SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër Z.B. (33) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" dhe "mundësimi i përdorimit të drogave narkotike". Më 28.01.2025 në Manastir, i denoncuari ka siguruar marihuanë dhe metamfetaminë, kështu që në automjetin e babait të tij, i ka mundësuar një 37-vjeçari nga Manastiri të përdorë drogën.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër L.K. (58) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese". Më 05.10.2025 në rrugën rajonale Veles - Izvor, në vendin e quajtur "Pashin Most", nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e udhëtarëve "Folksvagen Pasat", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast në automjet ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe municion.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Sveti Nikolla, B.K. (34) - person përgjegjës në personin juridik dhe S.S. (21), të dy nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shërbimi i fëmijës me pije alkoolike" dhe kundër A.P. (37) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "pengimi i drejtësisë". Më 12.04.2025, në periudhën nga ora 20:00 deri në 23:00 në një objekt hotelierik në Sveti Nikollë, i denoncuari i dytë, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka mundësuar dhe lejuar që t'u shërbehet alkool fëmijëve, ndërsa i denoncuari i tretë, S.S., i punësuar si kamerier, u ka shërbyer alkool tre të miturve. Ndërsa, i denoncuari i katërt, më 13.04.2025, i ka fshirë incizimet e video-mbikëqyrjes në objektin hotelierik.
Më 23.03.2026 në Shkup, në një park në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (44) dhe A.P. (36), të dy nga Shkupi, për shkak se pranë tyre është gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.F. (59), M.R. (48), D.F. (45) dhe J.F. (41), të gjithë nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese" dhe "nxitje". Më 03.02.2026 në një rrugë pranë Manastirit dhe në Manastir, të denoncuarit kanë organizuar një tubim të paparalajmëruar, ku me një grup më të madh qytetarësh kanë bllkouar qarkullimin dhe kanë bërë kërcënime ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po atë ditë, në shtëpinë e të denoncuarit të katërt në Manastir, i denoncuari i tretë ka bërë ofendime ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, me ç'rast i denoncuari i katërt e ka regjistruar me telefon celular.
Më 23.03.2026 në orën 18:15, në DPB Gostivar u njoftua se në rr. ,,Banjeshnicë'' në Gostivar ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh ,,Folksvagen Golf'' me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.F. (56) nga Gostivari dhe një motoçiklete ,,Kroser'', e drejtuar nga A.F. (19) nga Gostivari. Si pasojë e aksidentit, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i DPB Gostivar.
Më 23.03.2026 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në hyrje të fshatit Rogaçevë, komuna e Jegunovcës, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.A. (20) nga fshati Jazhincë, komuna e Jegunovcës, doli nga rruga. Në aksident, bashkudhëtari D.Z. (20) nga fsh. Jazhincë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Tetovë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dibër ngriti kallëzim penal ndaj U.B. (58) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 10 mars 2026 në Dibër, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një të mitur nga Dibra, duke përdorur një send të fortë.
Më 23.03.2026 në orën 21:00 në fsh. Çegran, r i Gostivarit, nëpunësit policorë nga DPB Gostivar e privuan nga liria E.Sh. (31) nga fshati i njëjtë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "sekuestrimi i paligjshëm i automjetit të udhëtarëve" sipas nenit 242 të Kodit Penal. me këtë rast, në oborrin e tij ishte gjetur një automjet udhëtarësh "Opel Korsa" me targa të Gostivarit, i cili ishte paraqitur si i sekuestruar më 16.03.2026. Automjeti iu kthye pronarit, ndërsa E.Sh. u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 23.03.2026 në orën 16:15 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria A.M. (23) dhe B.Z. (30), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë marrë sende të ndryshme nga një hapësirë ndihmëse dhe një automjet të një banori 51-vjeçar të Velesit. Një pjesë e sendeve të sekuestruara është gjetur dhe do t'i kthehet pronarit. Ata janë shoqëruar në stacion policor, ishte njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të përpilohet kallëzim përkatës.
Më 23.03.2026 në orën 22:00 në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë i privuan nga liria G.A. (45) nga fshati, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të një gruaje 36-vjeçare se atë dhe vajzën e saj të mitur, i kishte ndjekur, ngacmuar, kërcënuar, u kishte bërë kërcënime dhe u kishte kërkuar para. Ai po mbahet në stacion policor për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Më 23.03.2026 në orën 17:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.D. (34) nga Kumanova sepse në bul. ,,Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase'' ka tentuar të merrte pjesë nga një automjet udhëtarësh të parkuar. Ai u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 23.03.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga Tetova, S.A. (40) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës dhe N.M. (62) nga Gostivari sepse organizuan përleshje me qen në zonën e Kumanovës. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 23.03.2026, në orën 23:00, SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" ka marrë njoftim se tek ata është sjellë F.L. (23) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, me lëndime të shkaktuara nga një send i mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.