SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër V.M. (29) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 31.07.2025 në Manastir, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj një personi, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte siguruar nga i denoncuari.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër K.S. (42) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 10.05.2026, para një kazinoje në Shtip, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht E.V. dhe i ka shkaktuar lëndime.
NjPB Viniçë ngriti kallëzim penal ndaj P.T. (34) nga një fshat i komunës së Vinicës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 04.06.2026, në oborrin e shtëpisë familjare në fshat, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Më 21.06.2026, në orën 15:45, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën Prilep–Manastir ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësj “Tojota” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.R. (24) nga fsh. Musinc, komuna e Mogillës, një automjeti “Seat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga V.M. (54) nga Manastiri, dhe një automjeti “Mazda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.M. (51) nga Shkupi. Si pasojë e aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar V.M., ndërsa lëndime trupore bashkudhëtarët e saj S.V. (37), N.V. (40) dhe dy të mitur, të gjithë nga fsh. Vozarci i Kavadarit, si dhe dy shoferët D.R. dhe G.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Një ekipi hetimor i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.06.2026, në orën 02:10, në NJPB Prilep u njoftua se në rr. “Orde Çopella” në Prilep, një automjet “Polo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga 21-vjeçari D.M. nga Prilepi, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Një ekip hetimor i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 21.06.2026, në orën 10:30, në SPB Tetovë u njoftua se në aksin rrugor Mavrovë–Dibër, në afërsi të Manastirit të Bigorit, shtetasi gjerman K.B. (55), duke drejtuar motoçikletë me targa kombëtare gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Një ekip hetimor i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj një burri 49-vjeçar nga një fshat i komunës së Bërvenicës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 05.04.2026, i denoncuari i kishte bërë kërcënime përmes telefonit bashkëshortes së tij, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër O.N. (40) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 01.02.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar substancë “MMB-CHMICA” - kanabinoid sintetik.
Më 22.06.2026, në orën 00:10, në SPB Shkup, nga Institucioni Publik Shëndetësor “Shën Naum Ohridski”, është njoftuar se u ishte sjellë G.J. (31) nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë. Sipas njoftimit, rreth orës 23:35, në zonën e Bit Pazarit, ai ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, ndër të cilët edhe një i mitur, i cili kishte përdorur një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.06.2026, rreth orës 02:50, në SPB Shkup u denoncua se në një objekt akomodimi në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, dy persona nën kërcënimin e një sendi të mprehtë, të punësuarit i kanë marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.06.2026, rreth orës 23:50, në SPB Shkup u denoncua se në një farmaci në zonën e Bit Pazarit, një person me anë të kërcënimit i ka marrë të punësuarës një kasafortë metalike me para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.06.2026, në orën 10:32, në SPB Shkup, N.N. (49) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 05:00, në zonën e Qendrës, një person ia kishte marrë telefonin celular duke përdorur forcë fizike. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.06.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, I.A. (52) nga Shkupi denoncoi se më 20.06.2026, rreth orës 23:00, në një vendndalim të autobusve në zonën e Qendrls, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.06.2026, rreth orës 11:00, në SPB Shkup, B.O. (29) nga fsh. Paligrad, rrethina e Shkupit, denoncoi se në fsh. Batincë ishte sulmuar fizikisht nga M.S. (30) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 21.06.2026, në orën 15:05, në SPB Shkup, R.R. (35) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se pranë hyrjes së shtëpisë së tij kishte gjetur një plumb qorr nga arma zjarrit, i cili e kishte shpuar llamarinën metalike me të cilën ishin mbuluar shkallët dhe hyrja. Po merren masa për zbardhjen e rastit.