SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj M.S. (38) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 19.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç'rast në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj E.U. (27) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik". Më 11.01.2026, i denoncuari, pa dijeninë, pëlqimin dhe lejen e të dëmtuarës, ka siguruar dhe përdorur kartë bankare, me ç'rast ka kryer dy transaksione të pasuksesshme dhe tre të suksesshme në dy pika tregtimi në Shtip, duke përfituar dobi të paligjshme pasurore.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (60) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 20.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore.
Më 29/30.03.2026 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë tnga SPB Shkup i privuan nga liria F.N. (37), T.L. (22), një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe L.A. (24) nga Italia, për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 30.03.2026 në orën 04:50, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë i privuan nga liria K.S. (45) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke kryer vjedhje në një objekt tregtar në Strugë, nga ku mori disa produkte. Sendet e marra iu kthyen pronarit, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.S. do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 29.03.2026 në orën 12:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga i njohuri i tij A.H. Sipas denoncimit, ai ka kërkuar t'i huazojë automjetin e tij "BMV", dhe pasi e ka marrë, e ka informuar se ka një defekt dhe e ka lënë te një mekanik. Siç denoncohet, pas tentimeve disaditore për të kontaktuar dhe për ta marrë automjetin, më 28.03.2026 ai është përballur me mekanikun i cili ka pranuar se e ka çuar automjetin në vend hedhurinash në fsh. Sllatinë. Gjithashtu, sipas denoncimit, ai e ka gjetur automjetin të dëmtuar në hedhurina dhe pronari i ka thënë se e ka blerë nga mekaniku. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.J. (37) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë". Më 27 mars 2026, në një kazino në Manastir, i denoncuari me anë të kërcënimit ndaj të punësuarës ka marrë para nga xhiroja ditore.
SPB Shkup ngritën kallëzim penal kundër H.A. (58) dhe S.A. (53), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 29.07.2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit të parë, ku banonte edhe i denoncuari i dytë, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit, ndërsa tek i denoncuari i dytë është gjetur marihuanë.
Më 30.03.2026 në orën 03:50 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në hapësirë parkimi në rrugën “7 Nëntori” në Gjevgjeli janë djegur dy automjete të parkuara, edhe atë një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë, pronë e Q.F. nga fshati Gjavatë dhe një automjet udhëtarësh “Hjundai” me targa çeke, pronë e M.K. nga Republika Çeke. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Gjevgjeli e ka shuar zjarrin. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.
Më 29.03.2026 në orën 21:10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.H. (22) nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpi kishte kërcënuar nënën e tij 42-vjeçare dhe kishte thyer një pjesë të orendive. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 29.03.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup u denoncuar se në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.I. (41) nga njëra anë dhe M.S. (50) dhe Gj.P. (42), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Po ashtu, B.I. ka shfaqur sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, pas çka është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 29.03.2026 në orën 19:30 në Shkup, në Qendrën Sportive “Jane Sandanski”, ku po zhvillohej ndeshje basketbolli ndërmjet KB MZT Shkup dhe KB Rabotniçki-Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë ndaluar D.N. (45), F.S. (18) dhe A.V. (46), të gjithë nga Shkupi, për shkak se D.N. dhe A.V. kanë hedhur sende në sallë, ndërsa F.S. ka poseduar sprej “peiper”. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzime për kundërvajtje sipas Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme në Ngjarje Sportive.
Më 29.03.2026 në orën 20:10 në SPB Shkup, S.I. (44) nga Shkupi denoncoi se më 28.03.2026 rreth orës 23:00 në vendndalim autobusësh në zonën e Karposhit, djali i saj i mitur së bashku me shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh i të miturve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.03.2026 në orën 14:10 në SPB Shkup, B.Q. (18) denoncoi se në fsh. Ognjanc, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga I.A. dhe R. “P”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.03.2026 në orën 17:43 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 15:10 në zonën e Bit Pazarit, I.K. (51) nga Shkupi ishte sulmuar fizikisht nga një person dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.03.2026 në ora 16:47 në SPB Shkup u njoftua se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit ishte gjetur i vdekur M.K. (38) nga Shkupi, ndërsa pranë tij është gjetur një pistoletë. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Në të vërtetë, ai më 03.03.2026 ishte raportuar si i larguar nga shtëpia. Është kryer hetim, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.