Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër T.B. (43) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.03.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe një peshore digjitale.

 

SPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër D.K. (40) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 03.03.2026 në fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht A.S., me ç'rast kishte përdorur një send të fortë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër M.V. (33) nga një fshat i Sveti Nikollës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 22.02.2026 në fshat, i denoncuari disa herë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër I.M. (49) nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm". Më 28.01.2026 në zonën e fsh. Lluke, komuna e Kriva Pallankës, i denoncuari i ka vënë flakën një objekti ndihmës - një hambari në të cilin ka pasur pesë ton sanë, vegla dhe pajisje bujqësore, në pronësi të katër personave.

 

Më 18.03.2026 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.T. (42) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 18.03.2026, në orën 06:50, në SPB Prilep u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Pere Toshev" dhe rr. "Dimçe Antuleski" në Prilep, ka ndodhur  aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.K. (22) dhe një trotineti elektrik, i drejtuar nga M.D. (41), të dy nga Prilepi. Në këtë aksident, M.D. ka marrë lëndime të rënda trupore , të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip hetimor nga SPB Prilep.

 

Më 18.03.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup unjoftua se në shtegun e biçikletave pranë vendndalimit të autobusëve në rr. "11 Tetori" në Shkup, një treotinet elektrik, i drejtuar nga një person femër, e ka goditur 59-vjeçarin A.K. nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.K., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski" në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.03.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Pekljanë" dhe rr. "Anton Keckarov" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.B. (60) nga Shkupi dhe një mopedi i drejtuar nga L.M. (55) nga fsh. Novo Sellë, Shkup. Në këtë aksident, L.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i i SPB Shkup.

 

Më 18.03.2026, në orën 17:25, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën rajonale Kërçovë-Osllomej ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Kërçova dhe një automjeti udhëtarësh "Pezho" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.Xh. (55) nga fsh. Cërvevc, rrethina e Kërçovës. Pas aksidentit, të dy shoferët u dërguan në spitalin e Kërçovës, ku A.D. iu konstatuan lëndime të rënda trupore, ndërsa F.F. iu konstatuan lëndime trupore. Gjatë marrjes së masave dhe kryerjes së alkotestit, është konstatuar se A.Xh. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.71 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, ai u privua nga liria, ndërsa automjeti iu konfiskua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër D.A. (28) nga komuna e Çeshinovës-Obleshevës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 21.12.2025, në oborrin e Kishës Ungjillore në fsh. Çiflik, i denoncuari fizikisht dhe me një send të mprehtë e ka sulmuar V.N. dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër Z.S. (59) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës". Më 22.02.2026, në shtëpinë e tij, i denoncuari ka tentuar që ta sulmojë gruan e tij me një send të mprehtë.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër një 17-vjeçari nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.08.2025, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të miturit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai më parë si bashkudhëtar në moped ka tentuar t'u ikte nëpunësve policorë, të cilët kishin dhënë sinjalin e ndalimit të mopedit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti  kallëzim penal kundër M.J. (39) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kontrabandë". Më 11.03.2026, në Pikën e Kalimit Kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, gjatë kontrollit të bagazhit të tij në autobusin me të cilin udhëtonte, u gjetën dhe sekuestruan një sasi e madhe mallrash tekstili dhe disa pako cigaresh pa dokumentacion, me një vlerë totale prej 300.708 denarë.

 

Më 18.03.2026 në orën 18:59, në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës u njoftua se S.M. (63) nga Shkupi është sjellë tek ata me lëndime të rënda për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, ai ishte angazhuar përmes personit juridik nga Shkupi dhe lëndimet i kishte marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës për riparimin e një automjeti transportues të Ndërmarrjes Publike "Pastërti dhe Gjelbërim" në Kumanovë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë në prani të inspektorit të punës.

 

Më 19.03.2026 në orën 02:20 në SPB Shkup, M.I. (42) nga Kumanova denoncoi se më 18.03.2026 rreth orës 23:35 përderisa ishte në vendin e punës si infermiere në Klinikën e Kardiologjisë në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", P.B. (49) nga Shkupi, e cila shoqërohej nga një person femër që kishte ardhur për kontroll, ka bërë kërcënime ndaj saj dhe një punonjëseje tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.03.2026 në orën 22:50 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu-Idrizovë është denoncuar se në repartin e ambulancës të institucionit janë gjetur dhe sekuestruar katër pako me substancë pluhurore të bardhë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.03.2026 në orën 12:55 në SPB Shkup, N.H. (39) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 11:00 në vendin e saj të punës në një objekt hotelierik në zonën e Bit Pazarit, pas një keqkuptimi të mëparshëm, ishte sulmuar fizikisht nga J.A.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 18.03.2026, në orën 09:45, në SPB Shkup, S.D. (58) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Çairit, ndërsa ka drejtuar një autobus NQP, ishte sulmuar fizikisht nga P.V. (43) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 18.03.2026 në orën 12:50, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis Sh.M. (52) dhe M.M. (61), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet  të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 18.03.2026 në orën 19:42, në SPB Shkup, N.G. (26) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 19:40 e ka gjetur pa ndjenja shoku i tij M.S. (24) nga Shkupi. Sipas denoncimit, shoku i tij ka ardhur tek ai rreth orës 10:00 dhe shpejt ai ka rënë në flerë, dhe pasi është zgjuar, e ka gjetur M.S. pa ndjenja. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Është kryer këqyrje në vendngjarje, ndërsa me udhëzimet e prokurori publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Accessibility Menu