Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 17.06.2026, në orën 05:20, në SPB Shkup u njoftua se në unazën e Qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, te nyja e Radishanit ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues Iveko me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (36) nga fsh. Petrovec, rrethina e Shkupit dhe një automjeti transportues DAF me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.J. (46) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi I.S., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.


SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj B.S. (66) nga një fshat i komunës së Jegunovcës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale lëndim trupor. Më 15.03.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

 

Më 17.06.2026, në orën 11:10, në NJPB Radovish u njoftua se në rr. “Leninova” në Radovish, 55 -vejçarja S.M. nga Radovishi, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Me këtë rast, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip hetimor i NJPB Radovish ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër U.Z. (74) nga fsh. Gjurgjevishtë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale dhunë ndaj fëmijës. Më 01.06.2026, në fsh. Negotinë, rrethina e Gostivarit, në furgonin në të cilin ushtrohej transport udhëtarësh, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një fëmijë 16-vjeçar.

 

Më 17.06.2026, në orën 13:00, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën lokale Vejcë–Sellcë, në rajonin e Tetovës, një katërçikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.T. (25) nga fsh. Sellcë, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar E.T., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtaret e saj E.B. (18) dhe V.T. (20), të dyja nga Sellca. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip hetimor i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.S. nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale mundësimi i përdorimit të drogave narkotike. Më 01.09.2025, i denoncuari është gjetur në automjetin e tij së bashku me dy persona të tjerë duke konsumuar marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.R. (38) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Më 10.04.2026, në një parking në Tetovë, i denoncuari me automjetin e tij ka goditur një të mitur.

Më 17.06.2026, në orën 14:50, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.R. (30) nga Kumanova. Më parë, ai ishte kapur gjatë tentimit që të kryejë vjedhje dhe që të marrë sende nga një shtëpi në rr. “Bajram Shabani” në Kumanovë. S.R. është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 18.06.2026, në orën 22:00, në rr. “Ilindenska” në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria M.R. (54) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të I.I. (60) nga Gostivari, i cili kishte denoncuar se rreth orës 21:00 e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tij në një kazino, me ç’rast ka përdorur edhe një mjet metalik dhe sprej për sy. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.A. (27) nga një fshat i komunës së Vrapçishtit për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 05.04.2026, i denoncuari kishte bërë kërcënime me jetë ndaj prindërve të bashkëshortes së tij jashtëmartesore.

 

Më 18.06.2026, në orën 01:15, në fsh. Rashtan, rrethina e Velesit, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.M. (75) nga Rashtani, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të V.M. (42) nga Rashtani, i cili denoncoi se ishte sulmuar fizikisht dhe se gjatë sulmit ishte përdorur edhe një mjet i mprehtë. I.M. u shoqërua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë paraqiti lajmërim ndaj S.H. (31) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. E denoncuara, për një periudhë më të gjatë kohore kishte krijuar profile të rreme në një rrjet social duke përdorur fotografi të një personi mashkull.

 

Më 17.06.2026, në orën 19:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria S.T. (30) nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në rr. “Bllagoj Gjorov” në Veles, pas një grindjeje të shkurtër, ai kishte kërcënuar A.J. (24) nga Velesi dhe bashkëshorten e tij M.J., duke përdorur një mjet të mprehtë. S.T. është shoqëruar në stacion policor, ndërsa mjeti është gjetur dhe sekuestruar. U njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj B.L. (22) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 01.11.2025, në një floktore në Tetovë që përdorej nga i dyshuari, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, një karikator pistolete dhe marihuanë.

 

Më 17.06.2026, në periudhën nga ora 17:25 deri në orën 17:40, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar i shoqëruan në polici I.S. (32), S.S. (31), S.S. (30) dhe S.S. (30), të gjithë nga Kavadari, për shkak se në rrugën “Vëllezërit Xhunov” në Kavadar kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 17.06.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, T.Z. (41) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 08:15, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.A. (51) nga një fshat i komunës së Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 03.02.2026, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore.

 

Më 17.06.2026, në orën 15:20, në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.A. (30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 14:00 kishte tentuar të hynte në banesën e një gruaje 33-vjeçare, e më pas kishte tentuar të hynte edhe në banesën e fqinjës së saj 34-vjeçare, e cila kishte arritur ta nxirrte jashtë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj N.D. (29) nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “fshehje”, si dhe kundër H.I. (20) nga Shkupi për “ndihmë”. Në dhjetor të vitit 2025, i denoncuari i parë kishte lidhur kontratë për marrjen me qira të një automjeti për periudhën 17.12.2025–05.01.2026 nga një firmë rent-a-kar dhe nuk e kishte kthyer automjetin pas skadimit të afatit. Më 25.12.2025, në fshatin Zhelinë, i denoncuari i dytë ishte takuar me të dhe me kërcënim ia kishte marrë automjetin e huazuar, të cilin më pas ia kishte shitur një personi të tretë.

 

Më 18.06.2026, në orën 04:55, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Butelit kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi, prone e V.A., i cili në atë çast ndodhej në Itali. Zjarri ishte shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit dhe persona të lënduar nuk ka. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.Z. (61), I.R. (35) dhe P.N. (35), të gjithë nga Strumica, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa kundër të denoncuarit të tretë edhe për veprën penale “mundësim i përdorimit të narkotikëve”. Më 30.11.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të tretë, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën e kishte siguruar nga i denoncuari i dytë dhe i parë.

 

Më 17.06.2026, rreth orës 19:47, në SPB Shkup u njoftua se në autostradën nga Gradsko në drejtim të Shkupit lëviz një automjet pasagjerësh “Mercedes”, i cili kishte targa regjistrimi që i përkisnin një automjeti tjetër. Automjeti nuk ishte ndalur në shenjën e ndalimit dhe te nyja rrugore e Milladinovcit, ishte kthyer mbrapa duke vazhduar në një rrugë tokësore në fsh. Bllacë, komuna e Petrovecit, ku ishte përplasur me një pemë, pas çka shoferi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kërkimeve në terren, automjeti ishte gjetur dhe në të ishin konstatuar 12 emigrantë, nga të cilët pesë nga Egjipti dhe të tjerët nga Turqia. Emigrantët ishin vendosur në Qendrën Transitore të Tabanocit. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Accessibility Menu