SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.Z. (54) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të narkotikëve”. Më 15.02.2026, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe në hapësirat e tjera të të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane. Gjatë kontrollit, janë hasur edhe dy persona, të cilëve i denoncuari u kishte mundësuar që të përdornin marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti penal kundër M.U. (46) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 25.02.2026, në rrugën “Partizanska” në Berovë, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj Z.P. dhe bashkëshortes së tij, të dy nga Berova, e më pas e ka sulmuar fizikisht Z.P.. Ndërsa, më 26.02.2026, në rrugën “23 Gushti” në Berovë, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj dy të punësuarave në Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Berovë.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër N.Xh. (34) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe “mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose ndonjë përfitimi tjetër”. Më 30.09.2025, në një banesë në Negotinë, i denoncuari ka fotografuar letërnjoftimin e një personi dhe pa pëlqimin e tij, në emrin e tij ka aplikuar dhe i është miratuar kredi nga një shoqëri financiare, pas çka ka tërhequr 149.000 denarë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.M. (22) nga fsh. Gradec, komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit motorik”. Gjatë muajit korrik 2025, i denoncuari nga një arë në zonën e fsh. Pirok, rrethina e Tetovës ka marrë një automjet udhëtarësh “Fiat Uno” pa targa regjistrimi, në pronësi të A.,,P’’, dhe më 14.08.2025, në rr. “Ilindenska” në Tetovë, ka shkaktuar aksident rrugor.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër T.N. (61) nga Makedonska Kamenica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm”. I denoncuari, në vitin 2008, duke përfshirë dy parcela të tij dhe dy parcela në pronësi të shtetit në Makedonska Kamenicë, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa leje përkatëse ka ndërtuar një objekt të kategorisë së dytë, të cilin e ka pajisur dhe e ka vënë në funksion si objekt hotelierik. Më pas, në periudhën nga tetori 2018 deri në shtator 2019, ka ndërtuar edhe një tarracë të hapur me strehë dhe konstruksion çatie.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.T. (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësim dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 08.10.2025, në një objekt hotelierik në fshatin Marinë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e markës “Ekol Tuna” e kalibrit 8 mm dhe një karikator për pistoletë.
Më 24.03.2026, në orën 15:43, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “Ferid Murati” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 46-vjeçarja A.M. nga Shkupi, ka goditur një 12-vjeçar nga fsh. Strahojadicë, komuna e Zelenikovës. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike -Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 24.03.2026, në orën 09:45, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “10” në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një automjet udhëtarësh “Ford Fokus” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 13-vjeçar, ka goditur një 14-vjeçar, të dy nga fsh. Haraçinë. Në aksident, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 24.03.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë u njoftua se në bul. “Marshal Tito” në Tetovë, një automjet udhëtarësh “Reno” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.S. (56) nga Tetova, ka goditur një këmbësor 11-vjeçar nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Tetovë.
DPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër A.K. (42) nga Kavadari dhe G.S. (27) nga fsh. Vojshanc, rrethina e Negotinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" dhe "mundësimi i përdorimit të drogave narkotike". I denoncuari i parë, më 28.03.2025, i ka shitur amfetaminë të denoncuarit të dytë, i cili nga ana tjetër, fillimisht në automjet, dhe më pas në vendin e quajtur "12 Shokët" në fsh. Vatashë, rrethina e Kavadarit, u mundësoi dy personave të tjerë për ta përdorur. a Më 29.03.2025, nëpunës policorë realizuam bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të të denoncuarit të parë, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë dhe një tabletë MDMA.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër K.D. (46) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari, si drejtor i një shkolle fillore në fsh. Murtinë, arsimtarëve të sapopranuar si praktikantë u ka caktuar arsimtarë- mentorë të cilët nuk kanë pasur statusin e mentorit. Në këtë mënyrë, në vitin 2024, ai u ka mundësuar realizimin e dobisë pasurore të përfituar në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej afërsisht 83.500 denarësh.
Më 24.03.2026, në orën 13:30, në rr. “Von Vardarska” në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë privuar nga liria B.S. (45) nga fsh. Prelubishtë për vuajtje të dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 24.03.2026, në orën 12:00, në fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë privuar nga liria I.N. (30) nga fsh. Bogovinë për vuajtje të dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 24.03.2026, në orën 15:40, në SPB Shkup u njoftua se në zonës e Karposhit, nga ballkoni i një ndërtese ka rënë K.A.E. (19) nga Republika e Turqisë. Ai, me lëndime të rënda trupore, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekipi hetimor i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.03.2026, në ora 14:50, në SPB Shkup u njoftua se në një magazinë brenda rrethit të një fabrike në rajonin e Kisella Vodës, personit D.D. (40) nga Shkupi, gjersa ka qenë në vendin e punës, është ndier keq dhe ka ndërruar jetë. Mjeku i Ndihës Urgjente ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Më 25.03.2026, në orën 04:00, në SPB Shkup, V.E. (70) nga Shkupi ka denoncuar se më 24.03.2026 rreth orës 18:00, në rajonin e Gazi Babës, në shtëpinë e fqinjit të tij V.D. (39), pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, i njëjti e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast denoncuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.03.2026, në ora 20:00, në SPB Shkup, F.I. (41) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit ka denoncuar se në fsh. Batincë, djali i tij 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.