Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 15/16.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.D. (19), K.G. (24), D.S. (24) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe R.K. (21) nga Tetova, me qëndrim në Shkup, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.K. (52) nga një fshat i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor". Më 15.02.2026 në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndim.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalsitike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër N.J. (35) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.07.2025 në Kërçovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Me datë 15.03.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë është njoftuar se rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të pakos për të dënuarin E.D., ishin gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Punohet në zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.Z. (28) nga një fshat i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Në shkurt dhe mars të vitit 2026, i denoncuari i ka bërë kërcënime ish-gruas së tij në tre raste nëpërmjet telefonit dhe personalisht, ndërsa në njërën prej rasteve ka tentuar që ta sulmojë fizikisht.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër P.Xh. (27) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. Gjatë shtatorit të vitit 2025, i denoncuari, në cilësinë e personit zyrtar në filialin e një banke në Veles, në tre raste ka bërë pagesa të pabaza në para të gatshme nga llogaria e transaksionit e personit të dëmtuar V.F., në shumë të përgjithshme prej 249.990 denarësh.

 

Më 15.03.2026 në orën 14:00 në Stacionin Policor Strumicë u denoncua se në kryqëzimin e rrugëve "Gjuro Salaj", "Cvetan Dimov" dhe "Atanas Janev" në Strumicë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete me targa të Strumicës, të drejtuar nga një i mitur 16-vjeçar nga Strumica dhe një automjeti udhëtarësh "Folksvagen" me targa të Strumicës, të drejtuar nga S.T. (24) nga fsh. Kuklish, rrethina e Strumicës. Sipasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari 16-vjeçar në motoçikletë ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i Stacioni Policor të Strumicës.

 

Më 15.03.2026, në orën 14:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Bogorodicë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria I.M. (18) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar të Qipros. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa leja ishte konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 15.03.2026 në orën 22:20 në Stacionin Policor të Radovishit, u njoftua se në një rrugë të pakategorizuar në Radovish, T.J. (19) nga Radovishi, duke drejtuar moped pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari 14-vjeçar në moped ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Shtipit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga Stacioni Policor i Radovishit.

 

Më 15.03.2026, në orën 20:15, në SPB Ohër u njoftua se ka ndodhur  aksident rrugor në rrugën magjistrale Podmojë-Ohër midis një automjeti udhëtarësh "alfa" me targa Ohri, të drejtuar nga Z.K. (63) nga fsh.Vellgosht i Ohrit dhe një automjeti udhëtarësh "Audi" me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.D. (35) nga Ohri. Si pasojë e aksidentit, N.K., bashkudhëtare në automjetin "alfa" ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy shoferët dhe N.I. nga Ohri, bashkudhëtar në automjetin "Audi" kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor nga SPB Ohër.

 

Më 15.03.2026, në orën 15:05, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria I.A. (25) nga Shkupi, sepse gjatë kryerjes së kontrollit kufitar dhe verifikimeve kufitare në evidencën operative ishte konstatuar se ka figuruar me masën arresto. Personi u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup.

 

Më 15.03.2026, në orën 14:18, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të fsh. Pallçishtë e Poshtme, ka ndodhur aksident rrugor ndëmjet një automjeti udhëtarësh "BMV" me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.R. (50) nga fsh. Pallçishtë e Epërme, rrethina e Tetovës dhe një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.I. (22) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij nëntëvjeçar nga fsh. Pallçishtë e Poshtme ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 15.03.2026 rreth orës 23:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Republika e Krushevës" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Rekston", në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga V.P. (35) nga fsh. Breznicë e Re, rrethina e Shkupit dhe një automjeti taksi "Tojota Korolla" me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga I.R. (39) nga Shkupi. Nga ky aksident, shoferi V.P. dhe bashkudhëtari i tij A.N. (29) nga Shkupi kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup.

 

Më 15.03.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, S.P. (53) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00 në një park në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.N. (47) nga fsh. Burillçevë, komuna Çeshinovë-Obleshevë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 19.12.2025 në lokalet zyrtare të Shërbimit Urgjent Mjekësor në Koçan, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një mjeke.

 

Më 16.03.2026, në orën 04:30, në SPB Shkup, K.I. (71) nga Prilepi, me banim në Shkup, ka denoncuar se rreth orës 00:05 në një ndërtesë banimi në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga një person, me ç'rast i janë marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.03.2026, në orën 14:30, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar S.B. (49) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të babait të tij 79-vjeçar, se i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër Z.A. (45) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Në shtëpinë familjare, i denoncuari i ka bërë kërcënime motrës së tij dhe ka tentuar që ta sulmojë fizikisht, por ishte ndaluar nga nëna e tij.

 

Më 15.03.2026, në orën 09:00, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 00:05 në zonën e Çairit, pas një aksidenti rrugor që kishte ndodhur më parë, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis B.G. (26), D.G. (22) dhe G.G. (52) nga njëra anë dhe J.D. (34) dhe A.D. dhe V. "P", të gjithë nga Shkupi, me ç'rast ishin përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.03.2026, në orën 01:55, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 00:10 në zonën e Qendrës, një grua 33-vjeçare nga Serbia, në një banesë me qira, ishte sulmuar fizikisht dhe ishte prekur në trup nga pronari i banesës, i cili, gjithashtu e kishte ngacmuar edhe me anë të mesazheve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër E.Ç. (63) nga Turqia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kontrabandë emigrantësh". Më 10.03.2026 në rr. rajonale Gjevgjeli-Bogdanc, në vendin e quajtur "Kravarski pat", nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Folksvagen Tiguan" me targa kombëtare të Shqipërisë, të cilin e drejtonte, me ç'rast në automjet ishin gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti.

 

Më 15.03.2026, në SPB Shkup, F.K.B. (39) nga Shkupi denoncoi se më 14.03.2026 në zonën e Çairit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, të cilin e ka njohur. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 14.03.2026 në orën 14:07, në SPB Shkup u njoftua se në ambientet zyrtare të një stadiumi në zonën e Kisella Vodës, pas përfundimit të  ndeshjes së futbollit midis KF "Kull" dhe KF "Kozhuf", dy referë futbolli ishin sulmuar fizikisht nga R.C. (57) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse sipas Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Padenjë në Ndeshjet Sportive.

 



Accessibility Menu