Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 10.05..2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 09.05.2026, në orën 12:50, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugëve „Brigada Maqedonase-Kosovare“ dhe „August Cezarec“ në Shkup, automjeti i pasagjerëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.I. (51) nga Shkupi, ka goditur dy këmbësorë 57 – vjeçaren F.S. dhe A.T. (27), të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar F.S., ndërsa lëndime trupore A.T., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është bërë hetim nga një ekip policor i SPB Shkup.

 

Më 09.05.2026, në orën 14:45, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin „Kërste Misirkov“ në Shkup, një trotinet elektrik ka goditur këmbësoren L.M. (61) nga Shkupi, pas çka drejtuesi i trotinetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident, L.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup. Po nmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.05.2026, në orën 03:25, në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e kanë privuar nga liria S.R. (29) nga fsh. Jellovjanë, rrethina e Tetovës, pasi tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thërrmuese, si dhe për shkak se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.05.2026, në orën 12:55, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria T.M. (25) nga Kumanova, pasi në rrugën „Gjorgje Petrov“ në Kumanovë, nga një automjet i parkuar, duke përdorur forcë, ka marrë një portofol. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 09.05.2026, rreth orës 20:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, E.M. (42) nga Shkupi ka denoncuar se në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, A.N. nga Shkupi e ka kanosur me pistoletë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 10.05.2026, në orën 02:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria F.J. (32) nga Kumanova. Rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në fsh. Nagoriçan i Vjetër, e ka sulmuar fizikisht N.D. (29) nga fsh. Kojnarë e Poshtme, rrethina e Kumanovës. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.05.2026, në ora 15:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria Gj.K. (43) nga Velesi, për shkak se gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Gjatë masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera është konstatuar se ai ishte duke vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vjetësh e 10 muajsh në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, ndërsa në momentin e ngjarjes kishte shfrytëzuar lejen e daljes për fundjavë. Gj.K. është shoqëruar në institucion për vazhdimin e vuajtjes së dënimit, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.05.2026, në orën 19:30, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria T.M. (66) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 13:00, në zonën e Draçevës, pas një zënke paraprake, ai kishte kanosur 54-vjeçaren S.M.P. nga Shkupi dhe familjen e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 10.05.2026, në orën 00:15, në SPB Shkup, A.I. (19) nga fsh. Koliçan I Poshtëm, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 09.05.2026, rreth orës 13:00, në fsh. Pagarushë, rrethina e Shkupit, është sulmuar fizikisht nga M.Sh., i cili ka përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.05.2026, në orën 22:10, në SPB Shkup, E.L. (57) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:30, në zonën e Qendrës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.05.2026, në orën 11:50, në SPB Shkup, M.V. (20) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:20, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, është sulmuar fizikisht nga L.A. (45) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.05.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë u njoftua se në orën 15:30 është ushtruar kontroll ndaj të dënuarit V.F. (42) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe konfiskuar një substancë e ngurtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 09.05.2026, në orën 15:40, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë ndaluar A.B. (26) nga Shkupi, pasi ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Në SPB Shkup u njoftua se më 08.05.2026, rreth orës 14:30, në një vendndalim të autobusëve në zonën e Bit Pazarit, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet H.S. (26) dhe E.A. (36), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

Accessibility Menu