Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 15.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Zh.V. (33) dhe D.M. (18), të dy nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 15.06.2026, në orën 11:40, në SPB Sveti Nikollë u njoftua se në rr. „Filipi i Dytë“ në Sveti Nikollë kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Folksvagen“ me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga S.D. (25) nga Sveti Nikolla dhe një mopedi me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga T.Sh. (55) nga Sveti Nikolla. Nga ky aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Sveti Nikollë.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka ngritur kallëzim penal nsaj A.K. (49) nga Dellçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi e paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 10.04.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar municion.

 

Më 15.06.2026, në orën 08:20, në SPB Prilep u njoftua se në rr. „Egejska“ në Prilep ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një mopedi me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.I. (46) nga Prilepi dhe një mopedi të drejtuar nga G.M. (55) nga Prilepi. Nga ky aksident, shoferi V.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Prilep.

 

Bottom of Form

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj A.T. (23) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprën penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ku qëndronte i denoncuari, si dhe në automjetin e udhëtarëve që e përdorte, ne ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 15.06.2026, në orën 20:05, në SPB Strugë u njoftua se në fsh. Vevçan ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete „Jamaha“ me targa të Strugës, e drejtuar nga 45- vjeçari B.Xh. nga fsh. Misllodezhdë, rrethina e Strugës dhe një automjeti „Folksvagen Golf“ me targa të Vevçanit, i drejtuar nga I.M. (51) nga Vevçani, pas çka motoçikleta ka goditur rimorkion e një automjeti të parkuar „Audi“ me targa të Vevçanit, të parkuar nga T.D. (51) nga Vevçani. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erasmo“ në Ohër. Janë bërë hetime nga një ekip hetimor i SPB Strugë.

 

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj I.S. (40) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale „dëmtimi dhe depërtimi i paautorizuar në sistemin kompjuterik“ dhe „keqpërdorimi i të dhënave personale“. Më 13.10.2025, i denoncuari, si nëpunës administrativ në sportelin e arkëtimeve të ISHP Spitali i Përgjithshëm i Prilepit, ka fotografuar kartën debitore të një personi nga Prilepi dhe në periudhën 26.10.2025 – 19.02.2026 ka kryer 71 transaksione onlajn në vlerë totale prej 90.174 denarësh.

 

Më 15.06.2026 në orën 12:22, SPB Manastir u njoftua se në një arë në zonën e fsh. Dedebalcë, komuna e Mogillës, janë gjetur katër granata të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore. Është bërë hetim, ndërsa granatat janë ngritur në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj Sh.A. (42) nga një fshat i rajonit të Gostivarit për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij dhe i ka shkaktuar lëndime me thikë.

 

Më 15.06.2026, në orën 10:10, nëpunësit policorë e kanë shoqëruar në polici M.I. (29) nga fsh. Lomnicë dhe K.M. (74) nga fsh. Debresh, për shkak në Stacionin Policor të Gostivarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike përmes grindjes mes tyre. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Njësia e Jashtme e çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj I.M. (50) nga një fshat në komunën e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale rrezikim i sigurisë. Më 28.04.2026, e denoncuara në dy raste ka bërë kërcënime telefonike ndaj bashkëshortit dhe vjehrrit të saj.

 

Më 15.06.2026, në orën 12:47, SPB Tetovë ka pranuar informacion se në një kanal ujor në territorin e fshatit Jellovcë e Sipërme është gjetur një person pa shenja jete.  Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për N.M. (64) nga fshati Debresh, i punësuar në Ndërmarrjen Publike Komunale „Komunalec“ Gostivar. Sipas denoncimit, ai kishte shkuar së bashku me kolegët për të pastruar kanalin në vendin ku ndodheshin kanalet për grumbullimin e ujërave rrjedhëse, me ç’rast kishte mbetur i bllokuar në njërin prej tyre. Pasi u nxor nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit, mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen. Në vendngjarje ka dalë edhe një inspektor i punës, ndërsa hetim kanë bërë një ekip i SPB Gostivar dhe prokurori publik. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

 

SPB Manastir ka mgritur kallëzim penal kundër G.B. (55) nga fsh. Krushean, komuna e Krivogashtanit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Më 07.03.2026, në dalje të fsh. Krushean, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar nëpunësit policorë në kryerjen e detyrave të tyre.

 

Më 15.06.2026, në ora 11:00, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria J.J. (44) nga fsh. Nizhepolë, rrethina e Manastirit, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal ndaj Z.P. (61) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar. I denoncuari, në cilësinë e inspektorit komunal të mjedisit jetësor, më 24.07.2024 gjatë një kontrolli inspektues të infrastrukturës ujësjellëse në pronësi private në fshatin Konopnicë, u kishte urdhëruar gojarisht punonjësve të NP „Komunalec“ që të dëmtonin drynat e rezervuarëve që shërbenin si pusetë shpërndarëse.

