dhe pa marrëveshje me parkun nacional, ndërsa gjatë tentimit që të pengoheshin nga synimi, i kanë bërë kërcënime punonjësve të Parkut Nacional, e më pas V.D. ka tentuar që t'i shtypë, me ç'rast me një kovë metalike, ka goditur njërin prej punonjësve.

 

Më 23.04.2026 në orën 23:50, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar - fsh. Gradec, në fsh. Debreshë, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Opel" me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (20) nga fsh. Vranjovc dhe një automjeti pasagjerësh "Nisan" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.I. (32) nga fsh. Dobridoll. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi H.I., të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i automjetit të pasagjerëve "Opel" dhe pasagjerja e tij S.U., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i NJPB Gostivar.

 

Më 23.04.2026 rreth orës 14:00, në SPB Shkup u njoftua se në autostradën Shkup-Tetovë, në zonën e fsh. Llaskarcë, A.A. (33) nga fsh. Debreshë, rrethina i Gostivarit, duke drejtuar një automjet pasagjerësh "Opel" me targa të Gostivarit, është përplasur në një gardh metalik. Në aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjerja e saj N.A. (72) , ndërsa lëndime trupore kishe pësuar një e mitur 14-vjeçare, të dyja nga fsh. Debreshë, rrethina e Gostivarit, të konstatuara në Qendrën Klinike të Tetovës. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 23.04.2026 në orën 12:30, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Gjorce Petrov" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh "Reno Klio" me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M. (61) nga fsh. Saraj, rrethi i Shkupit, një motoçikletë me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (43) nga Shkupi dhe dy automjete të parkuara, "Shkoda" me targa të Shkupit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" - Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.



Më 23.04.2026 në orën 13:20, në SPB Shkup u njoftua se në unazën e Shkupit, në drejtimin Tetovë - Veles, ka ndodhur aksident rrugor midis një kamioni "Man" me rimorkio me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.L. (42) nga fsh. Qojli, rrethina e Shkupit, një kamioni "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.E. (40) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit dhe një automjeti pasagjerësh "Mitsubishi" me targa kombëtare rumune, i drejtuar nga M.D.B. (38) nga Rumania. Të dy shoferët e mjeteve transportuese, M.L. dhe A.E., kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, ndërsa edhe pasagjeri në automjetin e pasagjerëve, R.I. (50), po ashtu ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit "Shën Naum Ohridski" në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 23.04.2026 në orën 08:30 në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria F.A. (40) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer kufitar ishte konstatuar se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit. F.A. iu dorëzua nëpunësve policorë të SP Çair për veprime të mëtejshme.

 

Më 24.04.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup, J.D. (19) ka denoncuar se më 23.04.2026 rreth orës 18:20 në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga S.D. dhe disa persona të tjerë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.04.2026 në orën 23:30 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar B.B. (43) nga Shkupi pas një denoncimi të mëparshëm se e ka sulmuar fizikisht D.O.E. (21) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në vend. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.04.2026 në orën 21:30 në SPB Shkup, I.T. (56) nga Shkupi ka denoncuar se më 02.04.2026 në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.04.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, një burrë 53-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 22.04.2026 rreth orës 08:00, në shtëpinë e tij ka ardhur D.V. (bashkëshorti i ish-nuses së denoncuesit), i cili e kishte sulmuar fizikisht denoncuesin ditën e mëparshme dhe e kishte kërcënuar me jetë. Sipas denoncimit, D.V. e kishte keqtrajtuar denoncuesin disa muaj më parë, si dhe e kishte sulmuar fizikisht edhe mbesën e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.04.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod në vendin e quajtur "Barbaras" në Makedonski Brod e kanë privuar nga liria I.M. (68) nga fsh. Debreshtë, komuna e Debreshtës. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë kanë vërejtur një automjet "Reno" me targa të Shkupit, të drejtuar nga I.M., në të cilin kishte masë drurore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në shenjën e dhënë për ndalim, shoferi nuk i është bindur urdhrave të dhëna dhe ka filluar me shpejtësi të madhe t'i afrohet automjetit zyrtar të nëpunësve policorë, me ç'rast njëri nëpunës policor ka qëlluar me armën zyrtare në ajër. I.M. është ndaluar në Stacionin Policor Makedonski Brod dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.04.2026 në orën 13:40, në SPB Manastir u njoftua se në rr. "Karposh" në Manastir, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Pasat" me targa të Manastirit, të drejtuar nga M.H. (43) nga Manastiri dhe një automjeti pasagjerësh "Opel Astra" me targa të Manastirit, të drejtuar nga M.I. (60) nga fsh. Budakovë, Komuna e Mogillës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi të automjetit të pasagjerëve "Opel Astra", ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi automjetit të pasagjerëve "Folksvagen Pasat", të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Manastir.

 

Sot (24.04.2026) në orën 08:17, në SPB Shkup u njoftua se në një vend ndërtimi në rr., Kozjak'' në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, ishin mbuluar me dhe punëtorët. Tr punëtorë nxorën dhe u transportuan me automjetin e Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ndërsa një punëtor u gjet pa shenja jete, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 23.04.2026, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.J. (26) nga Shkupi, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.04.2026 në orën 10:30, në SPB Shkup u njoftua nga Institucioni Shëndetësor Publik "Shën Naum Ohridski" se një i mitur është sjellë tek ata me lëndim nga një send i mprehtë, dhe sipas njoftimit, ai është lënduar në një shkollë fillore në fsh. Haraçinë nga shoku i tij i shkollës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.04.2026 në orën 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria T.S. (31) nga Shtipi, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai kishte kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në pronësi të E.Sh. (22), me ç'rast ka marrë para dhe e ka sulmuar pronarin me sende të forta. Me urdhër të prokurorit publik, është përgatitur dhe paraqitur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit, pas çka personi T.S. do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake para Gjykatës Themelore Shtip.

 

]Më 23.04.2026, rreth orës 18:45, përderisa tre nëpunës policorë në zonën e Çairit kryenin veprime zyrtare me qëllim të arrestimit të personit të kërkuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, nga dhjetëra persona ishin penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare. Meqë personat nuk iu bindën urdhrave, nga nëpunësit policorë janë shtënë në ajër plumba paralajmërues. Punohet në zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu