Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Lindje ngriti kallëzim penal kundër U.O. (46) nga Republika e Turqisë për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”. Më 03.06.2026, në Pikën e Kalimit Kufitar Deve Bair, gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare, i denoncuari ka paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për automjetin transportues me rimorkio që e drejtonte.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër I.S. (36) nga Kriva Pallanka për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 16.05.2026, në Kriva Pallankë, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht T.S. (54) nga Kriva Pallanka, me ç’rast ai ka mbetur pa frymë dhe i ka humbur ndjenjat.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.K. (30) nga Shkupi për shkak bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përgjim”. I denoncuari e ka ndjekur ish-të dashurën e tij dhe më 06.06.2026 para banesës së saj në Tetovë i ka bërë kërcënime asaj dhe dajës së saj, edhe pse më parë për veprën e njëjtë është dënuar me kusht me dy vjet nga Gjykata Themelore e Tetovës. Me fjalë të tjera, me aktgjykimin i janë shqiptuar edhe masat e ndalimit që të mos e kërcënojë, shqetësojë, telefonojë ose komunikojë në çfarëdo mënyre atë, si dhe të mos i afrohet në distancë prej 100 metrash largësi nga shtëpia e saj dhe nga vendi ku ajo punon.
Më 09.06.2026, në orën 22:10 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria M.S. (24) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:45, në një objekt hotelierik në Tetovë, ai kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj të pranishmëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 09.06.2026, në orën 18:35, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria R.V. (38) nga Ohri, pasi ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal ndaj M.D. (52) nga Berova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 01.06.2026, në shtëpinë familjare në Berovë, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast ka përdorur një send metalik dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Më 09.06.2026, në SPB Veles u njoftua se rreth orës 15:00, në rrugën “Vëllezërit Kapçevi” në Veles, A.A. (47) nga Velesi, duke drejtuar një motoçikletë të tipit “Kumko” me targa të Velesit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Veles.
Më 10.06.2026, në ora 01:46, SPB Shkup ka pranuar informacion se kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi pranë rrugës së vjetër Kitkë – fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, pronë e M.I. (23) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse - Shkup dhe persona të lënduar nuk ka. Gjatë ditës do të bëhet inspektimi.
Më 09.06.2026, në orën 23:20, në SPB Shkup, V.T. (42) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga T.C. (45). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal ndaj S.S. (42) nga Berova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 01.06.2026, në shtëpinë familjare në rrethinën e Berovës, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Më 09.06.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.B. (23), B.J. (21) dhe H.G. (20), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 09.06.2026, në orën 11:50, në SPB Shkup u njoftua se në një banesë në territorin e komunës së Aerodromit ishte gjetur pa shenja jete D.A. (59). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Më 09.06.2026, në orën 11:35, SPB Shkup ka pranuar një informacion se në një shkollë fillore në fsh. Creshovë, rrethina e Shkupit, ku ishte e punësuar, V.Gj. (57) ishte ndier keq dhe kishte ndërruar jetë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Më 09.06.2026, në orën 11:00, në Shkup, në territorin e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.S. (34) nga Shkupi, pasi ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare, u ka bërë kërcënime, e më pas e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.