Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.D. (29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 15.03.2026 në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë, gjatë kontrollit të pakos së dedikuar për të denoncuarin, i dënuar në institucion, policia e burgut gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe kokainë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër I.S. (62) nga fsh. Radolishtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "ushtrimi i transportit publik pa poseduar licencë". Në Strugë, nëpunësit policorë kryen kontroll në automjetin "Folksvagen Pasat", të drejtuar nga i denoncuari, i cili ushtronte transportin e udhëtarëve, me ç'rast ishte konstatuar se nuk posedonte licencë për transportin e udhëtarëve.

 

SPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër M.A. (19), S.A. (18) dhe një djali 15-vjeçar, të gjithë nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "grabitje". Më 24.03.2026 në rrugën "Dabniçka" në Prilep, të denoncuarit sulmuan fizikisht një shofer taksie dhe i morën para.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër A.R. (38) nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës". Në periudhën nga 20.01.2026 deri më 25.02.2026, i denoncuari nuk e ka përfillur obligimin prindëror të kujdesjes dhe edukimit të fëmijës së tij, me çka i ka mundësuar të kryejë disa vepra penale në zonën e komunës së Kriva Pallankës.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.Ç. (29) nga fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 14.01.2026, nëpunësit policorë i kanë dhënë sinjalin e ndalimit automjetit të cilin e ka drejtuar i denoncuari, por ai nuk është ndalur dhe me pasqyrën e makinës e ka goditur një nëpunës policor dhe ka ikur, ndërsa pasi është kapur, ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor.

 

Më 26/27.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (40) nga Shkupi, E.D. (19) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit dhe H.J. (24) nga fsh. Jabolçisht i Epërm, komuna e Çashkës, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 26.03.2026 në orën 19:15 në fsh. Kamjan, rrethina eTetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan e arrestuan K.A. (78) nga fshati i njëjtë. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg për kryerje të veprës penale sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu  Tetovë për vuajtje të dënimit.

 

Më 26.03.2026 në orën 13:49, në DPB Probishtip është denoncuar se në rrugën rajonale Probishtip-Shtip, në hyrje të fsh. Buçishtë, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Tuareg" me targa të Probishtipit, i drejtuar nga M.M. (51) nga Zletova dhe një automjeti udhëtarësh "Reno Laguna" me targa të Shtipit, i drejtuar nga M.L. (64) nga Probishtipi. Si pasojë e aksidentit, M.L. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij S.M. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i DPB Probishtip.

 

Më 26.03.2026 në orën 09:45 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën përpara një shkolle të mesme në Kojnarë të Poshtme, rrethina e Kumanovës, një autobus "Man" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.T. (61) nga fsh. Algunjë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, me të cilin udhëtonin nxënës, duke lëvizur prapa ka goditur një nxënëse 16-vjeçare në shkollën e fsh. Nagoriçan i Vjetër. Në aksident, nxënësja pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor i SPB Kumanovë. .

 

Më 26.03.2026 në orën 14:43, në SPB Ohër u njoftua se ka ndodhur  aksident rrugor në një hapësirë parkingu në bul. "Turistiçka" në Ohër midis një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.B. (51) dhe një biçiklete të drejtuar nga L.D. (71), të dy nga Ohri. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të ciat janë konstatuar në Spitalin Special "Sh. Erazmo" në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kyrer një ekip i SPB Ohër.

 

Më 26.03.2026 në orën 15:35, në DPB Kavadar u njoftua se në rrugën rajonale Kavadar-fsh. Moklishtë, rrethina e Kavadarit, një automjet udhëtarësh "Tojota" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga I.B. (19) nga Kavadari, është përplasur në një kandelabër metalike. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi I.B., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarët etij D.T. (18), L.G. (19) dhe M.S. (18), të gjithë nga Kavadari, të cilët janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i DPB Kavadar

 

Më 26.03.2026 në orën 15:50,në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Vojvoda Vasill Çakallarov" dhe një rruge shërbyese në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Ford" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 40-vjeçarja S.Gj.B. nga Shkupi dhe një mopedi, pas çka shoferi i mopedit është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari 16-vjeçar në moped, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkup.

 

Më 26.03.2026 në orën 16:30, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën  ,,Korpusi 15" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Mitsubishi" dhe një trotineti elektrik, të drejtuar nga M.D. (37) nga Shkupi, pas çka shoferi i automjetit "Mitsubishi" është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.D., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski" - Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkup.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.V. (49) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.03.2026, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjet udhëtarësh, të cilin e drejtonte i denoncuari dhe në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe kokainë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Xh.R. (43) nga një fshat i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor". Më 10.03.2026, i denoncuari u soll në mënyrë agresive në shtëpinë familjare dhe sulmoi fizikisht motrën e tij.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër B.T. (58) nga komuna e Çashkës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm". I denoncuari ka vënë në profilin e tij të rrjetit social një video regjistrim në të cilin shihet se si ai në oborrin e shtëpisë së tij ka shtënë plumba në ajër.

 

Më 27.03.2026 në orën 06:15 në një fshat të Kërçovës, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë e privuan nga liria V.J. (70) nga Ohri. Ai kërkohej me urdhër arrest qendror të shpallur më parë në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore  Ohër për vuajtjen e dënimit me burg për vepra të kryera penale sipas nenit 130 dhe nenit 144 të Kodit Penal. Personi u shoqërua në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Manastir për vuajtjen e dënimit.

 

Më 26.03.2026 në orën 16:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (32) nga Shkupi për shkak se rreth orës 11:10 në zonën e komunës së Aerodromit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, ka goditur me automjet udhëtarësh "BMV" një trotinet të drejtuar nga Z.I. (41) nga Shkupi, ndërsa më pas e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë" sipas nenit 386 të Kodit Penal.

 

Më 26.03.2026 në orën 12:00 në SPB Veles, është denoncuar se në rr. "Milan Vojnicalia" në Veles, gjatë kryerjes së detyrave të punës, një punonjës i Ndërmarrjes Publike Komunale "Dërven" nga Velesi ka gjetur një mjet shpërthyes. Është kryer inspektim, ndërsa pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka hequr mjetin shpërthyes për procedurë të mëtejshme.

 

Më 26.03.2026 në orën 06:45 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naum Ohridski" u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore V.Gj. (50) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në zonën e Kisella Vodës. Është kryer inspektim dhe është njoftuar inspektori i  punës.

 

Më 27.03.2026 në orën 02:40 në SPB Shkup, A.Ç. (18) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:00 në një objekt hotelierik në zonën e komunës së Aerodromit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.03.2026 në orën 12:15 në SPB Shkup, R.D. (69) denoncoi se në vendbanimin - Stopanski Dvor është sulmuar fizikisht me një send të fortë nga S.D. (47). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 26.03.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, F.R. (45) nga Shkupi ka denoncuar se në Kompleksin e Klinikës "Nëna Terezë", në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, ku është e punësuar, A.I., i cili po trajtohej në institucion, ka tentuar ta godasë me automjetin e tij në dy raste. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu