Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 20/21.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.V.(21), H.D.(26), H.M.(33) nga Shkupi dhe M.T.(32) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, sepse te ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 20.03.2026 në orën 18:30 në NJPB Radovish u njoftua se në rrugën rajonale Radovish–Konçe, në hyrje të fshatit Konçe, automjeti i udhëtarëve “Tojota” me targa të Radovishit, i drejtuar nga A.A.(42) nga Radovishi, ka goditur një fëmijë tetëvjeçar nga fsh. Konçe, komuna e Konçes. Në aksident fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i NJPB Radovish.

Më 20.03.2026 në orën 18:40 në Pikën Kufitare Jazhincë, nëpunës policorë e privuan nga liria S.A.(48) nga fsh. Radushë. Gjatë kryerjes së kontrolleve kufitare është konstatuar se automjeti motorik i udhëtarëve “Tiguan” që e drejtonte, kërkohej nga Interpoli-Gjermani. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal ndaj O.B.(40) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 28.12.2025 në një kazino në Prilep, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një person të sigurimit të kazinosë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Më 20.03.2026 në orën 11:26 në aeroportin “Shën Apostol Pavle” Ohër, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria L.A.(66) nga fsh. Zagorçan, rrethina e Strugës, sepse gjatë daljes nga shteti, në një torbë dore në pronësi të L.A., ishin gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 20.03.2026 në orën 16:00, në afërsi të fsh. Svetë, rajoni i Demir Hisarit, nga nëpunës policorë të NJPB Krushevë është gjetur dhe sekuestruar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Manastirit, i ngarkuar me dru për ngrohje, të prerë në mënyrë të paligjshme dhe një sharrë motorike, në pronësi të G.V.(51) nga fsh. Svetë. Po ashtu, nëpunës policorë nga NJPB Krushevë më 19.03.2026 në orën 15:00, në afërsi të rrugës “Niko Doaga” në Krushevë, gjetën 4,20 m3 dru për ngrohje ahu të pavulosur, ndërsa aty menjëherë, në oborr, janë gjetur edhe 2,80 m3 dru për ngrohje ahu të pavulosur. Masa drusore i është dorëzuar policisë pyjore dhe pas dokumentimit të ngjarjeve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Më 20.03.2026 në orën 16:40 në NJPB Prilep u njoftua se ka shpërthyer zjarr në rr. “Debarcë” në Prilep, ku janë përfshirë një shtëpi dhe një objekt ndihmës, në pronësi të D.R. nga Prilepi. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Prilep, ndërsa zjarrfikësi Z.G.(53) nga fsh. Krusheanë, rajoni i Prilepit, është lënduar nga goditja elektrike dhe është dërguar në Spitalin e Qytetit në Prilep për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Prilep.

Më 20.03.2026 në orën 10:00, në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria P.K.(48) nga Negotina. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Kavadar, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 92 copë municion, pa dokumentacion përkatës. Po ashtu, me urdhër të Gjykatës Themelore Kavadar, është realizuar bastisje në një shtëpi pushimi në vendin e quajtur “Doshnicë”, rajoni i Demir Kapisë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 23 fishekë gjuetie, pa dokumentacion përkatës. P.K. është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 20.03.2026 në orën 09:49 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup u njoftua se tek ata me lëndime – djegie është sjellë Z.A.(60) nga Negotina, i punësuar në “Hekurudhat e Maqedonisë”. Sipas raportimit, Z.A. lëndimet i ka marrë nga goditja elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës në Shkup. Këqyrje në vendngjarje kanë kryer nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

Më 20.03.2026 në orën 08:00 në SPB Shkup, B.M.(67) nga Radishani, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 07:30 në Shkup, derisa kryente detyra pune në një dyqan, është sulmuar fizikisht nga T.S.(35) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër T.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 21.03.2026 në orën 09:30 në SPB Shkup, E.A.S.(52) nga Shkupi ka denoncuar se më 10.02.2026 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me dy fëmijë të mitur, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Më 21.03.2026 në orën 01:20, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë ndaluan S.P. (24) nga fsh. Mustafinë, rajoni i Sveti Nikollës, S.E. (24) nga fshati Erxheli, rajoni i Sveti Nikollës dhe N.P. (22) nga Shkupi, për shkak se në një objekt hotelierik në Sveti Nikollë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre.

 

Accessibility Menu