Më 12.06.2026, në orën 07:45, në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë e privuan nga liria M.Ç. (47) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të kryer të pasaportës dhe verifikimeve kufitare ishte konstatuar se M.Ç. kishte paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për automjetin transportues „Reno“ me gjysmërimorkio me targa turke, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në NJPB Kriva Pallankë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 12.06.2026, në orën 08:50, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Boris Trajkovski“, rr. „Trajko Ivanov“ dhe një rruge shërbyese në Shkup kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Hjundai“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (65) dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.L. (37), të dy nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike - Shkup. Një ekipi nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 13.06.2026, në orën 01:42, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin „Nikola Karev“, në zonën e Bit Pazarit, kishte shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh „Folksvagen Touran“ me targa të Shkupit, në pronësi të E.N. (32) nga Shkupi. Nga zjarri ishte përfshirë pjesërisht edhe një automjet udhëtarësh „BMV“ me targa të Shkupit, pronë e S.A. (25) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse e ka shuar zjarrin. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.
Më 12.06.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale fsh. Luboten – fsh. Radishan, rrethina e Shkupit, kishte ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.M. (35), dhe një automjeti udhëtarësh „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.L. (20), të dy nga fsh. Luboten. Në aksident, nga automjeti „Mercedes“ lëndime të rënda trupore kanë pësuar F.M. dhe bashkudhëtarja e saj B.I., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër të mitur të moshës 12 - 15- vjeçare. Nga automjeti „Golf“, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi A.L., ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e tij S.L. (50) nga fsh. Lubin. Lëndimet u konstatuan në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ dhe në ISHP „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Për rastin është njoftuar prokurori publik. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 12.06.2026, në orën 05:46, në SPB Shkup u njoftua se para hyrjes së një ndërtese banimi në bulevardin „Boris Trajkovski“ kishte shpërthyer zjarr në dy kabllo, i cili më pas ishte përhapur dhe kishte përfshirë dy kabinete të instalimeve elektrike të EVN-së. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup. Është bërë këqyrja e vendngjarjes nga një ekip hetimor dhe po ndërmerren masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për zbardhjen e rastit.
Më 12.06.2026, në orën 16:15, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën „Mitropolit Teodosij Gologanov“ në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti „Ford“ me targa diplomatike, i drejtuar nga G.S. (61), dhe një motoçiklete „Suzuki“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.S. (38) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Shën Naum Ohri“ në Shkup. Për rastin është njoftuar prokurori publik. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 13.06.2026, në orën 00:40, në SPB Shkup, B.M. (38) nga Probishtipi njoftoi se më 12.06.2026, rreth orës 23:50, në zonën e Qendrës, tre persona meshkuj e kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin marrë biçikletën dhe portofolin me para dhe dokumentet personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.06.2026, në orën 07:40, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 07:00, një dëshmitar okular kishte nxjerrë nga lumi Vardar, në zonën e Karposhit, një person mashkull i cili po mbytej në lumë. Bëhet fjalë për D.I. (83) nga Shkupi, i cili kishte probleme shëndetësore dhe i cili pas dhënies së ndihmës në vendngjarje nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ishte transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup për mjekim të mëtejshëm. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 12.06.2026, në orën 17:04, në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“, u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore V.M. (51) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Sipas njoftimit, ai i kishte pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë private në fsh. Sopishtë, rrethina e Shkupit. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës, ndërsa një ekip policor nga SPB Shkup ka bërë hetim.
Më 13.06.2026, në orën 01:30, në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria V.K. (24) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të babait të tij 49-vjeçar, i cili është nëpunës policor. Sipas denoncimit, rreth orës 01:00, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, V.K. ia kishte marrë armën zyrtare dhe e kishte kërcënuar, por ishte ndaluar nga një i afërm i tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 12.06.2026, në orën 21:57, në SPB Shtip, B.S. (20) nga fsh. Karbinc denoncoi se në orën 21:30, në një parking në Shtip, një person e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte marrë produktet ushqimore nga automjeti, të cilat ai i kishte blerë më parë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shtipit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.06.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, D.M. (48) nga Shkupi denoncoi se më 12.06.2026, rreth orës 15:20, në një fushë sportive në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i tij 10-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga I.S. (47) nga Shkupi. Me I.S. është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.06.2026, në orën 16:45, në NJPB Probishtip, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore G.S. (51) nga fsh. Sokollarcë, komuna e Çeshinovë-Obleshevës. Sipas njoftimit, G.S. i kishte pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në rajonin e Probishtipit. Një ekip nga NJPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 13.06.2026, në orën 00:59, në SPB Shtip u njoftua se në shtëpinë familjare të 62-vjeçares B.S. në Shtip, një person e kishte sulmuar me një send metalik dhe i kishte marrë stoli ari. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.06.2026, në orën 01:47, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës në Shkup u njoftua se më 12.06.2026, rreth orës 19:15, në institucion ishte prishur rendi dhe qetësia publike ndërmjet të dënuarve K.D. dhe B.M., me ç’rast B.M. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.06.2026, në SPB Shtip, S.P. (38) nga Shtipi denoncoi se dy persona, në një nga hapësirat e bodrumit të ndërtesës së ish-kombinatit bujqësor-industrial ZIK „Cërvena Zvezda“, kishin djegur regjistra të vjetër dokumentesh dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Shtip e ka shuar zjarrin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.06.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, D.E. (36) nga rrethina e Shkupit denoncoi se rreth orës 14:00, në zonën e Karposhit, ndërsa po lëvizte me një automjet udhëtarësh „Mercedes“, ishte ndaluar nga tre automjete udhëtarësh „Hjundai“, „Folksvagen Tiguan“ dhe „Folksvagen Pasat“, të drejtuara nga R.B., M.B. dhe B.B., me ç’rast, R.B. e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, pas kësaj ata e kishin futur në njërin nga automjetet dhe fillimisht e kishin dërguar në një truall automobilësh në Karposh, ndërsa më pas e kishin lënë në fshatin Shishevë, rrethina e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.06.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, një i punësuar në Varrezat e Qytetit në Butel denoncoi se personi K.K. kishte dëmtuar 11 varre me një send metalik. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e rastit.
Më 13.06.2026, në orën 06:10, në SPB Shkup, G.Ç.M. (31) nga fsh. Rëzhaniçinë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në orën 06:00, në vendin e saj të punës në pikëpagesën Petrovec, për shkak të mosdurimit të ndërsjellë, ishte sulmuar fizikisht nga kolegia e saj S.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.