Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (68) dhe Sh.A. (31), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 14.10.2025, nëpunës policorë nga Seksoni për Trafikimin e Paligjshëm të Drogës dhe të Armëve në SPB Strumicë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, me ç'rast kishin gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën e kishte siguruar më parë nga i denoncuari i parë, ndërsa shitja ishte dakorduar paraprakisht me të denoncuarin e dytë.

 

SPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër E.I. (36) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 09.03.2026, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj ish-bashkëshortes së tij 35-vjeçare.

 

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër R.P. (38) nga Vasileva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar” dhe “sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave të sigurisë”. Më 12.12.2025, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim i kishin dhënë sinjal  ndalimi automjetit “Audi A6” të cilin e ka drejtuar i denoncuari, por ai nuk ishte ndalur me automjetin. Pas masave të marra, në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumanovë, në afërsi të fsh. Stracin, rajoni i Kratovës, nëpunësit policorë e ndaluan të denoncuarin, me ç'rast ai ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, me ç’rast i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.B.I. (31) nga Tetova për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie”. E denoncuara, si e punësuar në filialin e një banke në Tetovë, më datë 03.11.2025, në ambientet e zyrës së bankës, ka marrë 39,000 euro nga një burrë 59-vjeçar nga Tetova, i cili ka dashur t'i depozitonte ato në llogarinë e tij bankare, por e denoncuara në vend se t'i paguante në afat prej tre ditësh siç kishte thënë në llogarinë e viktimës, ajo i ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Më datë 18.11.2025, i dëmtuari sërish ka shkuar në bankë dhe pas takimit me personin e autorizuar të filialit, një pjesë e parave iu kthyen po atë ditë. Ndërsa, për pjesën tjetër të parave, një person i autorizuar e ka referuar atë te drejtuesi i personit juridik, i cili gjithashtu i ka kthyer një pjesë të parave, por nuk ia ka kthyer të gjithë shumën prej 39,000 eurosh.



Më 22.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (27), B.A. (43), të dy nga Shkupi, si dhe B.S. dhe një 15-vjeçar, të dy nga fsh. Studeniçan, rrethina e  Shkupit dhe N.S. (31) nga Kumanova, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe një tabletë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 22.03.2026 rreth orës 17:00, në SPB Kumanovë u njoftua se në rrugën lokale fsh. Kleçovc - fsh. Shupli Kamen, në vendin e quajtur "Kanton", një automjet udhëtarësh "Daevu Tiko" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.D. (64) nga Kumanova, kishte dalë nga rruga. Me këtë rast, nga mjeku  i Ndihmës Urgjente Mjekësore shoferit M.D. i është konstatuar vdekja, ndërsa bashkudhëtares L.D. (57) i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Sipas deklaratës së bashkudhëtares, M.D. ishte ndier keq dhe kishte humbur ndjenjat para se të ndodhte aksidenti. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Kumanovë.

 

Më 22.03.2026 në orën 22:00, SPB Shkup u njoftua se në orën 13:30 në rr. "Metodia Andonov - Çento" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.R. (56) nga Shkupi, dhe një automjeti udhëtarësh "BMV" me targa të Kumanovës, pas çka shoferi i automjetit "BMV" është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit,  shoferi Z.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (30) dhe M.P.B. (30), të dy nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" dhe "mundësimi i përdorimit të drogave narkotike". Në rr. "JNA" në Strugë, nëpunës polciorë kishin ushtruar kontroll në një automjet "Opel" me targa të Strugës, të drejtuar nga B.T., ndërsa bashkudhëtar ka qenë M.P.B., me ç'rast kanë vërejtur se M.P.D. kishte hedhur një pako me marihuanë, e cila ishte gjetur dhe konfiskuar.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër F.M. (35) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 06.03.2026 në Parkun e Poezisë në Strugë, e denoncuara kishte sulmuar fizikisht një vajzë 15-vjeçare nga Struga.

 

Më 23.03.2026 në orën 02:30 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria S.M. (36) nga Kavadari. Paraprakisht u denoncua se në shtëpi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte tentuar të lëndohej me një send të mprehtë, ndërsa pas mbërritjes së nëpunësve policorë, ai i ka kërcënuar ata dhe i ka shkaktuar vetes lëndime. Me këtë rast, nëpunësit policorë kanë shtënë dy plumba paralajmërues në ajër. U njoftua prokurori publik, ndërsa S.M. u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 22.03.2026 në orën 16:15 në SPB Kumanovë, T.R. (50) nga Kumanova, trajner i një klubi futbolli nga Kumanova, denoncoi se në stadiumin në Kumanovë, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit, ishte sulmuar fizikisht nga S.T. (37) dhe nga djali i tij i mitur, i cili është lojtar në klubin e futbollit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.03.2026 në orën 20:45 në rr. "Kryengritja e Tikveshit" në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria R.V. (27) nga fsh. Vatashë, rrethina e Kavadarit, për shkak se me sende të forta kishte dëmtuar tabelën zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe dritaret e lokaleve zyrtare të fondit. Ai është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 22.03.2026 rreth orës 11:30, në SPB Shkup u njoftua se J.B. (50) nga Shkupi kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në dyqan të një qendre tregtare në zonën e Qendrës së Shkupit, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Po punohet në zbardhjen e rastit.

 

Më 22.03.2026 në orën 17:55, në SPB Shkup u njoftua se në një objekt tregtar në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, Zh.T. (50) ka sulmuar fizikisht S.V. (51), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

 

Më 22.03.2026, në orën 20:30 në SPB Shkup, M.P. (43) nga Shkupi, me banim në Qendrën për Persona të Pastrehë në fsh. Çiçino Selo, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 18:00 në dhomën e tij ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur, i cili gjithashtu banonte atje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.03.2026 në orën 20:35 në SPB Shkup, S.T. (32), me qëndrim në fsh. Pretor, rrethina e Resnjës, ka denoncuar se rreth orës 20:30 në një hapësirë parkingu në komunën e Aerodromit në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme në një bastore sportive, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, njërin prej të cilëve e ka njohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.03.2026, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 02:20 në fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, ishte djegur një automjet udhëtarësh "Audi A6" me targa të Shkupit, në pronësi të S.A. (64) nga fsh. Saraj, i cili ishte parkuar në oborrin e tij. Zjarrin e ka shuar pronari me djalin e tij B.A., ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu