Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.T. nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.06.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë realizuar bastisje ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.

 

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së ngriti kallëzim penal në PThP për NKOK ndaj nëpunësit policor D.M. nga SPB Tetovë për veprën penale "falsifikim i dokumentit zyrtar" sipas nenit 361 të Kodit Penal. I denoncuari gjatë muajit qershor të vitit 2019, duke vepruar sipas kërkesës së avokatit nga Tetova, ka përpiluar aktin zyrtar të qasshmërisë së personit me përmbajtje të pavërtetë, ndërkohë duke mos kryer verifikimet e qasshmërisë së personit në terren. Në aktin e përpiluar në këtë mënyrë me përmbajtje të pavërtetë, me qëllim që ta legalizojë, e ka keqpërdorur nënshkrimin e udhëheqësit, ka vënë numër të papërshtatshëm protokolla, e ka vërtetuar me vulë zyrtare dhe të përpiluar në këtë mënyrë ia ka dorëzuar avokatit nga Tetova, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për punë zyrtare dhe arkivore. Akti ishte përdorur në procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës ku ishte evidentuar si dëshmi e dëmit të një personi nga Tetova.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër I.S. (49) nga Kriva Pallanka për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor". Më 27.03.2026 në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër O.L. (49) nga Dellçeva dhe N.L. (38) për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "jetë jashtëmartesore me fëmijë" sipas nenit 197 paragrafi 2 të Kodit Penal, kundër N.P. (27) nga një fshat i Strumicës për kryerjen e veprës penale "jetë jashtëmartesore me fëmijë" sipas nenit 197 paragrafi 1 dhe "përdhunim i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet" sipas nenit 188 paragrafi 1 të Kodit Penal, dhe kundër O.P. (49) nga një fshat i Strumicës për kryerjen e veprës penale "jetë jashtëmartesore me fëmijë" sipas nenit 197 paragrafi 1 të Kodit Penal. O.L. dhe N.L. si prindër kanë lejuar, në periudhën nga muaji shtator i vitit 2023, që vajza e tyre e mitur të jetonte në bashkësi jashtëmartesore me N.P., me ç'rast ajo ka lindur edhe fëmijë, ndërsa vajza e dytë e mitur nga muaji mars i vitit 2024 të jetonte në bashkësi jashtëmartesore me O.P..

 

Më 21.04.2026 në orën 12:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.U.A. (52) nga Belgjika, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 22.04.2026 në Vendkalimin kufitar Bllacë, nëpunës policorë e privuan nga liria R.L. (61) nga Republika e Kosovës, sepse gjatë kontrollit kufitar, ishte konstatuar se në sistem figurente me masën "arresto", me kërkesë të Interpolit. Personi është ndaluar për veprime të mëtejshme.

 

Më 21.04.2026 në orën 10:50, nga një ekip patrullues i nëpunësve policorë të SP VKMK Mexhitli, në afërsi të gurit kufitar GK-135, është gjetur një granatë topi e pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore e kalibrit 75 mm. Nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit granata është ngritur në mlnyrë të sigurt.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër R.P. (67) nga Sveti Nikolla për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Më 24.03.2026 në zonën e fsh. Cërnilishtë, në vendin e quajtur "Dudin doll", e denoncuara ka ndezur mbeturina dhe degë të thata, me ç'rast ka shpërthyer zjarr, në të cilin ishin përfshirë sipërfaqe bujqësore në pronësi të disa personave nga Sveti Nikolla.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër E.M. (41) nga rrethina e Gostivarit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "rrezikim i sigurisë" dhe "lëndim trupor". Më 17.04.2026, i denoncuari i ka dërguar porosi kërcënuese në telefonin celular një gruaje 36-vjeçare, me të cilën më parë ka qenë në një lidhje dashurore, ndërsa më 18.04.2026, e ka sulmuar me një send metalik në hapësirë parkingu në Gostivar.

 

Më 21.04.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, T.K. (53) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:00 në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga D.V. (48) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.04.2026 në orën 21:20 në SPB Shkup, u njoftua se në zonën e Karposhit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis A.D. (19) dhe I.D. (24), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 20.04.2026 në orën 16:56 në SPB Shkup, B.L. (79) nga fsh. Haraçinë, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë, ai dhe djali i tij A.L. (51) janë sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.M. (39) nga fsh. Llabunishtë, rajoni i Strugës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike". Më 04.04.2026 në vendin e quajtur "Karasta" në fsh. Llabunishtë, i denoncuari, gjatë kryerjes së detyrave të punës me me makinë pune ekskavator, ka shqyer një kabllo elektrike, në pronësi të EVN Maqedoni.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër B.S. (28) nga Prilepi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 07.02.2026 në Prilep, nëpunës policorë realizuan kontroll në një automjet pasagjerësh "Opel", të drejtuar nga një person, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte blerë nga i denoncuari.

 

Më 21.04.2026 në orën 12:30 në NJPB Prilep, një i dënuar në Burgun e Prilepit denoncoi se ishte mashtruar nga K.K. për shumën prej 890,000 denarësh. Sipas denoncimit, rreth dy muaj më parë, K.K. e kishte mashtruar se do t'i ndihmonte që t'i ulej dënimi i burgimit, ndërsa për këmbim i kishte kërkuar dhe ia kishte marrë paratë atij në disa raste. Por, pasi e kuptoi se ishte mashtruar, ngjarjen e denoncoi në polici. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.04.2026 në orën 11:30 në SPB Kumanovë, E.C. (45) nga Kumanova, kryetari i Federatës së Çiklizmit, ka deklaruar se disa anëtarë të federatës kishin kryer veprat penale "falsifikim i dokumentit zyrtar", "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "fshehje". Sipas denoncimit, ata ishin revokuar si anëtarë të Këshillit Drejtues të Federatës në seancën e mbajtur më 11.03.2026, ndërkaq më pas, me përdorimin e paautorizuar të vulës së Federatës, e cila ishte dhënë për përdorim nga ish-sekretari, kanë iniciuar nismë për thirrjen e kuvendit të Federatës së Çiklizmit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu