Më 11.06.2026, në orën 13:30, në SPB Kavadar u njoftua se në rrugën ekspres Gradsko–Prilep, pas kthesës për Kavadar, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Shkoda Oktavia” me targa të Prilepit, i drejtuar nga Zh.R. (51) nga Prilepi dhe një automjeti udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Prilepit, i drejtuar nga T.M. (39) nga Prilepi. Nga ky aksident, në vendngjarje kanë humbur jetën shoferi i automjetit të udhëtarëve “Shkoda” dhe 42-vjeçarja B.B. nga Prilepi, bashkudhëtare në automjet, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kavadar. Lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Golf”, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik në bashkëveprim me një ekip bga NJPB Kavadar. Qarkullimi është normalizuar në orën 17:00.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.V. (47) nga Vinica për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “moszbatim i vendimit gjyqësor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 04.06.2026, i denoncuari kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në Shtip dhe pasi ajo kishte refuzuar të bisedonte me të ai i kishte kërcënuar bashkëshorten e tij dhe prindërit e saj, duke shkelur aktvendimin e Gjykatës Themelore të Shtipit, me të cilin i ishin shqiptuar tri masa ndalimi: ndalim që të kërcënohet se do të ushtrojë dhunë në familje, ndalim që të keqtrajtojë, të shqetësojë, të telefonojë, të kontaktojë ose të komunikojë ose në mënyrë tjetër viktimën, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, si dhe ndalim që të afrohet në distance më të vogël se 100 metra nga vendbanimi i saj.
Më 11.06.2026, në orën 12:25, në SPB Berovë u njoftua se në rrugën rajonale Berovë–Dellçevë, pranë vendit të quajtur “Turski Andak”, një 16-vjeçar nga fsh. Razllovc, rrethina e Dellçevës, duke drejtuar moped me targa të Dellçevës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip hetimor i NJPB Berovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 11.06.2026 rreth orës 13:00 në rrugën „Bregallniçka“ në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria Q.I.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor ishte ndaluar një automjet udhëtarësh „Audi“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast ishte konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e patentë shoferit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 11.06.2026 në periudhën prej orës 21:30 deri në orën 21:40 në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Deve Bair i privuan nga liria Х.Х.(47) dhe М.Д.(47), të dy nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrolleve të pasaportave dhe verifikimeve kufitare u konstatua se H.H., i cili kishte ardhur me automjet transportues „MAN“ me gjysmërimorkio me targa turke, dhe M.D., i cili kishte ardhur me automjet transportues „Reno“ me gjysmërimorkio me targa turke, kishin paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për automjetet dhe rimorkiot. Ata iu dorëzuan nëpunësve policorë në NJPB Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 11.06.2026 në orën 20:50, në një rrugë magjistrale në Kërçovë, nëpunës policorë e privuan nga liria М.N.(28) nga Kërçova. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një moped me targa të Kërçovës, me ç’rast u konstatua se М.N. e drejtonte atë pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit të mjetit. Me urdhër të prokurorit publik, mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për veprën „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
NJPB Dibër paraqiti kallëzim penal kundër V.D.(47) dhe N.D.(51), të dy nga fsh. Papradnik i Madh, komuna Qendër Zhupë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „peshkim i kundërligjshëm“. Gjatë kontrollit të kryer më 20.05.2026, nëpunësit policorë i kanë kapur të denoncuarit duke kryer peshkim të paligjshëm me mjete të ndaluara – rrjeta për peshkim nënujor, përkatësisht duke vendosur një rrjetë peshkimi me gjatësi rreth 30 metra në Liqenin e Dibrës. Rrjetat dhe peshku i kapur në mënyrë të kundërligjshme janë konfiskuar.
Më 11.06.2026 në orën 23:45 në rrugën „Ballkanska“ në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria А.P.(43) nga Shtipi, sepse rreth orës 22:15 e kishte kërcënuar me një send të mprehtë R.Ј.(49) nga Shtipi, pas çka kishte hedhur edhe një send të fortë në drejtim të tij dhe i kishte shkaktuar lëndim. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 11.06.2026 në orën 17:10 në Dibër, nëpunës policorë e privuan nga liria Е.К.(22) nga Dibra. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën „Jusuf Gërvalla“ në Dibër, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Smart“ me targa të Dibrës, të cilin e drejtonte ai, dhe kanë konstatuar se e drejtonte pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit të automjetit. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj Е.К. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për veprën „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.Gj.(43) nga fsh. Leskoec i Ohrit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „ndërtim pa leje“ dhe „uzurpim i patundshmërive“. Në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore në fsh. Trpejcë të Ohrit, i denoncuari kishte ndërtuar pa autorizim shtëpi individuale familjare pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent.
Më 12.06.2026 në orën 01:25 në fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i shoqëruan në stacion policor D.K.(56) nga fsh. Bërvenicë dhe G.S.(26) nga fsh. Vollkovi, rrethina e Tetovës, sepse nën ndikimin e alkoolit kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.06.2026 rreth orës 17:30 në rrugën „Janko Gligorov“ në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e shoqëruan D.Н.(37), sepse nën ndikimin e alkoolit e ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Pasi ishte dërguar në stacion policor, ai kishte vazhduar me sjellje agresive, i kishte kërcënuar nëpunësit policorë dhe kishte tentuar të arratisej, por ishte penguar dhe ishte privuar nga liria. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Strumicë – NJPB Radovish, pranë Prokurorisë Themelore Publike Radovish, ngriti kallëzim penal ndaj Gj.N.(43) dhe D.N.(69), të dy nga fsh. Rakitec, komuna e Konçes, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale „shkatërrim i pyllit“ sipas nenit 226 të Kodit Penal. Më 16.04.2026 rreth orës 14:30, në vendin e quajtur „Gorici“ në territorin e fsh. Rakitec, pa leje nga organi kompetent, nga një parcelë kadastrale në pronësi të Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“ – Njësia Ekonomike Pyjore „Smrdeshnik“, kanë kryer prerje të paligjshme të 261 drunjve të lisit. Me veprën e kryer ata i kanë shkaktuar dëm NP „Pyjet Kombëtare“ në vlerë të përgjithshme prej 304.920 denarësh.
Më 11.06.2026 në orën 23:03 në rr. „Angel Mishev“ në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria Т.G.(48) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor u ndalua një automjet udhëtarësh „Pezho“ me targa të Velesit, i drejtuar nga Т.G., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,54 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 11.06.2025 në orën 05:50 në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një të mitur 14-vjeçar, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se fizikisht e kishte sulmuar C.L.(27) nga Gjermania dhe ia kishte marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.06.2026 në ora 18:30 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.D.(38) dhe V.D.(30), nga njëra anë, dhe S.М.(27), D.М.(33), D.М.(38) dhe S.М.(44), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.