Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër Zh.D. (39) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 17.04.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë në të cilën qëndronte i denoncuari në vendban. Draçevë, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar peshore digjitale me mbetje amfetamine, tre thika me mbetje amfetamine, para në valuta dhe vlera të ndryshme, amfetaminë dhe MDMA.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.N. (49) nga Reçica e Madhe, E. M. (46) dhe A. M. (45) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 26.12.2025 para një objekti hotelierik në fsh. Bërvenicë, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht G.S. nga fsh. Bërvenicë.

 

NJPB Radovish ngriti kallëzim penal kundër Sh.M. (50) nga Radovishi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 10.04.2026, në oborrin e shtëpisë familjare në Radovish, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një të mitur.

 

Më 23.04.2026 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.B. (23) nga Shkupi, për shkak se tek ai ishin gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 22.04.2026 në orën 22:00 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria K.M.S. (48) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit kufitar të kryer, ishte konstatuar se K.M.S. kishte paraqitur për kontroll një dokument udhëtimi të falsifikuar, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejmë të kryer, ishte konstatuar se në sistem figuron me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit, pas çka është ndaluar për veprime të mëtejshme.

 

Më 22.04.2026 rreth orës 17:00, nëpunës policorë nga Sektori i Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Tetovë, në bazë të urdhrit të gjykatës, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.K. (29) në lagjen Drenovec në Tetovë. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale me mbetje kokaine. Ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet parashtresë përkatëse.

 

Më 23.04.2026 rreth orës 00:15 në SPB Shkup, një 18-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 22.04.2026 në zonën e Shuto Orizarës, ish-partneri i saj jashtëmartesor M.K. (18) kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj saj. Sipas denoncimit, ajo ishte në faza të avancuara të shtatzënisë. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 22.04.2026 në orën 11:40 në SPB Shkup, M.M. (25) denoncoi se në zonën e Kisella Vodës, një person ia kishte marrë telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.04.2026 në orën 14:00 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë gjetur R.B. (45) nga Shkupi, për të cilën më 20.04.2026 kishte denocuar bashkëshorti i saj se ishte larguar me një person të cilin e ka njohur.

 

Më 22.04.2026 në orën 18:40 në SPB Shkup, A.P. (47) nga Shkupi ka njoftua se në zonën e Draçevës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga shoku i tij i shkollës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.04.2026 në orën 19:40 në SPB Shkup, një burrë 48-vjeçar nga Shkupi denoncoi se vajza e tij e mitur ishte shantazhuar nga një i mitur me të cilin ajo kishte qenë në një lidhje më parë, se nëse nuk do ta vazhdonte lidhjen, ai do të publikonte fotot eksplicite të saj. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.04.2026 në orën 07:15 në SPB Shkup, u njoftua se në kryqëzimin e bul. "Aradhat partizane" dhe bul. "8 Shtatori" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Hjundai" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 25-vjeçari J.P. nga Shkupi, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga Z.M. (58) nga Shkupi. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 23.04.2026 rreth orës 01:40, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Qendrës, A.Gj. (43) nga Shkupi ishte sulmuar me një send të mprehtë nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu