Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.04.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër E.V. (22) nga Struga për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në  qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 30.09.2025 në Strugë, nëpunësit ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër I.B. (41) nga fsh. Saraj, rajoni i Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikim dokumenti". Më 10.03.2026 në Pikën Kufitare "Tabanoc", në hyrje të vendit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar polake.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër J.B. nga Manastiri për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". Më 14.11.2025, një burrë 34-vjeçar nga një fshat i Strugës kontaktoi të denoncuarin i cili prodhonte dyer të blinduara dhe kanë rënë dakord që t'i prodhojë dyer deri më 20.01.2026 për shumën prej 3.040 eurosh. Sipas marrëveshjes, i dëmtuari i ka paguar të denoncuarit 2.140 euro, ndërsa pjesën tjetër të shumës duhej të paguante kur ato të montoheshin, por i denoncuari vazhdimisht e shtynte afatin e prodhimit të dyerve.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër V.P. (45) nga Kriva Pallanka dhe një personi juridik nga Kriva Pallanka për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkelje e të drejtave të marrëdhënies së punës" dhe "keqpërdorimi i të dhënave personale". V.P., në cilësinë e drejtueses së personit juridik, një të punësuari i ka paguar kompensim për pushim vjetor në shumë të zbritur prej 1.000 denarësh, ndërsa në disa raste nuk ka përgatitur kontratë me shkrim ose aneks të kontratës së punës ose ndërprerje të marrëdhënies së punës në formë të shkruar, edhe përkundër asaj se punonjësi nga muaji korrik i vitit 2018 deri në muajin tetor të vitit 2019 në disa raste ka pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës. Gjithashtu nuk ka mbajtur evidencë të rregullt me ​​shkrim të orarit të punës, me çka ajo dhe subjekti juridik i denoncuar i dytë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Privat në fushën e ekonomisë, duke shkelur dhe kufizuar të drejtat e punonjësit që i kanë takuar, si dhe pa pëlqimin e personit për të përdorur të dhënat e tij personale, në kundërshtim me parimet e "ligjshmërisë dhe drejtësisë" dhe "vëllimit minimal të të dhënave" dhe pa siguruar mbrojtje adekuate të të dhënave personale. Në të vërtetë, në dokumentin e tabelës së shpalljeve në ambientet e personit juridik, e ka shpallur numrin e amzës së punonjësit, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ka ngritur kalëzim penal kundër R.Z. (51) nga fsh. Dellogozhdë, rrethi i Strugës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Më 23.03.2026, i denoncuari ka qëlluar me armë zjarri, pas çka është realizuar bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur një pistoletë me karikator të zbrazët, fishekë të kalibrit 9 mm dhe një leje në emrin e tij.

 

Më 19/20.04.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria T.I. (35), N.J. (21), M.C. (42), F.S. (27), një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 20.04.2026 rreth orës 15:45, në SPB Shkup u njoftua se ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën "Gjorçe Petrov" në Shkup midis një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N. (43) nga fsh. Krushopek, Shkup dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.R. (26) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i motoçikletës, B.M. (22) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Tereza" në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekiphetimor i SPB Shkup.

 

Më 20.04.2026 rreth orës 16:30, në NJPB Kriva Pallankë u njoftua se në autostradën A2, fsh. Petralicë - komuna e Rankovcit, një automjet pasagjerësh "Fiat" me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga 32-vjeçari A.C.M. nga Kriva Pallanka, kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur. Në ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.C.M., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekip i NJPB Kriva Pallankë.

 

Më 20.04.2026 rreth orës 08:30, në SPB Veles u njoftua se në Gradsko, një automjet pasagjerësh ,,Daevu'' me targa të Kavadarit, i drejtuar nga T.J. (68) nga Gradsko, ka goditur këmbësorin J.Gj. (84) nga Gradsko. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar J.Gj., të cilat janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga një ekip i SPB Veles.

 

Më 20.04.2026 në orën 10:40 në SPB Manastir, pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Manastiri ka njoftuar se nga një arë në zonën e fsh. Ivanjevc, rrethina e Manastirit, ka ngritur në mënyrë të  sigurt një granatë artilerie 105 mm nga Lufta e Parë Botërore, për të cilën më 19.04.2026 në orën 17:25 në SPB Manastir u njoftua se është gjetur.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër E.I. (48) dhe A.I. (23), të dy nga Ohri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 01.04.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarve, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar fara të bimës së kanabisit.

 

Më 20.04.2026 në orën 10:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria R.R. (30) dhe një djalë 15-vjeçar, të dy nga Kumanova. Ata dyshohen se duke përdorur forcë kanë hyrë në një objekt afarist në rrugën "Revolucioni Popullor" në Kumanovë dhe kanë marrë disa sende, si dhe se kanë tentuar të marrin sende nga një pronë private në rrugën "Veselin Maslesha" në Kumanovë. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 21.04.2026 në orën 01:11 tnë SPB Kumanovë u njoftua se ka shpërthyer zjarr në automjete të parkuara pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Kumanovës, pronë e E.F. nga Kumanova dhe ,,Folksvagen Tiguan'' me targa të Kumanovës, pronë e A.S., ndërsa i është dhënë për shfrytëzim V.M. nga Kumanova. Zjarri ishte shuar nga NjësiaTerritoriale Zjarrfikëse Kumanovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë hetim nga një ekup i SPB Kumanovë.

 

Më 20.04.2026 në orën 18:10, në SPB Kumanovë u njoftua se në oborrin e një kishe në fsh. Karpinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, ishte bërë çvarrosja e një varri të shënuar si trashëgimi kulturore, me ç'rast ishte thyer dhe nxjerrë pllaka nga vendi. Është bërë hetim dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 20.04.2026 në orën 04:30 në SPB Shkup, A.D. (58) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 02:45 në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga A.A. (31) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të  vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 20.04.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, u njoftua se në zonën e Bit Pazarit, pas vjedhjes së kryer më parë në një objekt tregtar ku punonte D.Z. (56), ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis saj dhe S.S. (64), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.04.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, M.P. (52) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 13:20 në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Kisella Vodës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, me ç'rast ishte përdorur një send i fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.04.2026 rreth orës 13:00 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi pronë e R.D. (57) nga Shkupi. Një pjesë e murit të shtëpisë fqinje ishte përfshirë gjithashtu nga zjarri. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, dhe persona të lënduar nuk ka.

 

Më 20.04.2026 në orën 21:00 në SPB Shkup, M.Z. (57) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 15:15 në zonën e Qendrës, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas denoncuesit, djali i tij, së bashku me disa shokë, kanë mbushur një tullumbace me ujë dhe e kanë hedhur në drejtim të personit, i cili drejtonte motoçikletë dhe e kanë goditur në rrotën e pasme, pas çka personi është ndalur dhe ka filluar që t'i ndjekë, e ka arritur djalin e tij dhe e ka sulmuar fizikisht, pas çka ka tentuar që ta godaste një të mitur tjetër, por fëmija ka ikur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.04.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare njoftoi se një ditë më parë kishte marrë kërcënime përmes telefonatës ndaj saj dhe fëmijës së saj të mitur nga personi Xh "P" përmes një ndërmjetësi. Sipas denoncimit, personi ndërmjetës edhe më 18.04 kishte ardhur në dyqanin ku punonte dhe ka përcjellë porosinë se Xh. "P", përndryshe i huaj, kishte kërkuar që ajo t'ia kthente 1.350 euro që kinse ia kishte dhënë para dy vjetësh për të blerë ilaç për fëmijën e saj të mitur. Punohet në zbardhjen e rastit.

 

Më 20.04.2026 në orën 10:39 në SPB Shkup, D.B. (45) nga Shkupi ka denoncuar se bashkëshortja e tij R.B. (45) është larguar me një person të ciline ka njohur. Po merren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu