Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj G.B. (37) nga Shkupi, për shkak të kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 13.06.2026, në orën 16:50, në bul. "Aradhet Partizane" në Shkup, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, iu gjetën amfetaminë dhe amfetaminë e përzier me metamfetaminë.

 

ZJÇK Strugë ngriti kallëzim penal ndaj M.O. (57) nga fsh. Oktisi, komuna e Strugës, për kryerjen e veprave penale "ndërtim pa leje" dhe "uzurpim i patundshmërive. Gjatë vitit 2026, në fsh. Oktisi, kishte ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme shtëpi në tokë shtetërore, në afërsi të përçuesve ekzistues mbitokësorë të tensionit të mesëm, me çka e ka rrezikuar sigurinë e furnizimit të shfrytëzuesve të tjerë, ndërkaq e ka rrezikuar edhe sigurinë e njerëzve dhe të pronës, për shkak të prishjes së distancës së sigurisë nga përçuesi ekzistues. Nga realizimi i mbikëqyrjes inspektuese, është miratuar aktvendim për largimin e objektit.

 

Më 25.06.2026, në orën 21:55, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën Manastir – fsh.Dragosh, pranë fsh. Bareshan, rrethina e Manastirit, Gj.A. (62) nga fsh. Bareshan, duke drejtuar motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.06.2026, rreth orës 15:10, në NJPB Probishtip u njoftua se në rr. "Jordan Stojanov" në Probishtip, një 17-vjeçar i mitur nga Probishtipi, duke drejtuar moped me targa të Probishtipit, kishte goditur një automjet udhëtarësh "Hyundai", me targa të Manastirit, i ndaluar nga S.S. (52) nga Probishtipi. Pas aksidentit, drejtuesi i mopedit u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Një ekip hetimor i NjPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.06.2026, në SPB Manastir u njoftua se në orën 09:50, në një arë në zonën e fshatit Magarevë, rrethina e Manastirit, ishte gjetur një granatë. Granatën e ka ngritur një piroteknik nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Manastirit, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie të kalibrit 75 mm nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 26.06.2026, rreth orës 00:20, në SPB Shkup u njoftua se në bul. "Jane Sandanski" në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Seat", me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (31) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (19) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Më 25.06.2026, në orën 07:15, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale fsh. Oreshan – fsh. Zelenikovë, një automjet transportues i markës "Mercedes", me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.D. (38) nga fsh. Usje, rrethina e Shkupit, ka goditur këmbësorin N.B. (78) nga fsh. Studeniçan. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.06.2026, në orën 17:10, SPB Shkup ka pranuar një informacion se gjatë transportit me autobus në territorin e lagjes Përzhinë në Shkup, në autobus kishte rënë  J.S. (68) nga Shkupi, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.06.2026, nëpunësit policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria A.I. (51), F.I. (25), B.I. (21), Sh.I. (38) dhe Sh.I. (42), të gjithë nga Tetova, anëtarë të dy familjeve që jetojnë në shtëpinë e njëjtë, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Me fjaë të tjera, sipas denoncimit, rreth orës 21:30, fillimisht ka shpërthyer grindje verbale, e më pas ka kaluar në përleshje fizike me tyre, me ç’rast Sh.I. (42) me një send metalik ka sulmuar të afërmit F.I., B.I. dhe A.I. dhe u ka shkaktuar lëndime. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 25.06.2026, në orën 18:55, nëpunësit policorë të SPB Veles e privuan nga liria P.N. (31) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të një gruaje 71-vjeçare nga Velesi se e kishte sulmuar fizikisht para dhe brenda shtëpisë së saj, si dhe kishte thyer derën hyrëse të banesës. Sipas denoncimit, ai ka shkuar para shtëpisë së saj, e ka kërkuar vajzën e saj, por pasi ajo nuk ka qenë në shtëpi, pas çka e ka sulmuar fizikisht denoncuesen. Pas masave të ndërmarra, u konstatua se P.N. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,11 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 26.06.2026, në orën 03:50, në SPB Shkup, L.F.G.R. (33) nga Kili denoncoi se më 25.06.2026, rreth orës 23:00, në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, me ç’rast njëri prej tyre kishte përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.06.2026, në orën 20:40, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike mes S.L. (32) dhe A.S. (23), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijoj[ parashtresë përkatëse.

