Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër dy ish-bashkëshortëve 39-vjeçarë nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 09.03.2026, në shtëpinë familjare në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të denoncuarve, me ç’rast nëna fizikisht e ka sulmuar vajzën e tyre të mitur, e cila kishte dashur ta njoftojë gjyshin për ndodhitë në shtëpi.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër B.K. (33) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Më 10.02.2026 në fsh. Senokos, i denoncuari në dy raste ka penguar lëvizjen e një automjeti të konfiskuar dhe ka tentuar t’i marrë çelësat e automjetit në të cilin ndodheshin nëpunës policorë dhe një person i privuar nga liria.

 

NJPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër A.I. (31) nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.10.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.O. (59) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në mars 2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit dhe në shtëpinë e tij të pushimit në fsh. Leunovë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, me ç’rast në të dy objektet dhe në hapësirat e oborrit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 28.03.2026 në orën 21:15 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë i privuan nga liria A.P. (25) nga fsh. Gorobinc, rrethina e Sveti Nikollës dhe D.T. (30) nga Sveti Nikolla. Gjatë bastisjes së realizuar, në bazë të urdhrit të dhënë më parë nga gjykata, në shtëpinë dhe në objektet tjera të D.T. janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore, një shishe me lëng dhe një peshore digjitale me mbetje të materies pluhurore, ndërsa tek A.P., e cila është hasur në shtëpi, është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 28.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.S. (45) dhe E.Sh. (30), të dy nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 28.03.2026 në SPB Veles u njoftua se rreth orës 07:00, në rr. “Sarajevska” në fsh. Orizarë e Poshtme, rajoni i Velesit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Shevrolet” me targa të Velesit, i drejtuar nga J.H. (51) nga fsh. Orizarë e Sipërme dhe një automjeti “Opel” me targa të Velesit, i drejtuar nga J.A. (29) nga fshati i njëjtë. Në aksident, J.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa J.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Veles.

 

Më 28.03.2026 rreth orës 12:30 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Zef Lush Marku” dhe rr. “Fan Noli” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Opel Astra” me targa të Shtipit, i drejtuar nga P.I. (55) nga Shtipi dhe një trotineti për fëmijë, i drejtuar nga një e mitur nga Shkupi. Në aksident, bashkudhëtarja e saj e mitur, e cila po ashtu udhëtonte me trotinetin, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 28.03.2026 rreth orës 09:15 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugës shërbyese dhe bul. “Jane Sandanski” në Shkup, një automjet “Shkoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N.K. (68) nga Shkupi, ka goditur 75-vjeçaren R.T. nga Shkupi. Në aksident, R.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 28.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria R.R. (30) nga Kumanova. Ai dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka marrë sende nga një objekt afarist dhe një automjet udhëtarësh, si dhe ka tentuar të marrë sende nga një pronë private. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 29.03.2026 rreth orës 03:50 në SPB Shkup u njoftua se më 28.03.2026 rreth orës 23:00, në një vendndalim autobusësh në rajonin e Karposhit, një i mitur nga fsh. Vollkovë, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga një grup të miturish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.03.2026 në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se në një shtëpi në rajonin e Kisella Vodës është gjetur e pajetë N.A.L. (43) nga Shkupi. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Është bërë hetim dhe bazuar në udhëzimet e prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.

 

Më 28.03.2026 rreth orës 20:30 në SPB Shkup u njoftua se në rajonin e Gazi Babës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të braktisur. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse.

 

Më 28.03.2026 në ora 23:00 në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria I.C. (44) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, ndërsa ai ka deklaruar se e ka blerë nga Sh.B. (62) nga Tetova. Pas masave të marra, rreth orës 23:40 në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe Sh.B., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobilë dhe para. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 28.03.2026 në orën 22:40 në rr. “167” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria R.M. (39) nga Tetova dhe A.M. (39) nga fsh. Bërvenicë, pasi gjatë kontrollit tek A.M. është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë. Ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.03.2026 në ora 20:50 në SPB Tetovë u njoftua se në fsh. Sedllarcë e Poshtme, komuna e Bërvenicës, një automjet udhëtarësh ka goditur këmbësorin Z.S. (70) nga Tetova, pas çka drejtuesi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.03.2026 në ora 21:00 në SPB Shkup u njoftua se para një objekti hotelierik në rajonin e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me  përleshje fizike ndërmjet T.M. (18) dhe A.J. (18), të dy nga Shkupi, në njërën anë, dhe tre të miturve, të gjithë nga Shkupi, në anën tjetër. Ata janë shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu