Më 21/22.03.2026 në orën 20:40 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.A. (28), A.M. (18), B.N. (41), A.T. (23), M.V. (18) nga Shkupi, F.S. (53) nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit dhe M.A. (21) nga fsh. Shutovë, rrethina e Kërçovës, ngase u është gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Më 21.03.2026 rreth orës 15:20 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Fronti Popullor” dhe rr. “Jurij Gagarin” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor në të cilin kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.B. (20) nga fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit dhe një biçikletë e drejtuar nga E.Sh. (27) nga Gjevgjelia. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar 27-vjeçarja E.Sh., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup.
Më 22.03.2026, në orën 02:28, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, është djegur një automjet udhëtarësh “Golf 6”, në pronësi të F.E.S.. Zjarri është shuar me ndihmën e fqinjëve, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026, në orën 21:55, në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria G.G. (34) nga fsh. Çegran, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të një personi mashkull nga një fshat i Tetovës se G.G. e kishte shantazhuar dhe i kishte kërkuar 5000 euro, të cilat supozohet se ia ka pasur borxh. Sipas denoncimit, G.G. i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit dhe e kishte shantazhuar se do të publikonte një incizim nga biseda mes tyre. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në SPB Shtip u njoftua se rreth orës 10:40 në fsh. Zërnovc, në vendin e quajtur “Gjoshevski Orev”, pranë lumit Zërnovska, është gjetur një kufomë njeriu në fazë dekompozimi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026 në orën 14:35 në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se në shtëpinë familjare në rajonin e Qendrës në Shkup është gjetur i vdekur D.V. (64). Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Më 22.03.2026, në orën 00:24, në SPB Shkup, K.Xh. (54) nga Shkupi denoncoi se më 21.03.2026 rreth orës 21:20 në një stacion autobusi në rajonin e Qendrës në Shkup, një person i ka marrë celularin vajzës së tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026, në SPB Shkup, T.M. (44) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 18:00 në rajonin e Gazi Babës në Shkup është sulmuar fizikisht nga I.„P“, i cili më pas e ka goditur edhe me kondak të pistoletës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.03.2026, në orën 03:30, në SPB Shkup, S.T. (27) nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në orën 00:10 në një objekt hotelierik në rajonin e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.03.2026 në orën 03:50 në SPB Shkup, T.A. (28) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në orën 00:10 në një objekt hotelierik në rajonin e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026, në orën 15:20, në SPB Shkup u denoncua se në oborrin e një shtëpie familjare në Shkup është gjetur pa shenja jete D.V. (84) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
Më 21.03.2026 në orën 23:50 në rajonin e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.M. (42) nga Shkupi, sepse kishte sulmuar një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 22.03.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup, M.J. (36) nga Shkupi denoncoi se më 21.03.2026 rreth orës 23:45 në rajonin e Çairit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga E.P.. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 22.03.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup, N.B. (57) nga fsh. Vizbeg, rrethi i Shkupit, denoncoi se më 21.03.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare, disa persona që i kishte fqinjë e kanë thyer derën hyrëse dhe e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa njëri prej tyre e ka goditur në kokë me pistoletë. Ndërkohë, njëri nga personat e ka shtyrë edhe djalin e mitur të denoncuesit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026 në orën 21:30 nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria Gj.B. (73) nga Shtipi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të një gruaje 39-vjeçare nga rajoni i Shtipit, se rreth orës 15:10 në një market, fëmija i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga G.B.. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 21.03.2026 në orën 08:45 në NJPB Koçan është denoncuar se është hyrë me forcë në një objekt tregtar në Koçan, pronë e P.S. (47) nga fsh. Orizarë, rajoni i Koçanit, me ç’rast janë marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.