Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme
Më 27/28.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.T.(48) dhe R.D.(22), të dy nga Shkupi, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
 
 
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër G.Gj.(58) dhe një të mituri 17-vjeçar, të dy nga Kriva Pallanka, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”. Më 04.03.2026, në dy raste në lagjen Bagllak dhe në fshatin Koshar, të denoncuarit përmes përdorimit të forcës fizike dhe kërcënimeve kanë penguar personat zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë -Shkup gjatë kapjes, ngarkimit dhe transportit të bagëtisë së trashë.
 
 
NJPB Kavadar paraqiti kallëzim penal kundër B.K.(45) nga Kavadari për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.07.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe vazo me rrënjë të bimës së kanabisit.
 
 
Më 27.03.2026 në ora 19:05, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria C.A.(33) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se ndaj tij ishte shpallur urdhërarrest ndërkombëtar me kërkesë të Interpolit - Belgjikë. Personi iu dorëzua Stacionit Policor Dibër për veprime të mëtejshme.
 
 
SPB Strumicë paraqiti kallëzim penal kundër M.Sh.(25) nga fsh. Bansko, rajoni i Strumicës, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe kundër I.K.(26) nga fsh. Borievë, komuna e Bosilovës, për kryerjen e veprave penale “mundësimi i përdorimit të narkotikëve” dhe “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik”. I denoncuari i parë, më 09.10.2025, i ka shitur marihuanë të denoncuarit të dytë, i cili më vonë ditën e njëjtë me një person tjetër e kanë konsumuar drogën bashkërisht, pas çka nën efektin e marihuanës ka drejtuar automjet udhëtarësh dhe në atë mënyrë i ka shkelur rregulloret e sigurisë në komunikacion.
 
 
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.D.(40) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë”, “braktisja dhe keqtrajtimi i personit të mitur” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 07.03.2026, i denoncuari para shtëpisë vëllait i ka bërë kërcënime, ndërsa pas ardhjes së nëpunësve policorë, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 39 fishekë.
 
 
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër H.N.(24) dhe S.A.(23), të dy nga Koçani, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.04.2025, nëpunës policorë e kanë kapur të denoncuarin e parë duke i shitur marihuanë të denoncuarit të dytë para shtëpisë së tij, pas çka janë ushtruar kontrolle ndaj tyre dhe janë realizuar bastisje në shtëpitë e tyre, ku është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
 
 
Më 27.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Kumanova. Ai dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka marrë sende nga një automjet udhëtarësh dhe nga një objekt afarist në Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
 
 
 
Më 27.03.2026 në orën 22:40, në një pikë karburanti në Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni kundër Tregtisë së Paligjshme të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i privuan nga liria 21-vjeçaren V.S.D. nga Shtipi dhe bashkudhëtarin e saj V.M.(23) nga rajoni i Shtipit, pasi gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “BMV” me targa të Shtipit, të drejtuar nga V.S.D., u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
 
 
Më 27.03.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria B.Z.(30) nga Velesi, për shkak të dyshimit se me përdorim force ka hyrë në shtëpinë e R.T.(55) nga Velesi dhe ka marrë një televizor. Sendi i marrë është gjetur tek B.Z. dhe i është kthyer pronarit. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip policor nga SPB Veles. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
 
 
 
Më 28.03.2026 në orën 07:25 në SPB Shkup u njoftua se në një bastore sportive në zonën e Karposhit në Shkup, një person duke iu kërcënuar të punësuarës ka marrë para nga xhiroja ditore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
Më 28.03.2026, para një diskoteke në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.A.(30) nga fsh. Bollo Cërkë e Sipërme, rrethina e Resnjës dhe H.D.E.(34) nga Turqia, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
 
 
 
Më 27.03.2026 në ora 16:05 në SPB Shkup, V.T.(26) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në një parking në zonën e Kisella Vodës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një vendparkim, është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur edhe një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 27.03.2026 në ora 13:00 në SPB Shkup, A.A.A.(20) nga Kumanova denoncoi se më 26.03.2026 rreth orës 13:40, në një stacion autobusi në zonën e Gazi Babës, një person me përdorim force i ka marrë stoli personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 27.03.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë është raportuar se në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, gjatë një kontrolli ndaj personave të dënuar, tek i dënuari T.S.(57) është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
 
 
 
SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër N.A.(28) nga Shkupi për shkak bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.02.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
 
 
 
Më 27.03.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, D.L.(44) nga Shkupi denoncoi se në periudhën nga 25.03.2026 ora 23:00 deri më 26.03.2026 ora 17:00, para një objekti hotelierik në zonën e Kisella Vodës, ishte marrë një motoçikletë “Piaxho Gilera” me targa të Velesit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
Më 24.03.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, një 45-vjeçar nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 3.500 eurosh. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar ndihmë për t’i kthyer paratë - 40.000 eurot që i kishte investuar në një kompani të huaj, në të cilën ka qenë i punësuar, ndërkaq e cila më parë kishte pushuar së funksionuari. Siç është denoncuar, meqë puna nuk ishte kryer,  ka dyshuar se personi është mashtrues dhe e ka paraqitur rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
 
 
 
SPB Kumanovë paraqiti kallëzim penal kundër A.K.(24) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.10.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe marihuanë.
 
 
 
Më 28.03.2026 në orën 00:30 në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se, pasi ka dyshuar, e ka dërguar vajzën e saj 14-vjeçare për kontroll në Klinikën Gjinekologjike-Akusherike në kuadër të Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku është konfirmuar se e mitura ishte në shtatzëni të avancuar. Sipas raportimit, më pas vajza i ka pranuar se gjatë verës së vitit 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale të vullnetshme me një të mitur me të cilin ka qenë në lidhje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu