Më 19.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.P. (22) nga Shkupi dhe K.T. (32) nga Republika Federale e Gjermanisë, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 18.06.2026 në orën 14:10 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Marrëveshja e Bledit” në Shkup kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.Ç. (42) nga fsh. Rashçe, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.S. (46) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj E.R. (36) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 12.03.2026, gjatë një mosmarrëveshjeje në automjet, e denoncuara e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj jashtëmartesor.
Më 18.06.2026 rreth orës 16:50 në SPB Shtip u njoftua se në rrugën magjistrale Negotinë–Shtip, një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Radovishit, i drejtuar nga S.R. (67) nga Radovishi, kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se S.R. e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatëisht i janë matur 0,50 promilë alkool në gjak. Një ekipi hetimor i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj Sh.I. (55) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale: “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të narkotikëve”. Më 04.12.2025 dhe 13.12.2025, në shtëpinë e tij, i denoncuari u kishte mundësuar dy personave përdorimin e marihuanës. Gjatë kontrollit të tyre ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishin siguruar nga i denoncuari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ishte gjetur dhe sekuestruar gjithashtu marihuanë.
Më 18.06.2026 në SPB Prilep u raportua se në kryqëzimin e rr. “Mbrojtësit e Prilepit” dhe rr.“Trizlla” në Prilep kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një mopedi “Tomos” me targa të Prilepit, i drejtuar nga G.U. (33) nga Prilepi dhe një biçiklete të drejtuar nga A.K. (80) nga Prilepi. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Një ekip ekipi hetimor i SPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 18.06.2026 rreth orës 12:30 në SPB Manastir, B.M. (55) nga fsh. Kërklinë, rrethina e Manastirit, denoncoi se gjatë kryerjes së punëve bujqësore në oborrin e tij kishte gjetur një granatë të pashpërthyer. Pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur granatën dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë të pashpërthyer të kalibrit 75 mm, që daton nga Lufta e Parë Botërore.
SPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër B.B. (28) nga Gjevgjelia për kryerje të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” dhe kundër P.N. (28) nga Gjevgjelia për kryerje të veprës penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”. Më 30.05.2026, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të KF “Kozhuv” nga Gjevgjelia dhe KF “Borec 1919” nga Velesi në stadiumin e qytetit në Koçan, i pari kishte hedhur një shishe ujë në drejtim të një nëpunësi policor, ndërsa i dyti kishte penguar një nëpunës policor gjatë privimit nga liria të denoncuarit të parë.
Më 18.06.2026 në orën 13:40 në SPB Manastir, nëpunës policorë nga ekipi patrullues në fsh. Mexhitli, rrethina e Manastirit, gjetën një granatë të pashpërthyer. Pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur granatën dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë të pashpërthyer të kalibrit 75 mm, që daton nga Lufta e Parë Botërore.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.G. (56) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “shkelja e të drejtës së marrëdhënies së punës”. I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Strezhevë” në Manastir, në periudhën nga shkurti 2023 deri më 29.06.2023, në tri raste kishte ndryshuar vendin e punës së një personi në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Nëpunësit Administrativë, Ligjit të Punës dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës.
Më 18.06.2026, në orën 23:05, në rrugën „Vidoe Smilevski-Bato“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria E.S. (21) nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, për shkak se u ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër G.M. (57) nga fsh. Banjicë, komuna e Çashkës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit në fsh. Banjicë, ishte gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm.
Më 18.06.2026, në orën 21:00, në Stacionin Policor të Tetovës, S.K. (42) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës, denoncoi se pranë shkollës lokale në fshat, djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga S.S. (23). Pas marrjes së masave, në orën 21:20 nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar S.S., i cili është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Njësia Policore e Koçanit ngriti kallëzim penal kundër J.D. (39) nga Koçani për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „marrje e fëmijës“. Më 21.04.2026, e denoncuara kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qendrës së Punëve Sociale në Koçan, duke mos i lejuar ish-partnerit të saj jashtëmartesor ta shihte fëmijën e tyre.
Më 18.06.2026, në orën 15:45, në parkun „Stiv Naumov“ në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria N.Sh. (30) nga Manastiri, për shkak se iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Xh.Xh. (36) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 01.06.2025, në Tetovë, në një objektin - lokalin e të denoncuarit ishin gjetur dhe sekuestruar 2.916 copë mjete piroteknike.
Më 18.06.2026, në or;n 13:05, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Kisella Vodës, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.K. (56) dhe A.J. (56), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.E. (24) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 09.04.2026, i denoncuari i kishte bërë kërcënime telefonike Gj.B..
Më 18.06.2026, në orën 12:40, në SPB Shkup, G.J. (83) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 10:20, në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.06.2026, në orën 10:50, në SPB Shkup, A.N. (49) nga Shkupi denoncoi se më 17.06.2026, rreth orës 22:00, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga A.M., F.N. dhe një person tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në SPB Shkup, B.K. (60) nga Shkupi denoncoi se më 15.06.2026, rreth orës 23:20, në zonën e Karposhit, vajza e saj 17-vjeçare dhe shoqja e saj ishin sulmuar fizikisht nga I.S. (person i gjinisë femërore) dhe një e mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.