Më 19.06.2026, rreth orës 12:00, në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Aleksandar Makedonski” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.I. (31) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga H.S. (41) nga Shkupi. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor “Sh. Naumi Ohridski” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.06.2026, në orën 16:05, në Pikën Kufitare Qafë Thanë, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria E.T. (40) nga Republika e Shqipërisë për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Strugës për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër E.N. (55) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.06.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në hapësirë ndihmëse në pronësi të të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar hashash.
SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër B.S. (29) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “moszbatim i vendimit gjyqësor” dhe “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari nuk i ka respektuar masat mbrojtëse të dhunës familjare dhe më 11.06.2026, në shtëpinë e nënës së tij, ka thyer derën e dhomës së ndenjjes dhe është përpjekur ta sulmojë fizikisht nënën e tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.F. (34) nga një fshat i Gostivarit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim trupor”. Më 31.05.2026, në një fshat të Gostivarit, pas një grindjeje të mëparshme, e denoncuara ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.
Më 19.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shtip, me urdhër të prokurorit publik, është ndaluar S.M. (67) nga Shtipi. Më parë, një grua 48-vjeçare kishte denoncuar se më 18.06.2026, vajza e saj 16-vjeçare, teksa po lëvizte pranë lumit Bregallnicë në Shtip, sipas kallëzimit ishte ndaluar nga një person mashkull i cili fillimisht kishte nisur bisedë me të, e më pas ishte përpjekur ta puthte. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, S.M. është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.06.2026, në orën 21:30, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, afër fshatit Drugovë të Kërçovës, një automjet transportues “Iveko” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.A. (31) nga Kërçova, gjatë kalimit ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.S. (52) nga fsh. Drugovë. I njëjti, është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë ekipet policore.
Më 19.06.2026, në orën 11:15, në rr. “Kuzman Josifovski Pitu” në Kërçovë, është arrestuar V.S. (40) nga Kërçova, i cili ka qenë agresiv ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 20.06.2026, në orën 00:19, në SPB Manastir u njoftua për një aksident rrugor në rr. Manastir–Makovë, afër fsh. Logovardi, rrethina e Manastirit, ndërmjet një automjeti “Audi” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.B. (23) nga fsh. Logovardi, një automjeti “Ford” me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.P. (23) nga Manastiri, me një bashkudhëtar 13-vjeçar nga Manastiri, dhe një automjeti “Mazda” me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.K. (23) nga fsh. Dobromir, komuna e Novacit, me bashkudhëtaren A.K. (29) nga po ky fshat. Nga ky aksident, shoferët A.P. dhe A.K. kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekipi hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Nga ana e nëpunësve policorë është privuar nga liria shoferi D.B., për shkak se e ka drejtuar automjetin në qarkullim rrugor edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 19.06.2026, në orën 21:35, në NJPB Makedonski Brod u njoftua se në rrugën rajonale pranë fsh. Manastirec i Poshtëm, në komunën e Makedonski Brodit, ka ndodhur një aksident rrugor ku një automjet “Tojota” me targa të Makedonski Brodit, i drejtuar nga M.A. (41) nga Makedonski Brodi, ka goditur këmbësorin D.V. (66) nga fsh. Mogilec, rrethina e Makedonski Brodit. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në institucionin shëndetësor publik të Makedonski Brodit. Një ekip hetimor nga NJPB Makedonski Brod ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.06.2026, rreth orës 20:55, në NJPB Sveti Nikollë u njoftua se në rrugën rajonale Kumanovë–Sveti Nikollë, në rajonin e Ovçe Poles, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një furgoni pasagjerësh “Folksvagen” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.T. (55) nga Sveti Nikolla dhe një mjeti transportues të parkuar “MAN” me targa të Sveti Nikollës. Nga ky aksident, bashkudhëtaret L.P. (53) dhe M.M. (33), të dyja nga Sveti Nikolla, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë pasagjerët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekipi hetimor i NjPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.06.2026, në ora 19:00, në SPB Shkup, I.Z. (49) nga fsh. Bardovc i Shkupit ka denoncuar se më 18.06.2026, rreth orës 22:00, në fshat, vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga P.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 19.06.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Haraçinë të Shkupit ka shpërthyer zjarr në një objekt (kasolle), pronë e Z.S. (62) nga Haraçina. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup dhe persona të lënduar nuk ka. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.06.2026, në orën 09:20, në SPB Shkup, V.N. (63) nga fsh. Bërvenicë i Tetovës ka denoncuar se rreth orës 09:10, në fsh. Petrovec të Shkupit, para një shitoreje sandviçësh, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 19.06.2026, në ora 20:50, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura pronësore-juridike, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet T.D. (51) nga Shkupi dhe I.D. (49) nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 19.06.2026, rreth orës 23:30, në SPB Shkup, S.S. (71) nga fsh. Mërshevc, rrethina e Shkupit ka denoncuar se rreth orës 18:00, në oborrin e shtëpisë së tij në fshat, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara fqinjësore, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij D.A. me anë të përdorimit të një sendi të fortë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime, të cilat janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 20.06.2026, në orën 01:00, nëpunës policorë nga SPB Radovish e privuan nga liria Z.J. (34) nga fsh. Oraovicë, rrethina e Radovishit, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm se F.E. (73) nga Shkupi kishte denoncuar se më 19.06.2026, rreth orës 22:00, në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht me përdorimin e një mjeti prej druri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 19.06.2026, rreth orës 23:00, në SPB Shkup, S.J. (30) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gazi Babës ishte djegur automjeti i tij i pasagjerëve, i markës “Folksvagen”, me targa të Shkupit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.06.2026, në orën 09:00, në Njësinë Policore Novaçi, nga Ndërmarrja e Higjienës Komunale e Komunës së Novaçit është njoftuar se në fshat, gjatë kryerjes së detyrave të punës, është gjetur një granatë e pashpërthyer. Nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, granata është ngritur në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie 75 mm nga Lufta e Parë Botërore.