Më 10.06.2026, në orën 17:50, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, një automjet udhëtarësh „Audi“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.U.K. (23) nga Mbretëria e Bashkuar, është përplasur në gardh metalik dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja e tij, B.A. (23) nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër. Një ekip nga SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër P.N. (32) nga Velesi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë“. Më 23.05.2026, pasi ishte privuar nga liria për sjellje të pahijshme, i denoncuari në automjet zyrtar ka sulmuar fizikisht një polic dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 10.06.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Llazar Tërpovski“ në Shkup, një moped „Aprilia“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.F. (23), ka goditur 52-vjeçaren Xh.B., të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar Xh.B., të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit klinik „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 10.06.2026, në orën 02:20, në SPB Veles u njoftua se në pjesën e autostradës Veles–Gradsko, një automjet „Shkoda Oktavia“ me targa të Velesit, i drejtuar nga G.V. (31) nga Kavadari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja e tij D.V. (59) nga Kavadari, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip nga SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
NjPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër A.M. (39) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Ekol“ e kalibrit 9 mm dhe karikator me një fishek, një pistoletë ajrore e kalibrit 5.5 mm, një revole të vjetër „Gasser“ e kalibrit 11 mm, një revole të vjetër „Gasser“ e kalibrit 9 mm dhe 58 fishekë të kalibrit 9 mm.
Më 10.06.2026, në orën 18:35, në NjPB Kratovë është njoftuar se në rrugën magjistrale pranë fsh. Stracin të Kratovës, në vendin e quajtur „Popovski Rid“, M.T. (21) nga Kumanova, duke drejtuar një motoçikletë „Honda“ me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin dhe ne motoçikletën është përplasur në një shkëmb. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Kumanovë. Një ekip nga NjPB Kratovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 10.06.2026, në orën 18:50, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën „Fronti Popullor“ në Shkup, një biçikletë ka goditur këmbësorin H.A. (83) nga Shkupi, pas çka biçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident, H.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.06.2026, në orën 20:25, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria F.I. (33) nga Tetova, pasi u ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 10.06.2026, në orën 16:35, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e privuan nga liria J.M. (49) nga një fshat i rajonit të Gostivarit. Ai kërkohej për shkak të dyshimeve të bazuara se nuk e kishte respektuar vendimin e Qendrës për Punë Sociale në Tetovë lidhur me takimet me fëmijët, vazhdimisht paraqitej para banesës së saj, i bënte kërcënime përmes mesazheve telefonike, e nënçmonte dhe e përndiqte në vazhdimësi bashkëshorten e tij 38-vjeçare nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi. J.M. është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.S.M. (54) nga Gjermania për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim I drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.06.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet kamper me targa gjermane, me ç’rast tek i denoncuari ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe hashash.
Më 11.06.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria Gj.B. (30) dhe S.B. (51), të dy nga Manastiri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në rrugën “Cvetan Dimov” në Manastir kishin prishur rendin dhe qetësinë publike nën ndikimin e alkoolit, ndërsa më pas kishin sulmuar fizikisht nëpunësit policorë që po kryenin detyrat zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 11.06.2026, në orën 03:35, në SPB Shkup, T.Sh. (21) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Shuto Orizarës ishte sulmuar fizikisht nga R.S. (26) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.06.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, N.N. (49) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Bit Pazarit, në një autobus, gjatë kryerjes së detyrave të punës si kontrollor i NQP-së, ishte sulmuar fizikisht nga D.C. (50), pasi paraprakisht kishte konstatuar se ajo nuk kishte paguar biletën e transportit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 11.06.2026, në orën 01:27, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria A.M. (45) dhe një 17-vjeçar, të dy nga fshati Ramanli i Kumanovës, pasi në fshatin Ramanli e kishin sulmuar fizikisht A.A. (25), me ç’rast ishte përdorur thikë dhe A.M. e A.A., kishin pësuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 10.06.2026 në orën 15:00, në NJPB Kërçovë, në prani të prindit, nga liria është privuar një 17-vjeçar nga Kërçova. Sipas njoftimit, pas një grindje të mëparshme mes tyre, ai në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë kishte sulmuar fizikisht F.Gj. nga Kërçova, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kërçovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 10.06.2026 në orën 11:30, në rrugën “Bajram Curri” në Dibër, nëpunës policorë kanë shoqëruar në stacion nëntë shtetas shqiptarë. Gjatë kontrollit të kryer nga policia dhe inspektorati i punës është konstatuar se ata nuk posedonin dokumentacion të rregullt për qëndrim në vend dhe se në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë kryer punë ndërtimore në territorin e Dibrës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 10.06.2026 rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup u njoftua se gjatë shoqërimit të F.R. (40) nga Shkupi, ndaj të cilit ishte caktuar masa e paraburgimit, gjatë kontrollit personal tek ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 10.06.2026 në orën 16:30, në SPB Shkup, I.K. ka denoncuar se në rrjet social nga një profil me emrin V.H. i janë bërë kërcënime atij dhe familjes së tij. Personi është ftuar në bisedë zyrtare dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.