Më 14.06.2026, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, nëpunës policorë nga Njësia Policore e Mirkovcit dhe nga Departamenti për Çështje Kriminalistike Çair, rreth orës 16:00 në zonën e Mirkovcit, e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga fsh, Bllacë, rrethina e Shkupit. Duke vepruar sipas denoncimit paraprak, nëpunësit policorë në vendin e quajtur “Vrazhji Vir” në territorin e Mirkovcit e kanë gjetur të miturin me një sharrë motorike pranë tij dhe me dru të prerë. Një ekip i Policisë Pyjore, gjithashtu, ka dalë në vendgjarje i cili ka konstatuar se në një parcelë në pronësi të Ç.H. ishin prerë 70 trungje lisi. Sharra motorike dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Drutë do t’i kthehen pronarit të parcelës dhe ndaj të miturit do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal ndaj E.U. (36), Xh.U. (52), A.U. (59), Xh.U. (31), E.U. (35) dhe një 17-vjeçari, të gjithë nga fsh. Presillë, komuna e Krushevës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 25.05.2026, para Spitalit të Përgjithshëm në Prilep, të denoncuarit i kanë sulmuar fizikisht dhe me sende të forta S.K. dhe djalin e tij H.K., për shkak të marrëdhënieve familjare të pazgjidhura më parë.
Më 14.06.2026, rreth orës 15:50, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugës “Republika e Krushevës” me rrugën “Mirçe Acev” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Mazda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.G. (56) nga Shkupi, ka goditur 50-vjeçaren S.B. nga Kumanova. Si pasojë e aksidentit, S.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Hetimet në vendngjarje janë bërë nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.J. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “moszbatim i aktvendimit gjyqësor”. Më 01.05.2025, i denoncuari kishte kërcënuar djalin e tij, edhe përkundër asaj se më parë Gjykata Themelore e Kumanovës i kishte shqiptuar aktvendim për masa të përkohshme mbrojtëse të dhunës familjare, për shkak se ishte denoncuar disa herë për dhunë familjare.
Më 14.06.2026, në orën 16:30, në NjPB Radovish u njoftua se në fsh. Oraovicë, rrethina e Radovishit, në vendin e quajtur “Manastirsko Mesto”, ka ndodhur aksident rugor ndërmjet një mopedi “Aprilia” me targa të Radovishit, i drejtuar nga një 15-vjeçar nga Oraovica dhe një motoçiklete “Honda” të drejtuar nga K.T. (18) nga fsh. Podaresh, rrethina e Radovishit. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, ndërsa lëndime trupore bashkudhëtari në moped, një 16-vjeçar nga fsh. Oraovicë. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Hetimet në vendngjarje janë kryer nga ekipi hetimor i NjPB Radovish, me ç’rast është konstatuar se të dy kanë drejtuar pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Probishtip ngriti kallëzim penal kundër I.A. (46) nga Probishtipi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 23.05.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Më 14.06.2026, në orën 23:20, në Pikën Kufitare Bogorodicë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria H.G. (37) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare u konstatua se H.G. kishte paraqitur kartë të gjelbër të falsifikuar për automjetin transportues “Mercedes” me gjysmërimorkio dhe me targa turke, të cilin e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në NjPB Gjevgjeli dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14.06.2026, në ora 13:45 në Gostivar, nëpunës policorë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fsh. Debresh dhe F.Xh. (20) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje”. Më parë, në NjPB Gostivar, D.C. (44) nga Gostivari kishte denoncuar se rreth orës 13:30 personat ishin kapur në manastirin “Shpërfytyrimi i Krishtit” duke marrë para të lëna pranë ikonave, pas çka i kishin kthyer ato. Sipas kallëzimit, të dy personat ishin regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë më 30.05.2026 duke kryer vjedhje të ngjashme. Ata janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Strumicë – NjPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër G.A. (55) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim gjatë përfitimit të kredisë ose ndonjë përfitimi tjetër”, “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “falsifikim i dokumentit”. I denoncuari, deri më 18.08.2022, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj dhe pa pëlqimin e një personi nga Gjevgjelia, kishte mbledhur, përpunuar dhe përdorur përmes telefonit të dhënat e tij personale, të cilat më pas i kishte përdorur për krijimin e një dokumenti të rremë udhëtimi. Më tej, dokumentin e falsifikuar e kishte përdorur në procedurën për të përfituar kredi për vete nga një shoqëri financiare në Shkup, duke paraqitur të dhëna të pavërteta për gjendjen pasurore dhe informacione të tjera të rëndësishme për marrjen e kredisë. Me këto veprime të paligjshme ai ka përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 90.000 denarësh, si dhe ka shkaktuar dëm material shtesë në vlerë prej 58.694 denarësh.
