SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.M. (48) nga fsh. Novo Sellë, komuna e Bogovinës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”. Më 20.02.2026, në rrugën rajonale Tetovë–Vollkovi, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e udhëtarëve “Citroën”, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast ishte konstatuar se patentë-shoferi të cilin e kishte paraqitur për kontroll ka qenë i falsifikuar.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.L. (51) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpim i patundshmërive”. Gjatë vitit 2025, në cilësinë e investitorit, në parcela pronë të RMV-së në territorin e komunës së Tetovës, i denoncuari ka kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse të lëshuar nga organi kompetent i komunës së Tetovës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj Z.J. (33) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Në shkurt të vitit 2026, i denoncuari e ka mashtruar një burrë 29-vjeçar nga rrethina e Gostivarit se për një shumë prej 2.330 eurosh do ta ndihmonte gjatë zhdoganimit të motoçikletës të cilën e kishte sjellë nga Zvicra.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.Gj. (71) nga Gostivari për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 25.05.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij 69-vjeçare, ndërsa më 26.05.2026 e ka sulmuar fizikisht.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj J.Gj. (28) nga Kriva Pallanka për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Më 20.05.2026, në vendin e quajtur “Kalin Kamen” në fsh. Kërkla, rrethina e Kriva Pallankës, e denoncuara u ka bërë kërcënime punonjësve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e më pas ka tentuar t’i pengojë në kryerjen e detyrave zyrtare me një send të fortë.
Më 23.06.2026, rreth orës 13:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria J.M.Sh. (19) nga Austria. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Tojota” me targa austriake, në të cilin ai ishte bashkudhëtar, në çantën e tij të shpinës ishin gjetur dhe sekuestruar pako me marihuanë, një substancë e lëngshme dhe dy llulla për konsumimin e narkotikëve. Personi u ndalua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 23.06.2026, në orën 18:20, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “Rilski Kongres” në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, një person i cili drejtonte një automjet udhëtarësh “Pezho” me targa të Shkupit kishte goditur një motoçikletë të drejtuar nga G.N. (29) nga një rrethinë e Shkupit, i cili kishte rënë nga goditja, e pasi ishte ngritur, sipas denoncimit, drejtuesi i automjetit të udhëtarëve “Pezho” e kishte vënë në lëvizje automjetin dhe disa herë e kishte goditur motoçikletën, si dhe një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Shkupit, pronë e V.O. (44). Më pas, sipas denoncimit, G.N. ishte kapur për derën e përparme të automjetit “Pezho”, por ai kishte vazhduar të lëvizë dhe ta tërheqë disa metra, pas çka G.N. kishte rënë, ndërsa personi me automjetin ishte larguar nga vendi i ngjarjes. G.N. u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Lindje ngriti kallëzim penal kundër H.H. (47) dhe M.Ç. (46), të dy nga Republika e Turqisë, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh”. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimeve kufitare në Pikën Kufitare Deve Bair, të denoncuarit kishin paraqitur për kontroll karta të gjelbra të falsifikuara për automjetet transportuese me gjysmërimorkio, të cilat i kanë drejtuar.
Më 23.06.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.S. (28), A.F. (36) nga Shkupi dhe S.N. (30) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, pasi tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, substancë e ngurtë ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.
Më 23.06.2026, në orën 14:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e arrestuan B.S. (32) nga Kumanova, i cili kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Kumanovës për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë muajsh për kryerje të veprës penale sipas nenit 130 të Kodit Penal. B.S. u dërgua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës për vuajtjen e dënimit.
Më 23.06.2026, në orën 17:10, në SPB Tetovë, punonjës të kompanisë Behtel & Enka denoncuan se gjatë kryerjes së gërmimeve ndërtimore në zonën e fsh. Simnicë, rrethina e Gostivarit, kishin gjetur një mjet shpërthyes. Nëpunës policorë nga NJPB Gostivar kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa gjatë ditës mjeti shpërthyes do të ngrihet nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 23.06.2026, në orën 15:51, në SPB Strumicë, nga Qendra Mjekësore e Strumicës u njoftua se u ishte ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.Ç. (51) nga fsh. Piravë, rrethina e Vallandovës. Sipas njoftimit, ai i kishte pësuar lëndimet pranë digës Vodoça, në rrethinë të Strumicës, gjatë prerjes së druve, me ç’rast mbi të kishte rënë një dru. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.