 

Më 25.06.2026, në orën 23:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunësit policorë të SPB Shkup i ndaluan T.D. (55) nga Shkupi dhe D.T. (26) nga rajoni i Velesit, pas denoncimit se kishin sulmuar fizikisht G.K. (40) nga fsh. Vevçan, rrethina e Strugës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.06.2026, në orën 22:00, SPB Shkup pranoi një informacion se rreth orës 10:40, një person i cili ishte prezantuar si V.E. dhe si punonjës i një institucioni shtetëror, ka kërkuar të marrë produkte pa pagesë në dy dyqane në zonën e Qendrës. Punonjësit dhe pronarët nuk ia kanë dhënë produktet pa pagesë, pas çka ka filluar që t’u bëjë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.06.2026, në orën 06:30, në rajonin e Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.T. (43), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte tentuar të kryente akt të dhunshëm seksual ndaj një gruaje 40-vjeçare, e cila kishte qëndruar për tre ditë në shtëpinë ku ai ishte qiraxhi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 26.06.2026, në orën 02:25, në SPB Shkup u njoftua se kishte shpërthyer zjarr në nënkulmin e një ndërtese në zonën e Qendrës. Gjatë përpjekjes për ta shuar zjarrin me aparate zjarrfikëse, D.S. (54) dhe B.A. (49), të dy nga Shkupi, kanë thithur tym dhe janë dërguar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" për dhënie të ndihmës. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup e lokalizoi dhe e shuajti zjarrin. Më vonë, edhe tre persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit. Në vendngjarje dolën nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe u njoftua prokurori publik.

 

Më 26.06.2026, rreth orës 05:50, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Marinë, në dalje drejt fsh. Kadino, komuna e Ilindenit, kishte shpërthyer zjarr në dy automjete: ,,Folksvagen Tuareg me targa të Shkupit, pronë e M.T. (29), dhe ,,Reno Megan’’ me targa të Shkupit, pronë e M.A. (55). Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup,  ndërsa persona të lënduar nuk ka. Në vendngjarje dolën nëpunës policorë nga SPB Shkup.

 

Më 25.06.2026, rreth orës 14:30, në NJPB Radovish u denoncua se në fsh. Gabrevc, rajoni i Radovishit, kishte rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të R.P. nga fshati i njëjtë. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Radovish dhe Shoqata Vullnetare Zjarrfikëse "Mantovo" nga Konçe. Një ekipi i NJPB Radovish bëri këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.06.2026, në orën 19:45, në Vinicë, nëpunësit policorë të NJPB Vinicë e privuan nga liria S.A. (42) nga Vinica, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht motrën, mbesën dhe babanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 25.06.2026, në orën 15:20, në NJPB Gostivar, një grua 22-vjeçare nga Gostivari denocoi se për një periudhë të gjatë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga partneri i saj B.I. nga Gostivari. Sipas denoncimit, tre vjet më parë ai i kishte shkaktuar një lëndim të rëndë trupor, ndërsa më 18.06.2026 e kishte sulmuar sërish fizikisht dhe i kishte bërë kërcënime asaj dhe një miku të saj. Më pas, me urdhër gjykate, u realizua bastisje në shtëpinë e të denoncuarit B.I., me ç’rast u gjet një pushkë gjahu që i përkiste babait të tij të ndjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 25.06.2025, në orën 20:45, në Strugë, nëpunësit policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria V.A. (47) nga Struga, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 47-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

 

Bottom of Form

 

 

Accessibility Menu