SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj O.K. (25) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.06.2026, në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve “Ford”, pronë e të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj N.T. (44) nga fsh. Vellgosht, rrethina e Ohrit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “ndërtim pa leje”. I denoncuari ka ndërtuar shtëpi në pronë të tij pa siguruar paraprakisht leje për ndërtim, të dhënë nga organi kompetent.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj G.P. (52) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 14.05.2026 në Shtip, i denoncuari e kishte sulmusr fizikisht D.T. dhe i kishte shkaktuar lëndime.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj M.K. (41) nga Dibra për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërive”. Gjatë vitit 2024, në një pjesë të parcelës kadastrale me sipërfaqe prej 7.045 metrash katrorë, në pronësi shtetërore, i denoncuari kishte uzurpuar tokë të huaj në atë mënyrë që kishte vendosur një objekt ndihmës pa aktvendim për vendosjen e objektit ndihmës, që është në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj J.S. (67) nga Koçani për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 17.05.2026, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht një të mitur dhe i kishte shkaktuar lëndime.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj D.T. (38) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj B.T., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “zbulim i sekretit zyrtar”. I denoncuari B.T., nëpunës policor në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Prilep, më 16.05.2025, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe ushtrimit të autorizimeve policore në lidhje me një vepër penale të denoncuar, kishte siguruar të dhëna që paraqesnin sekret zyrtar në procedurë parahetimore. Më pas, më 19.05.2025, gjatë komunikimit privat përmes një aplikacioni mobil, ai ia kishte shpërndarë këto të dhëna mbrojtësit të një të dyshuari në procedurë. Të dhënat kishin të bënin me deklaratat e personave të privuar nga liria, ndaj të cilëve ishte caktuar masa e paraburgimit, si dhe me të dhëna lidhur me urdhrat e lëshuar për shoqërimin e një personi.
Më 23.06.2026, në orën 02:10, në rr. “Zhelezniçka” në Gostivar, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar e privuan nga liria S.S. (25) nga Gostivari, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.06.2026 në SPB Veles u denoncua se rreth orës 11:00, në rrugën “Udha e Rashtanit” në Veles, një automjet transportues i markës “Volvo” me targa të Shkupit, me rimorkio me targa të Velesit, i drejtuar nga S.D. (55) nga Velesi, ka goditur këmbësorin O.Gj. (54) nga Velesi. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Veles. Shoferi S.D. është privuar nga liria, ndërsa prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Veles kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Më 22.06.2026 në SPB Prilep u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Mbrojtësit e Prilepit” me rr. “Pere Toshev” në Prilep kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Folksvagen Pasat” me targa të Prilepit, i drejtuar nga O.B. (49) nga Prilepi dhe një trotineti elektrik, i drejtuar nga një e mitur 16-vjeçare. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Një ekip hetimor i SPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.06.2026, rreth orës 13:50, në SPB Koçan, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Koçan u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime trupore J.S. (34) nga fsh. Tripatanc, komuna e Probishtipit. Sipas njoftimit, ajo i kishte pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private në zonën industriale të Koçanit. Një ekip hetimor i SPB Koçan dhe Inspektorati Shtetëror i Punës kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.06.2026 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë ng SPB Shkup e privuan nga liria V.S. (35) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtres përkatëse.
Më 23.06.2026, në orën 02:55, SPB Kriva Pallankë ka pranuar një informacion nga Shtëpia e Shëndetit të Kriva Pallankës se tek ata ishte sjellë M.D. (48) nga fsh. Kiselicë, rajoni i Kriva Pallankës për dhënie të ndihmës mjekesore. Sipas njoftimit, ai kishte pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në Kriva Pallankë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.06.2026, në orën 21:20, në SPB Shkup, I.T. (39) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:30, në zonën e Gazi Babës, djali i tij i mitur ishte sulmuar me një send të fortë nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.06.2026, në orën 18:35, në SPB Shkup, I.T. (55) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar me një send të fortë nga fqinji i tij L.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.06.2026, në SPB Shkup, M.R. (29) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës ishte sulmuar me një send të fortë nga A.H. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.06.2026, rreth orës 14:30, në SPB Gjevgjeli u njoftua se kishte shpërthyer zjarr në një objekt tregtar në rr. “Industriska” në Gjevgjeli. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve - Gjevgjeli, ndërsa gjatë shuarjes një zjarrfikës kishte thithur tym dhe ishte dërguar në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli, ku kishte pranuar ndihmë mjekësore. Është inspektuar vendi i ngjarjes.
Më 23.06.2026, rreth orës 02:50, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, në oborrin e një shtëpie kishte shpërthyer zjarr në automjetin e parkuar “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, pronë e M. Xh. (22). Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është inspektuar vendi i ngjarjes.
Më 22.06.2026, rreth orës 23:05, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gazi Babës, një i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, ku njëri prej tyre i kishte shkaktuar lëndim me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj R.M. (66) nga Dibra për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i patundshmërive”. Gjatë vitit 2025, i denoncuari në parcelë kadastrale në pronësi shtetërore dhe në një pjesë të parcelës kadastrale në vendin e quajtur “Bademi” në Dibër, me sipërfaqe prej 5.999 metrash katrorë, e kishte rrethuar vendin dhe kishte ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi nga organi kompetent, me çka e kishte dëmtuar buxhetin e shtetit.