 

Më 15.06.2026, në orën 16:55, në rrugën „Bregallnica“ në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria P.B. (26) nga Manastiri. Sipas denoncimit, ai kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë fqinjin e tij G.R. (45), pasi ky i fundit e kishte denoncuar se qeni i tij e kishte sulmuar dhe plagosur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 15.06.2026, në orën 13:00, në bul. „Mbrojtësit e Prilepit“ në Prilep, nëpunës policorë nga SPB Prilep e kanë privuar nga liria N.N. (58) nga fsh. Dupjaçan, komuna e Dollnenit, pasi është kapur duke mbajtur me vete një pushkë ajrore. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 15.06.2026, në ora 16:20, në rr. „Evlija Çelebija“ në Koçan, nëpunës policorë nga SPB Koçan e privuan nga liria B.N. (51) nga Koçani, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 16.06.2026, në orën 03:45, në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare denoncoi se më 15.06.2026 rreth orës 23:00, në shtëpinë e saj në zonën e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor V.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.06.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup u njoftua se në lagjen Qeramidnicë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike mes R.D. (32) dhe N.M. (29) nga njëra anë, dhe A.K. (23) dhe S.D. (31) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër D.M. (62) nga fsh. Miladinovc për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me hedhurina“. Më 12.11.2025, i denoncuari me një automjet transportues kishte shkarkuar 43 fuçi metalike të mbushura me tretësira ujore të amoniakut në një sipërfaqe bujqësore shtetërore në zonën e fsh. Kukuriçan, komuna e Negotinës.

 

Më 15.06.2026, në ora 22:00, në SPB Shkup, një vajzë 18-vjeçare njoftoi se më 12.06.2026 rreth orës 18:00, në zonën e Çairit, babai i saj V.A. kishte kërcënuar atë dhe motrën e saj të mitur, e më pas kishte sulmuar fizikisht motrën e mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.06.2026, në orën 11:30, në SPB Shtip, nga Spitali Klinik i Shtipit u njoftua se një 17-vjeçar nga fsh. Poçivalë, komuna e Karbincit, ishte sjellë me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftuar, ai ishte lënduar pasi kishte rënë nga kali dhe, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ishte transferuar në Kompleksin Klinik „Nënë Tereza“ në Shkup për dhënie të  mjekësor. Në vendngjarje është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip.

 

Më 15.06.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, Gj.V. (70) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga Z.Gj. (40) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatës.

 

Më 15.06.2026, në ora 15:07, në SPB Strugë u njoftua se në „Plazhin e Burrave“ në Strugë, nga ujërat e Liqenit të Ohrit ishte nxjerrë S.S. (20) nga fshati Oktis, komuna e Strugës, i cili kishte qenë me pedaline në liqen. Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore të Strugës për ndihmë mjekësore, por në orën 16:05 ndërroi jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi u dorëzua për autopsi. Në vendngjarje është hetim nga ekipi hetimor i SPB Strugë.

 

Më 15.06.2026, në SPB Ohër u zhvillua bisedë zyrtare me R.T. (34) nga një fshat i Ohrit, pas një denoncimi të mëparshëm të ish-bashkëshortes së tij 32-vjeçare se i kishte bërë kërcënime përmes telefonit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 16.06.2026, në orën 07:30, në SPB Dibër u njoftua se rreth orës 07:20 kishte shpërthyer zjarr në një nga hapësirat e një kompanie private në Dibër. Zjarri u shua nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Dibrës dhe nuk pati persona të lënduar. Në vendngjarje është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Dibër.

 

Më 15.06.2026, në ora 17:15, në SPB Shkup u njoftua se ka shpërthyer një zjarr në fshatin Bardovc të Shkupit, ku ishin djegur parcela me kultura bujqësore në pronësi të T.T. (49) dhe G.M. (52), të dy nga Bardovci. Zjarri u shua nga Brigada Zjarrfikëse dhe nuk pati persona të lënduar.

 

Më 15.06.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, A.S. nga Shkupi denoncoi se në një park në zonën e Shuto Orizarës kishte gjetur një foshnjë të braktisur, rreth shtatë deri në tetë muajshe, të lënë në një stol. Nëpunësit policorë dolën në vendngjarje, ndërsa një ekip i Ndihmës së Shpejtë e dërgoi foshnjën në Kompleksin Klinik „Nënë Tereza“, ku pas ekzaminimit u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime të dukshme. Pas masave të ndërmarra, në Stacionin Policor të Shuto Orizarës ishin thirrur për bisedë M.M. (49), I.M. (54) dhe Sh.M. (32), të gjithë nga Shkupi. Ata shpjeguan se Sh.M. ishte takuar në zonën e Qendrës me S.N., e cila ia kishte lënë foshnjën për ta ruajtur. Pasi S.N. nuk ishte kthyer, Sh.M. kishte shkuar me foshnjën në lagjen Shuto Orizarë dhe e kishte lënë atë në park. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

 

Accessibility Menu