Më 26/27.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.J. (26), M.J. (24), M.T. (37) dhe M.P. (20), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 26.06.2026, rreth orës 16:00, në SPB Shkup është njoftuar se në bul. "Aradhet Partizane", para kryqëzimit me rr. "Angel Dinev" në Shkup, derisa udhëtonte me autobus, brenda në autobus ka rënë udhëtarja S.Z. (52) nga Shkupi dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.06.2026, në orën 16:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. "Aradhet Partizane" me rr. "Nikolla Parapunov" dhe rr. "Demir Trajko" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.I. (66) nga fsh. Svillarë e Poshtme, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete "Aprilia" me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.A. (28) nga Shkupi. Ngy ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuarar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.06.2026, në orën 17:50, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën magjistrale Gradsko–Prilep, afër fsh. Oreovec, një automjet transportues "Mercedes" me rimorkio, me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.A. (58) nga Manastiri, ka dalë nga rruga. Në aksident ka ndërruar jetë S.A., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Prilep. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dhënë për obduksion, ndërsa ekipi hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.06.2026, rreth orës 14:00, në SPB Shkup, H.I. (27) nga fsh. Cërn Vrv, komuna e Studeniçanit, denoncoi se në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga S.I. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 26.06.2026, në orën 05:40, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria H.J.E. (44) nga Turqia, i cili drejtonte një automjet transportues "Reno" me gjysmërimorkio, pasi gjatë kontrollit kufitar ishte konstatuar se kishte paraqitur për kontrollkarta të gjelbra të falsifikuara. Ai u ndalua në Stacionin Policor - Kriva Pallankë për procedurë të mëtejshme, pas çka është ngritur kallëzim penal për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "falsifikimi i dokumenteve".
Më 26.06.2026, në orën 10:00, në Prilep, nëpunës policorë nga SPB Prilep privuan nga liria I.P. (25) nga Prilepi. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prilepit, ishte gjetur një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.06.2026, në ora 10:20, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 43-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar veprën penale "mashtrim". Sipas denoncimit, rreth katër muaj më parë, përmes një miku të tij, ai kishte rënë në kontakt me I.J. nga Shkupi. Në një takim në Shkup, i denoncuari i kishte premtuar se do t’i siguronte patentë shoferi pa iu nënshtruar provimit, duke kërkuar për shërbimin 1.300 euro dhe një kopje të letërnjoftimit. Denoncuesi i kishte paguar në disa raste gjithsej 1.200 euro, por pasi patentën e premtuar nuk e ka marrë, ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.06.2026, në ora 10:20, në SPB Tetovë, një 67-vjeçar nga Tetova denoncoi se ishte mashtruar nga një grua nga fsh. Negotinë, rrethina i Pollogut, e cila ishte prezantuar në mënyrë të rreme si profesoreshë universitare. Denoncuesi, tre vitet e kaluara, në disa raste i kishte huazuar 3.400 euro, për shkak se gjoja vajza e saj kishte pësuar aksident rrugor në Francë dhe i nevojiteshin për mjekim. Por, ndërkohë ka kuptuar se ajo e ka mashtruar dhe e ka denoncuar rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.D. (39) dhe A.D. (46) nga fsh. Radolishtë i Strugës, si dhe kundër një të mituri nga fsh. Frangovë, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen veprës penale "dhunë ndaj fëmijës", sipas nenit 201-a të Kodit Penal. Të denoncuarit, më 03.05.2026, rreth orës 18:00, në oborrin e një shkolle fillore në Strugë, kishin sulmuar fizikisht dy të mitur, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Më 27.06.2026, në orën 01:30, nëpunësit policorë të SPB Veles arrestuan I.S. (47) nga Velesi, nën dyshimin se në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë" në Gradsko, kishte marrë një orë dore nga një automjet "Reno Megan" me targa të Shkupit, pronë e M.A. (46) nga Shkupi. Sendi i marrë është gjetur tek I.S. dhe i është kthyer pronarit, ndërsa I.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.06.2026, në orën 01:40, në stadiumin e qytetit në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e arrestuan D.T. (26) nga Shkupi, pasi kishte sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 26.06.2026, në orën 13:00, në SPB Shtip, Xh.D. (35) nga Shtipi denoncoi se më 25.06.2026, rreth orës 15:00, në oborrin e shtëpisë së saj në Shtip, ishte sulmuar fizikisht nga M.A. dhe bashkëshortja e tij M.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 26.06.2026, rreth orës 23:30, në SPB Shkup u njoftua se në një banesë në zonën e Karposhit ishte gjetur i pajetë T.F. (65) nga Shkupi. Mjeku i ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është bërë hetim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Më 26.06.2026, në ora 14:00, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, V.P. (64) nga Gjevgjelia raportoi se po atë ditë, rreth orës 09:00, gjatë kryerjes së punëve me traktor në një arë në Gjevgjeli, pronë e një personi juridik nga Gjevgjelia, kishte gjetur një granatë të vjetër aviacioni. Për ngritjen e granatës është njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 26.06.2026, në orën 16:00, në SPB Strumicë u njoftua se në rrugën "Stiv Naumov" në Strumicë, V.K. (40) nga Strumica, duke drejtuar një automjet "Folksvagen Pasat" me targa të Strumicës, është përplasur në automjetet e parkuara "Pezho", "Citroën" dhe "Ford", të gjitha me targa të Strumicës. Në këtë rast, V.K. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, e në me rast është konstatuar se V.K. nuk ka poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 26.06.2026, në orën 21:20, në SPB Strumicë, një grua 30-vjeçare nga Strumica denoncoi se në rrugën para shtëpisë së saj ishte sulmuar me send të mprehtë nga I.A. (person femër), pas një zënke paraprake mes fëmijëve të tyre. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.06.2026, në orën 23:30, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, një 46-vjeçar nga Gjevgjelia denoncoi se po atë ditë, rreth orës 22:00, djali i tij i mitur, i cili ndodhej me shokët e tij, ishte sulmuar fizikisht nga një person në rrugën "Sava Mihajlov" në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.06.2026, në orën 14:00, në Stacionin Policor të Strumicës, F.Ç. (35) nga fshati Nova Maalla, rajoni i Strumicës, denoncoi se ai dhe vëllai i tij ishin sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë familjare nga E.N. dhe dy djemtë e tij, të gjithë nga fsh. Nova Maalla. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.06.2026, rreth orës 19:30, në NJPB Radovish u denoncua një përleshje fizike në rr. "Kaluzliska" mes Xh.Xh. (27) dhe M.Xh. (30) nga njëra anë dhe T.T. (48) dhe S.T. (51) nga ana tjetër, të gjithë nga Radovishi. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 26.06.2026, në ora 22:30, Stacioni Policor i Gjevgjelisë mori një njoftim nga Kompleksi i Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup se tek ta me automjetin e Ndihmës së Shpejtë nga Gjevgjelia ishte sjellë S.P. (32) nga Shkupi, i cili, sipas njoftimit, kishte pësuar lëndime nga goditja e rrymës elektrike gjatë kryerjes së punëve në një shtëpi pushimi në fsh. Nikoliq, komuna e Dojranit, në pronësi të A.N. nga fsh. Kadinë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.