Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 14.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 13.06.2026, në orën 11:10, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Vasko Karangjelleski“ dhe rr. „Mateja Matevski“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel Meriva“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.M. (33) dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.S. (57), të dy nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Shh. Naum Ohridski“ - Shkup. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ka ngritur kallëzim penal kundër G.Gj. (47) nga rrethina e Probishtipit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 21.05.2026, i denoncuari përmes telefonit dhe personalisht në NJPB Probishtip është sjellë në mënyrë agresive dhe u bërë kërcënime ndaj një nëpunësi policor.

 

Më 13.06.2026, në orën 15:05, në NJPB Strugë u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Gjuro Salaj“ dhe rr. „Dimçe Kovaçeski“ në Strugë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Reno“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.A.Sh. (22) nga Polonia dhe një motoçiklete „BMV“ me targa të Tetovës, e drejtuar nga V.K. (46) nga Struga. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrje të vendit të ngjarjes ka bërë një ekip nga NJPB Strugë.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.Z. (26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale „vjedhje grabitqare“. Më 08.06.2026, rreth orës 02:00, në një bastore sportive në Tetovë, i denoncuari, duke e kërcënuar me mjet të mprehtë të punësuarin, ka marrë para nga arka. Po atë ditë, në orën 11:30, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, ai është privuar nga liria gjatë tentimit për të dalë nga shteti.

 

Më 13.06.2026, në orën 05:20, në autostradën Kumanovë-Shkup, në fsh. Ramanli të Kumanovës, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migrim pranë Byrosë për Siguri Publike e privuan nga liria M.M. (28) nga Kosova. Gjatë kontrollit në një autobus me targa turke, me të cilin ai po udhëtonte, në bagazhin e tij janë gjetur disa mallra tekstili të brendeve të ndryshme për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Personi është dorëzuar në SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.06.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, K.S. (80) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:00, në zonën e Qendrës, një person femër, me përdorim të forcës fizike, i ka marrë para nga çanta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.06.2026, në orën 19:15, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar M.A. (31) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 19:00, në oborrin e një shtëpie familjare, kishte sulmuar fizikisht një fëmijë dyvjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.06.2026, në orën 03:35, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar M.P. (45) nga Shkupi, pasi rreth orës 03:15 fillimisht nëpërmjet telefonit, e më pas edhe në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.06.2026, në orën 18:00, në SPB Veles, nëpunës policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.S. (37) nga fsh. Karasllar i Poshtëm i Velesit, pasi në arën e tij në zonën e fsh. Karasllari, duke punuar me një sharrë rrethore, ka shkaktuar shkëndija, pas çka ka shpërthyer zjarr që ka përfshirë një pemëtore dhe koshere bletësh në pronësi të V.S. (45) nga Velesi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Velesit. Një ekip nga SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes kundër A.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Mbrëmë (14.06.2026), në Bogdanci, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria M.I. (18) nga fsh. Vasilevë, rrethina e Strumicës. Ai, duke drejtuar një automjet të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Strumicës, nuk është ndalur në sinjalit e dhënë për ndalim të patrullave policore dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe. Në Bogdanc e ka ndalur automjetin dhe ka ikur, ndërsa pasi ishte kapur i ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë. Personi është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Mbrëmë (14.06.2026), në orën 01:20, në Stacionin Policor Radovish është arrestuar M.B. (19) nga Radovishi. Ai rreth orës 01:10, në afërsi të një objekti hotelierik në Radovish, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.06.2026, në orën 08:22, në SPB Shtip u njoftua se në një rrugë të pakategorizuar ndërmjet fshatrave Jastrebnik dhe Babishtë, në një terren të paarritshëm në vendin e quajtur „Bllaga Jabuka“, është gjetur trupi i një mashkulli të pajetë. Pas masave të ndërmarra dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për J.D. (75) nga Koçani, i cili qëndronte në fshatin Jastrebnik dhe për të cilin më 01.06.2026 nipi i tij kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Trupi është nxjerrë nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Koçan dhe Shërbimit Vullnetar Alpin Osogovë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Accessibility Menu