Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Me datë 20.06.2026, rreth orës 19:15, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin „Nikolla Karev“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga L.H. (48) nga Kumanova dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.T. (21) nga fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin Publik Shëndetësor „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër M.K. (40) nga rrethina i Gostivarit për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 03.06.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, e denoncuara e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

 

Me datë 20.06.2026, në orën 11:10, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën rajonale Gjavatë–Topollçan, 58-vjeçari S.K. nga Manastiri, duke drejtuar motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi dhe bashkudhëtarja e tij S.K. (52) nga Manastiri, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj V.M. nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale „dhunë“. Më 27.05.2026, në vendndalim autobusësh në Kumanovë, pas një grindjeje paraprake, e denoncuara e ka hedhur telefonin celular të së miturës dhe e ka shtyrë, me ç’rast e mitura është përplasur në vendndalimin e autobusëve.

 

Me datë 20.06.2026, në orën 10:10, në NJPB Strugë u njoftua se në rr. „Marshall Tito“ në Strugë, një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 60-vjeçari M.B. nga Ohri, ka goditur një fëmijë 10-vjeçar nga Struga. Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër. Një ekip hetimor i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj Z.B. (61) nga Republika e Turqisë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale „përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme“. Gjatë vitit 2025, i denoncuari kishte siguruar një letërnjoftim të falsifikuar dhe më 15.06.2026 e kishte përdorur në qarkullimin juridik me qëllim që të paraqiste kërkesë për dokument udhëtimi të R. së Maqedonisë së Veriut.

 

Me datë 21.06.2026, në orën 04:40, në Qendrën Memoriale ASNOM në fsh. Pelincë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria N.R. (41) dhe B.R. (39), të dy nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në Qendrën Memoriale kishin sulmuar fizikisht punonjësin e një agjencie sigurimi, e më pas janë sjellë në mënyrë agresive dhe kishin sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët kanë zbatuar veprime zyrtare. Ata janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 20.06.2026, në orën 17:30, para parkut të Universitetit në Tetovë, ishte prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike ndërmjet M.D. (20) dhe L.A. (26), të dy nga Tetova. Gjatë përleshjes është përdorur armë e ftohtë, me ç’rast L.A. i ka shkaktuar plagë nga shpimi M.D., i cili është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Nëpunësit policorë, të cilët siguronin ngjarjen, kanë vepruar menjëherë, me ç’rast në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa L.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.06.2026, në periudhën prej orës 20:25 deri në orën 21:00, me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar kanë realizuar bastisje në shtëpinë e B.Z. (27) nga Gostivari. Gjatë kontrollit janë gjetur substancë pluhurore dhe substancë bimore, të cilat pas ekspertizës së kryer ishte konstatuar se janë kokainë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 20.06.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës u njoftua se në orëm 12:45, gjatë kontrollit të R.R. (42) nga fsh. Trubarevë i Shkupit, i dënuar në këtë institucion, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.06.2026, në orën 13:20, në Stacionin Policor Qendër u njoftua se më 15.06.2026, në periudhën prej orës 18:00 deri në orën 21:00, në rajonin e Qendrës, nga një automjet udhëtarësh “Folksvagen Tiguan”, pronë e një ambasade të huaj, është vjedhur një targë regjistrimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.06.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, M.K. (39) nga Shkupi njoftoi se më 19.06.2026, rreth orës 20:30, në një shesh lojërash në zonën e Qendrës në Shkup, fëmijët e saj të mitur janë sulmuar fizikisht nga dy të mitur, të cilët kanë përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 20.06.2026, në ora 15:00, në SPB Shkup, A.A. (22) nga Shkupi njoftoi se në periudhën prej orës 01:40 deri në orën 02:00, në rajonin e Qendrës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 20.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, D.T. (53) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 14:00, në rajonin e Qendrës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 20.06.2026, në orën 14:38, O.V. (20) nga fsh. Vizbeg i Shkupit denoncoi se, për shkak të marrëdhënieve të ndërsjella të pazgjidhura më parë, në shtëpinë e tij ka ardhur D.A. me një person tjetër dhe e kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast kanë përdorur një send metalik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 20.06.2026, në orën 14:10, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Vizbeg ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një automjet udhëtarësh “Tojota” me targa të Shkupit, pronë e Brigadës Zjarrfikëse Shkup. Teksa ka kryer detyra pune, lëndime ka pësuar një zjarrfikës nga Shkupi, i cili është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për dhënie të ndihmës mjekësore. Zjarri është shuar dhe është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.

 

Më 20.06.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 10:30 në fsh. Pobozhje, komuna e Çuçer Sandevës, P.Gj. (32) nga fsh. Pobozhje, pas marrëdhënieve të prishura më parë, e ka sulmuar me një mjet të fortë L.T. (68) nga po ky fshat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 20.06.2026, në orën 21:45, në SPB Shkup u njoftua se në shtëpi në zonës e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur pa shenja jete K.S. (63) nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 20.06.2026, në orën 23:30. në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.D. (49) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga fsh. Dovezencë, rrethina e Kumanovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.06.2026, në orën 07:50, në Shkup, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria V.N. (66) nga Republika e Bullgarisë, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të një gruaje 29-vjeçare, e cila ka deklaruar se rreth orës 06:00, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, e kishte ndjekur dhe ishte vetëkënaqur seksualisht para saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 21.06.2026 në orën 02:15, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria S.D. (42) nga Shtipi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të fqinjit të tij B.J. (20), i cili ka deklaruar se më 20.06.2026 rreth orës 22:00, në oborrin e tij, S.D. e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

 

 

Accessibility Menu