SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.A. (46) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe një peshore digjitale.
DPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër T.M. (46) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 24.02.2026 në hapësirë parkingu në Koçan, i denoncuari ka sulmuar fizikisht djalin e tij 13-vjeçar.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër T.A. (19) nga Radovishi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "jetë jashtëmartesore me fëmijë". I denoncuari, në shtëpinë e tij familjare në Radovish, jetonte në bashkëjetesë jashtëmartesore me një vajzë të mitur nga një fshat i Pehçevës.
Më 24.03.2026, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur "Markova çeshma" në zonën e fsh. Oreovec, rrethina e Prilepit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Staravinë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug, në koordinim me SPB Manastir-NJPB Prilep, e privuan nga liria O.S. (33) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve "Ford Mondeo" me targa të Manastirit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar dru për ngrohje për të cilët nuk ka poseduar asnjëlloj dokumentacioni. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Pas ndërmarrjes së masave shtesë, në orën 22:50, në zonën e qafës së Pletvarit, nëpunësit policorë kanë gjetur edhe një automjet udhëtarësh "Saab" me targa kombëtare zvicerane pa shofer, në të cilin, gjithashtu, ishin gjetur edhe dru për ngrohje. Edhe ky automjet me drutë u janë dorëzuar Policisë Pyjore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
DPB Vallandovë ngriti kallëzim kundër ndaj një të mituri nga Vallandova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 31.10.2025, i denoncuari i ka shitur marihuanë një personi nga fsh. Piravë, rrethina e Vallandovës.
Më 25.03.2026 në orën 15:55, në SPB Tetovë u njoftua se në bul. "Marshall Tito" në Tetovë ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.S. (34) nga fsh. Çellopek, rrethina e Tetovës dhe një motoçiklete "Jamaha" pa targa, e drejtuar nga D.T. (27) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.
Më 25.03.2026 rreth orës 13:30, në DPB Gjevgjeli u njoftua se rreth orës 12:55, në kryqëzimin e rr. "Deko Kovaçev" dhe rr. "Mile Pecanov" në Gjevgjeli, ka ndodhur një aksident rrugor midis një mopedi "Kimko" me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga K.Ç. (52) nga Gjevgjelia dhe një mopedi me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga një 16-vjeçar, pas çka i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletën, por shpejt është gjetur dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me të në prani të prindit. Si pasojë e aksidentit, K.Ç. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik të Gjevgjelisë. DPB Gjevgjeli ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 25.03.2026 rreth orës 20:20, në SPB Veles u njoftua se në rr. "Vasil Antevski Dren" në vendbanimin Prevalec ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Velesit, i drejtuar nga D.M. (20) nga Velesi dhe një mopedi me targa të Velesit, i drejtuar nga Z.T. (22) nga fsh. Klukovec, rrethina e Velesit. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i mopedit, I.Z. (28) nga fsh. Vranovc i Epërm, ndërsa lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor i SPB Veles.
Më 25.03.2026 në orën 12:10 në Pikën e Kalimit Kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria N.B.O. (37) nga Turqia sepse gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportave është konstatuar se kishte paraqitur për kontroll kartë të gjelbër të falsifikuar për mjetin transportues "Ford" me gjysmërimorkio, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kriva Pallankë për procedura të mëtejshme.
Më 25.03.2026 në orën 11:45 në Pikën e Kalimit Kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria O.A. (37) nga Turqia, sepse gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportave është konstatuar se kishte paraqitur për kontroll një kartë të gjelbër të falsifikuar për mjetin transportues "Ford" me gjysmërimorkio, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kriva Pallankë për procedura të mëtejshme.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Njësi e Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës" e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 143 të Kodit Penal. I denoncuari M.A. në vendin e punës "polic" në SP Kërçovë pranë SPB Ohër, më 12.02.2026 në rrethrrotullimin midis bul. "Çlirimi" dhe rr. "Rudniçka" në Kërçovë, gjatë kryerjes së detyrave të punës në bashkëveprim me një nëpunës tjetër policor ka bërë keqtrajtimin e personit, kështu që pasi kanë vënë re shkeljen e rendit dhe qetësisë publike nga dy grupe personash, në momentin kur të njëjtit kishin ndaluar së shkeluri rendin dhe qetësinë publike dhe nuk i kishin bërë rezistencë të denoncuarit, M.A. në mënyrë të paautorizuar ka përdorur forcë fizike ndaj njërit prej personave. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës së përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore kundër M.A. dhe do të shqiptojë masat e detyrueshme - konfiskimi i armës së shërbimit dhe municionit, udhëzimi për kontrollin e detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik dhe largim - pezullim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër E.E. (39) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 19.03.2026 në një pikë pagesë në Gostivar, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast kishin vënë re se nga dora ka hedhur një pako me heroinë, e cila ishte gjetur dhe konfiskuar.
Më 25.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria N.K. (30) dhe A.Q. (25), të dy nga fshati Llojan, rrethina e Likovës. Ata dyshohen se në fshatin Llojan e kanë sulmuar fizikisht S.A. (23) nga Egjipti dhe i kanë marrë paratë dhe telefonin celular. Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
Më 25.03.2026 në orën 23:30, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Karposhit, D.E. (24) ka sulmuar fizikisht N.T. (36), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.03.2026 në orën 20:50, u njoftua në SPB Shkup se para një kazinoje në zonën e Karposhit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet R.E. (50) nga fshati Saraj, rrethina e Shkupit dhe M.K. (35) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 25.03.2026 në orën 16:05, J.I. (27) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 12:30 në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ku kryente detyrat e punës si infermier, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, infermier F.I.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.03.2026 në orën 18:10 në SPB Shkup, V.G. (57) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:20 në zonën e komunës së Aerodromit, teksa lëvizte me biçikletë, një person i cili ka drejtuar moped ia ka marrë çantën e shpinës me portofolin, dokumentet personale dhe sendet e tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.03.2026 në orën 21:00 në SPB Shkup, L.B. (48) nga fshati Vizbeg, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 19:30 në fshatin Vizbeg, djali i tij 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga O.V. (19). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 26.03.2026 në orën 00:21 në SPB Shkup, nga INP Idrizovë u njoftua se ka shpërthyer zjarr në çatinë e ndërtesës së repartit të mbyllur-ambulancës. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.