Më datë 16.03.2026, në orën 21:20, në SPB Tetovë është paraqitur vetë A.A. (47) nga Tetova dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Në të vërtetë, duke vepruar në lidhje me ngjarjen e datës 14.03. në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe ishte transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, nëpunës policorë kishin mësuar, përkatësisht ishte konstatuar se vajza ishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga i ati i saj A.A.. Me urdhër të prokurorit publik A.A. është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.D. (26) dhe A.T. (29), të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 31.10.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte siguruar më parë me të denoncuarin e parë dhe e kishin ripaketuar për shitje.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër T.D. (54) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikim dokumenti". Gjatë kontrollit të rregullt, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa kombëtare sllovene, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast ishte konstatuar se targat e regjistrimit ishin dhënë në Republikën e Sllovenisë për një automjet tjetër udhëtarësh.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (46) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 11.03.2026 në rrugën "Ilindenska" në Tetovë, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës, në të cilën ka marrë pjesë së bashku me B.Xh., i denoncuari e ka sulmuar fizikisht B.Xh..
Më 16.03.2026 rreth orës 13:40, në NJPB Vinicë u njoftua se në rrugën Koçan - Vinicë, në zonën e Vinicës, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Turan" me targa të Shtipit, i drejtuar nga J.T. (59) nga Shtipi dhe një automjeti udhëtarësh "Mazda" me targa të Shtipit, i drejtuar nga Z.P. (65) nga fsh. Istibanjë, rrethina e Vinicës. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë 65-vjeçari Z.P., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore, ka konstatuar vdekjen. Bazuar në urdhrin e prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit "Mazda", Zh.P. (58) nga fsh. Istibanjë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar J.T. dhe bashkudhëtari i tij G.D. (65) nga Shtipi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor I NJPB Vinicë.
Më 17.03.2026 në orën 03:50, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës ishte djegur një automjet udhëtarësh ,,Range Rover’’ me targa të Shkupit, prone e F.O. (37). Sipas njoftimit, pronarët e kamerave të sigurisë kanë vënë re një person të maskuar i cili ka derdhur lëng mbi automjet, pas çka është ndezur menjëherë automjeti. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.03.2026 rreth orës 16:30 në fsh. Stenjë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Stenjë I kanë gjetur B.I. (26), H.M. (22), F.A. (23) dhe K.M. (22), të gjithë nga Sudani. Pas marrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është vërtetuar se ata e kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror Shqipëri-Maqedoni, pas çka janë dërguar në stacion policor për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.T. (50) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm". Ajo, në cilësinë e investitores, në një parcelë kadastrale në fsh. Tërpejcë të Ohrit, pa leje përfundimtare për ndërtim të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit, ka ndërtuar shtëpi individuale familjare. Bazuar në gjendjen e konstatuar, është miratuar vendimi për largimin e ndërtimit.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.Z. (61) nga Krusheva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "gjueti e paligjshme". Në një terren gjuetie në zonën e fshatit Staroec të Kërçovës, i denoncuari ka gjuajtur dhe ka shtënë me armë zjarri personale - karabinë gjuetie ,,Mauser’’ 7.9 mm, pa poseduar leje ditore nga koncesionari.
Më 16.03.2026 në orën 18:00 në Njësinë Policore Dojran i Ri, B.A. (53) nga fshati Sretenovë, komuna e Dojranit, denoncoi se në afërsi të oborrit të tij ka gjetur granatë . Më 17.03.2026 granata ngritur nga pirotekniku i Drejtorisë s Mbrojtjes dhe Shpëtimit, me ç'rast është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie e kalibrit 100 mm, e cila ka prejardhjen nga Lufta e Parë Botërore.
Më 16.03.2026 në orën 22:20 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.J. (47) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 35-vjeçare se i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 16.03.2026 në orën 12:50 në SPB Shkup, D.O. (46) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.03.2026 në orën 17:47 në SPB Shkup është denoncuar se më 15.03.2026 në fsh. Shishevë, rrethina e Shkupit, T.N. (42) nga fsh. Shishevë ishte sulmuar fizikisht nga S.B. (46) nga fshati i njëjtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë përkatës.
Më 17.03.2026 në orën 02:30 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar M.A. (59) nga Shkupi për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 16.03.2026 në orën 17:25 në SPB Shkup, nga Kisha Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit u njoftua se në periudhën nga shkurti 2026 deri në njoftimin e rastit, nga çatia e kishës "Sh. Martiri Gjorgji" në zonën e Çairit në Shkup është marrë teneqe bakri, me ç'rast kryerësit kanë përfituar dobi të kundërligjshme pasurore prej mbi 150.000 denarësh. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.03.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë, një grua 47-vjeçare nga rrethina e Tetovës denoncoi se ishte mashtruar nga S.S. nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, për shumën prej 550 eurosh. Sipas njoftimit, në shkurt të vitit 2026, ajo e ka kontaktuar personin përmes rrjeteve sociale, i cili është prezantuar si përfaqësues i një kompanie mobiljesh dhe ka pranuar të porosisë mobilje. Siç është denoncuar, pasi janë takuar, ia ka dhënë paratë si paradhënie, por shërbimi nuk ishte kryer, ndërsa ai nuk ka qenë i arritshëm në telefon. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 16.03.2026 në orën 15:45 në NJPB Gostivar, nëpunës policorë kanë kryer bisedë zyrtare me I.F. (49) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e "vjedhjes së rëndë". Në të vërtetë, ai dyshohet se nga shtëpia e S.S. ka marrë sende të cilat janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.