Më 14.06.2026, në orën 17:20 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria V.M. (42) nga Prilepi, me qëndrim në Tetovë, ndërsa në orën 18:30 në fsh, Saraçinë të Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Grupçin e kanë privuar nga liria B.S. (37) nga fshati i njëjtë. Më parë, në orën 16:00, në SPB Tetovë ishte denoncuar se rreth orës 15:30 V.M. ishte parë duke keqtrajtuar fizikisht dhe duke e goditur në asfalt foshnjën e saj tre muajshe. Personat që e kishin vërejtur këtë gjë ia kishin marrë fëmijën dhe e kishin denoncuar rastin. Për ngjarjen janë njoftuar punonjësi social dhe inspektori për të mitur, ndërsa të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Vinicë ka ngritur kallëzim penal kundër A.C. (40) nga Vinica për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 02.06.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari kishte kërcënuar nënën e tij 69-vjeçare.
Më 14.06.2026, në orën 22:45 në fsh. Pallaticë, nëpunës policorë nga Njësia Policore Grupçin e kanë privuar nga liria Z.R. (67) nga fshati i njëjtë. Ai ishte denoncuar nga N.S. (40) se rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar, duke përdorur edhe një send të fortë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
NjPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër K.E. (60) nga fsh. Vranovc, komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “ushtrim i transportit publik pa poseduar licencë”. Gjatë kontrollit në trafik në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Dibër, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e udhëtarëve “Ford” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte ai, dhe pas kontrollit të kryer u konstatua se ushtronte transport publik ndërkomunal të udhëtarëve pa poseduar licencën përkatëse për transport taksi të dhënë nga organi kompetent shtetëror.
Më 14.06.2026, në orën 23:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NjPB Kërçovë e kanë privuar nga liria E.P. (31) nga Kërçova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00 kishte sulmuar fizikisht S.L. (35), vajzën e saj të mitur, si dhe S.S. (33) dhe M.S. (57). Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14/15.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.B. (27), D.M. (43), T.K. (25), të gjithë nga Shkupi, si dhe F.M. (44) nga fsh. Saraj, Shkup, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë e ngurtë e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 14.06.2026 në ora 16:25 në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria T.Z. (43) nga Negotina, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe djalin e tyre të mitur. Ai është mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Negotinë, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14.06.2026 në orën 15:30 në kazermën “Ilinden” në Shkup, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria E.K.T. (28) nga Norvegjia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 350 të Kodit Penal – “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe përgatitje e skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Karposh, me ç’rast ja deklaruar se, duke ndjekur koordinatat në hartë, ka hyrë rastësisht në rrethin e kazermës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 14.06.2026 në ora 23:59 në SPB Shkup, një grua 21-vjeçare ka denoncuar se partneri i saj jashtëmartesor R.S. ka bërë kërcënime përmes telefonit ndaj babait të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.06.2026 në ora 06:30 në SPB Shkup, S.S. (39) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, ka denincuar se në fsh. Marinë është sulmuar fizikisht nga A.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.06.2026 në ora 16:40 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.N. (43) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi ka sulmuar fizikisht babanë e tij 69-vjeçar, me ç’rast ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14.06.2026 në ora 15:40 në SPB Shkup është raportuar se në f. Moranë, Shkup, pranë një fabrike ka shpërthyer zjarr, me ç’rast janë djegur rreth shtatë dynym bar të thatë, pronë e fabrikës dhe pemë frutore, si dhe pesë dynym grurë pronë e një pronari tjetër. Nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit zjarri është shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Hetimet në vendngjarje janë bërë nga një ekip hetimor i SPB Shkup.