Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër F.E. (23) nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.09.2025 në Veles, nëpunës policorë kishin ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve "Audi", në të cilin kishin gjetur dy persona nga Velesi, me ç'rast tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë, të cilat më parë i kishin siguruar nga të denoncuarit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.Sh. (27) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "përndjekje". I denoncuari me një automjet udhëtarësh u është afruar vajzës 21-vjeçare nga Tetova dhe nënës së saj dhe i ka incizuar me telefon celular, ndërkaq vajzës i është lajmëruar nga numra të ndryshëm.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.T. (26) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 06.02.2026 në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht H.M. (38), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Më 17.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.P. (31) dhe P.S. (18), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 17.03.2026 në orën 22:30, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Strugës, i drejtuar nga H.K. (25) nga fsh. Moroishtë, rrethina e Strugës dhe një automjeti udhëtarësh "Ford" me targa të Strugës, i drejtuar nga 40-vjeçari S.Sh. nga fsh. Misleshevë, rrethina e Strugës. Si pasojë e aksidentit, S.Sh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i saj 41-vjeçar D.S. nga fshati i njëjtë ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special "Shën Erazmo" në Ohër. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik. Këqyrjen e vendit e ka bërë një ekip hetimor i SPB Ohër.

 

Më 17.03.2026 në orën 12:26, ​​në SPB Shtip u njoftua se në rr. "Fronti i Sremit" në Shtip, një automjet udhëtarësh "Shkoda Oktavia" me targa të Shtipit, i drejtuar nga J.M. (63) nga Shtipi ka goditur këmbësoren M.S. (62) nga Shtipi. Si pasojë e aksidentit, M.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip hetimor i SPB Shtip.

 

Më 17.03.2026, në orën 16:05, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria S.B. (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimeve kufitare, u konstatua se figuronte me masën "Ndalo dhe lajmëro" me kërkesë të Departamenteve për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 378 të Kodit Penal. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi u ndalua në Stacionin Policor Kisella Vodë për veprime të mëtejshme.

 

Më 17.03.2026 në orën 13:18 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Sh. Naum Ohridski" u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore K.P. (33) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ai i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në fsh. Kadinë, komuna e Ilindenit. Është njoftuar Inspektorati Shtetëror i Punës dhe punohet për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.S. (48) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". I denoncuari e ka mashtruar një person për një shumë prej 14,460 frangash zvicerane. Në vitin 2025, ai ishte marrë vesh me personin që të përpunojë materiale hekuri për shumën prej 20,450 frangash zvicerane dhe përmes një firme private për spedicion materialet e përpunuara duhej t'i dërgoheshin atij në Zvicër. Pasi personi e ka përpunuar porosinë, ka përgatitur faturën, pas çka M.S. ka paguar vetëm 5,999 franga zvicerane në llogarinë bankare, ndërsa pjesën tjetër prej 14,460 frangash zvicerane nuk e kishte paguar. Për borxhin e mbetur, i dëmtuari ka tentuar disa herë të hyjë në kontakt me të denoncuarin, por ai nuk ka qenë i arritshëm.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër R.B. (44) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i shenjës së ndihmës dhe rrezikut". Më 05.03.2026, i denoncuari - i punësuar në KME Osllomej, eprorit të tij në mënyrë të rreme, nëpërmjet një porosie në celular, i ka denoncuar se ka vendosur një mjet shpërthyes në zonën e KME Osllomej, pas çka është larguar nga zona e KME Osllomej.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.V. (54) nga fsh. Bozovcë, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror". Në një lokal afarist në Tetovë, ku është regjistruar matësi elektrik, i denoncuari ka bërë manipulimin e dy nga tre fazave, me çka ishte pamundësuar matja e saktë e energjisë elektrike të konsumuar nga lokali afarist. Në këtë mënyrë, EVN Maqedoni është dëmtuar për shumën prej 1.080.830 denarësh.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.S. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 22.03.2025 në fsh. Llojan, komuna e Likovës, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 17.03.2026 në orën 21:55 në fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria Z.M. (65) nga fsh. Bogovinë për shkak të dyshimit se më 14.03.2026 ka kryer vjedhje në një xhami në fshatin Vrapçishtë, rrethina e Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 17.03.2026 në orën 17:15 në Pikën e Kalimit Kufitar Jazhincë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria A.T. (41) nga fsh. Sedlarcë e Epërme, komuna e Bogovinës. Gjatë verifikimeve kufitare dhe kontrollit të pasaportave, ishte konstatuar se automjeti i udhëtarëve "Shkoda Oktavia", të cilin e drejtonte, kërkohej nga Interpoli i Austrisë. Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 17.03.2026 në orën 22:10 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (49) nga rrethina e Shkupit, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 47-vjeçare se më 15.03.2026 në shtëpinë familjare e ka sulmuar vajzën e tyre të mitur me një send të fortë, dhe kur kishte tentuar që ta mbrojë, e ka sulmuar fizikisht edhe atë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.03.2026 në orën 16:00 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.A. (41) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se rreth orës 09:00 në Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale-Shkup, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve dhe kishte bërë kërcënime ndaj gruas së tij 33-vjeçare, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi, e cila nuk ka qenë e pranishme në atë kohë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 18.03.2026 në orën 00:00 në SPB Shkup, një grua 60-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se më 17.03.2026, rreth orës 19:30, në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.K.. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 17.03.2026, në orën 19:50, në një fshat afër Kërçovës, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria K.Sh. (50) nga fshati, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se, në shtëpinë në fshat e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 44-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.Sh. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 14.03.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, amfetaminë, metilen dioksimetamfetaminë dhe një peshore digjitale.

Accessibility Menu