Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj Z.B. (27) nga Gostivari, për të cilin ekzistojnë bazat e dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 19.06.2026, në rr. “JNA” në Gostivar, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ai ka hedhur një qese me substancë pluhurore të bardhë. Më pas, gjatë bastisjes në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj L.M. (20) për të cilin ekzistojnë bazat e dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë”. Më 25.03.2026, në fshatin Kamjan të Tetovës, i denoncuari me përdorimin e një sendi metalik, i ka dëmtuar xhamat e përparmë të dy automjeteve të udhëtarëve dhe i ka thyer dritaret e një shtëpie familjare.

 

Më 24.06.2026 në orën 19:30, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria I.P. (20) nga fsh. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës. Më herët, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave të Ohrit Konjsko e Poshtme dhe e Sipërme, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Ohrit, ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja 16-vjeçare nga fsh. Marinë, komuna e Ilindenit, të cilat janë konstatuar në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër. Me urdhër të prokurorit publik, një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se I.P. e kishte drejtuar katërçikletën pa patentë shoferi, pas çka është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 24.06.2026 rreth orës 17:30 në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Kiro Gligorov”, në vendin e bashkimit të hyrje-daljes nga objekti, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S. (33) nga Shkupi dhe një biçiklete të drejtuar nga M.M. (45) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. Një ekip nga  SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të njgjarjes.

 

Më 24.06.2026 në ora 21:30 në Pikën Kufitare Jazhincë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.M. (54) nga fsh. Xhepçishtë, rajoni i Tetovës, pasi gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj një nëpunësi doganor. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.06.2026 në orën 00:45 në SPB Shkup, Gj.U. (61) nga Shkupi denoncoi se më 24.06.2026 rreth orës 20:30, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga F.D., i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.06.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, J.M. (18) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 22:40, në vendin e tij të punës në një bastore sportive në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga A.L.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.06.2026 në orën 23:50 në SPB Shkup, D.V. (40) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 23:00, në një kazino në lagjen e Ilindenit, ishte sulmuar fizikisht nga A.S.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.06.2026, në orën 01:25, në vendin e quajtur ..Nova Petla’’ në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Gjevgjeli e privuan nga liria G.D. (27) nga fsh. Negorc, rrethina e Gjevgjelisë, për shkak se kishte sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 24.06.2026, në orën 15:45, në SPB Shkup, T.Z. (32) nga Shkupi denoncoi se më 23.06.2026, rreth orës 01:30, në Parkun e Qytetit në Shkup, dy persona duke përdorur forcë fizike ia kanë marrë portofolin me paratë dhe dokumentet, si dhe telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.06.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, N. Gj. (34) nga fsh. Pakoshevë, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 23.06.2026, rreth orës 17:00, ishte sulmuar fizikisht nga M.M. dhe A.R. (persona të gjinisë femërore). Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj T.M. (20) nga Shtipi, për të cilin ekzistojnë bazat e dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, “pengim i provave” dhe “nxitje”, si dhe ndaj I.K. (22) nga fsh. Tarinc, për të cilin ekzistojnë bazar e dyshimit për kryerje të veprës penale “ndihmë”. Gjatë muajit nëntor 2025, i denoncuari i parë kishte siguruar marihuanë dhe kokainë, të cilat i kishte ripaketuar në sasi më të vogla për shitje, ndërsa i denoncuari i dytë e kishte ndihmuar duke fshehur drogën. Më 15.11.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarve, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë.

 

Më 25.06.2026, rreth orës 02:20, në SPB Shkup, A.A. (42) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Çairit ishin djegur automjeti i tij i pasagjerëve “Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Velesit, pronë e M.M. Nga zjarri ishte përfshirë pjesërisht edhe një automjet “Land Rover” me targa të Shkupit, pronë e A.R. Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikëse - Shkup dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektim dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.06.2026, në orën 13:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale fsh. Sonje e Poshtme – fsh. Govërlevë, rrethina e Shkupit, pas një aksidenti rrugor që kishte ndodhur më herët, një person e kishte sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.06.2026, rreth orës 20:20, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Bit Pazarit, një person me send të mprehtë e kishte sulmuar E.A. (42) nga Shkupi dhe i kishte shkaktuar lëndime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu