Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 19.03.2026 në Shkup, në zonën e Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.D. (28) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 19.03.2026 në SPB Shkup u njoftua se në orën 12:50 në rrugën „Bllagoja Stefkovski“, në dalje të një pike furnizimi me karburant, një automjet pasagjerësh ka goditur një biçikletë të drejtuar nga B.A. (20) nga Shkupi. Sipas njoftimit, pas aksidentit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar ndihmë çiklistit B.A., ndërsa pasi të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes, B.A. ka ndjerë dhimbje dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naum Ohri“, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 19.03.2026 në orën 22:10 në SPB Shkup u njoftua se në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh „Audi A6“ me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, i cili është përdorur si automjet taksi. Zjarri e ka shuar një ekip i Brigadës Zjarrfikëse Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes.

Më 19.03.2026 rreth orës 17:50 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Lubanc, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi ku nuk banon askush. Zjarri e ka shuar një ekip i Brigadës Zjarrfikëse, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes.

Më 19.03.2026 në orën 21:00 në Stacionin Policor Prilep u njoftua se në hapësirën e parkimit para një magazine të një personi juridik në rrugën „Stevan Apostolloski“ në Prilep ka shpërthyer zjarr, në të cilin janë djegur katër motoçikleta në pronësi të personit juridik. Zjarrin e ka shuar një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Prilep, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrje e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i NJPB Prilep.

Më 19.03.2026 në ora 16:20 në NJPB Gostivar, A.N. (43) nga fsh. Vrutok, rajoni i Gostivarit, ka denoncuar se në orët e mbrëmjes së datës 17.03.2026 nga kasa metalike për donacione të xhamisë në fsh. Mirditë, rajoni i Gostivarit, ishin marrë dhunshëm para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 19.03.2026 në orën 16:00 në Tetovë, në rrugën „Strasho Pinxhur“, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria L.I. (27) nga R. Mali i Zi, pas një denoncimi paraprak të A.H. (31) nga Tetova, se nga dyqani i tij për stoli ari në Tetovë, një person femër, e cila kërkonte lëmoshë, kishte marrë sende prej ari. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër V.N. (21) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 12.03.2026 në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep kanë ushtruar kontroll në një automjeti pasagjerësh „BMV“, të cilin e drejtonte V.N., me ç’rast në automjet është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.A. (29) nga fsh. Poroj, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Më 12.12.2025 në Tetovë, i denoncuari nuk është ndalur në sinjalin e dhënë për ndalim, por me automjetin „Audi Q7“, të cilin e drejtonte, e ka rritur shpejtësinë dhe me automjetin ka goditur dhe ka lënduar një nëpunës policor.

Më 19.03.2026 në orën 15:45 në fsh. Tërkanjë, rajoni i Koçanit, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria një 16-vjeçar nga fshati. Ai dyshohet se më 13.03.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për një vajzë, me pistoletë i është kërcënuar një të mituri tjetër nga fsh. Orizarë, rajoni i Koçanit. Në prani të prindit, avokatit dhe punëtorit social është zhvilluar bisedë zyrtare me të miturin dhe janë sekuestruar një pistoletë „Ekol“ e kalibrit 9 mm dhe një karikator me një fishek. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 20.03.2026 në orën 08:45, në Stacionin Policor Çair, nëpunës policorë e ndaluan T.S. (36) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se rreth orës 08:00 në një objekt tregtar në Radishan e kishte sulmuar fizikisht punonjësin B.M. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Më 18.03.2026, në orën 15:13, në SPB Shkup, A.K. (44) nga Shkupi denoncoi se në një shkollë të mesme ku mëson në zonën e Aerodromit në Shkup, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë, disa prej të cilëve i ka njohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu