Më 16.06.2026, rreth orës 15:20, në SPB Dellçevë u njoftua se në një shteg këmbësorësh ndërmjet rr. „Gligor Përliçev“ dhe rr. „Goce Dellçev“ në Dellçevë, një i mitur 13-vjeçar nga Dellçeva, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin e një shtëpie. Me kërë rast, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Dellçevë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal ndaj R.P. (38), me vendbanim në fsh. Vlladevc, komuna e Vasilevës, rajoni i Strumicës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.07.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë ku qëndronte i denoncuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një derivat i kondensuar i bimës së kanabisit, një thërrmuese me mbetje marihuane dhe një peshore digjitale me gjurmë të tetrahidrokanabinolit (THC) dhe kokainës.
Më 16.06.2026, në orën 17:00, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.R. (45) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në evidencat operative është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar masa „Arresto“ me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të Njësisë Policore Mirkovc për procedim të mëtejshëm.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër Q.I. (53) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 11.06.2026, në shtëpinë familjare në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, me ç’rast e ka kërcënuar me thikë atë dhe nënën e tij.
Më 16.06.2026, në Stacionin Policor Draçevë u denoncua se në fsh. Zelenikovë është gjetur i pajetë C.K. (72) nga Zelenikova, i cili ishte shtypur nga motokultivatori i tij. Sipas njoftimit, ai kishte dalë në mëngjes për të punuar në arë me motokultivatorin, ndërsa pasi nuk ishte kthyer deri në orën 13:00, vëllai i tij kishte shkuar në arë dhe e kishte gjetur nën motokultivator. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.
NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër J.A. (42) nga Dibra për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „uzurpim i patundshmërive“. Në një parcelë kadastrale në lokalitetin „Grad“ në Dibër, në pronësi shtetërore, i denoncuari ka vendosur në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore një objekt ndihmës, të cilin e ka përdorur për nevoja personale.
Më 16.06.2026, në orën 17:15 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria B.Z. (30) nga Velesi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „vjedhje e rëndë“ në një objekt fetar në Veles. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Më 16.06.2026, në orën 11:45 në fsh. Krivogashtan, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Krivogashtan e kanë privuar nga liria I.S. (29) nga fsh. Banjicë, rrethina e Strumicës. Gjatë kontrollit rrugor, policia ka ndaluar një automjet transportues të markës „Fiat“ me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte ai. Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai po drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e mjeteve motorike. Automjeti është konfiskuar, ndërsa I.S. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 16.06.2026, në orën 10:35, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (51) nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg për kryerje të veprës penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 16.06.2026, në orën 22:11, në rrugën „Done Bozhinov“ në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit rugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh „BMV“ me targa të Kumanovës, që e drejtonte dhe pas kontrolleve dhe verifikimeve të ndërmarra është konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.55 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër E.V. (25) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 31.05.2026, në orën 02:15, pranë lokalitetit „Kryqëzimi i Oslomejit“, afër Kërçovës, i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare.
Më 16.06.2026, në orën 18:45, në segmentin rrugor ndërmjet fshatrave Lazhec dhe Graeshnicë, rajoni i Manastirit, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, nëpunësit policorë nga SPB Manastir kanë vërejtur një person i cili nuk është ndalur pas urdhrit verbal të policisë. Njëri nga policët ka shtënë tre plumba paralajmërues në ajër, por personi nuk është ndalur, ka hedhur një çantë dhe është arratisur. Pas kontrollit të terrenit janë gjetur tri çanta me gjithsej 46 paketime marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj N.T. (44) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 29.09.2025, i denoncuari është gjetur pa ndjenja nën ndikimin e drogës në objektin e tij afarist, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një thërrmuese dhe sende të tjera.
Më 16.06.2026, në orën 13:00, në NJPB Kriva Pallankë, nga Institucioni Publik Shëndetësor Kriva Pallankë u njoftua se në vendin e quajtur „Poljana“, në fsh. Ogut, rrethina e Kriva Pallankës, ka ndërruar jetë një person. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhet fjalë për S.J. (52) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, i cili ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së detyrave të punës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Këqyrje të vendit të ngjarjes ka bërë një ekipi hetimor i NJPB Kriva Pallankë.
Më 17.06.2026, në orën 09:25, në SPB Manastir u denoncua se në zonën e fsh. Dedebalc, në vendin e quajtur „Na preterot“, komuna e Mogillës, ishin gjetur dy granata të pashpërthyera. Vendi është siguruar, ndërsa granatat do të largohen sot nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 17.06.2026, në orën 00:14, në SPB Shkup, D.J. (36) nga Shkupi denoncoi se më 16.06.2026, rreth orës 21:05, në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj B.T. nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „kanosje me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 18.03.2026 në Gostivar, i denoncuari, duke drejtuar një automjet „BMV“ me targa sllovene, është përplasur në një automjet të drejtuar nga H.B. Pas kësaj, ai ka dalë nga automjeti, ka goditur me duar veturën e H.B. dhe e ka kërcënuar me një send të fortë.
Më 16.06.2026, rreth orës 18:00, në SPB Shkup, M.S. (35) nga fsh. Petrovec i Shkupit ka denoncuar se në Petrovec është sulmuar fizikisht nga K.J. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.06.2026, rreth orës 23:40, në SPB Shkup, D.A. (24) nga Shkupi ka njoftuar se në zonën e Shuto Orizarës, nipi i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.06.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, N.M. (44) nga Shkupi ka njoftuar se më 15.06.2026, rreth orës 23:00, në zonën e Komunës së Aerodromit, djali i saj 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.06.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, B.T. (75) nga Shkupi ka njoftuar se më 15.06.2026, rreth orës 16:00, është sulmuar fizikisht nga S.K. dhe A.N. Sipas njoftimit, ai kishte shkuar së bashku me nipin e tij para një ndërtese në zonën e Karposhit, ku kishte marrë me qira një banesë dhe kishte për qëllim të ndërpriste kontratën e qirasë dhe aty është takuar me S.K., pronarin e banesës, dhe A.N., përfaqësues të një agjencie patundshmërish. Në momentin kur po hapte derën hyrëse, S.K. e ka goditur në dorë, ndërsa ai është kundërpërgjigjur me një shufër metalike. Më pas, S.K. dhe A.N. e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.06.2026, në orën 20:15, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria A.B. (49) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se kishte kërcënuar me telefon një nëpunës policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.