Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 27.06.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria E.M. (34) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Strugë ngriti kallëzim penal ndaj N.S. (42) nga një fshat i Strugës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës”, sipas nenit 201, paragrafi 1 të Kodit Penal. E denoncuara, në orët e mbrëmjes së datës 08/09.06.2026, i ka lënë dy fëmijët e saj të mitur të flenë në automjetin e saj, derisa ka qenë në punë. Në koordinim me prokurorin publik,  nëpunësit policorë kanë ndërmarrë masa dhe në automjetin e parkuar në një parking tokësor në rr. “Vllado Maleski” në Strugë, i kanë gjetur fëmijët duke fjetur.

 

SPB Strugë ngriti gjithashtu kallëzim penal kundër Ç.D. (35) nga fshati Shum i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”, sipas nenit 201-a të Kodit Penal. Më 15.05.2026, rreth orës 12:00, në rrugën lokale në fshatin Zagraçan, ai sulmoi fizikisht një 10-vjeçar nga i njëjti fshat.

 

Më 28.06.2026, në orën 00:13, në SPB Tetovë u njoftua se në Gostivar, një person i panjohur, i cili ka qenë me një automjet udhëtarësh “Jeep”, kishte shtënë disa herë me armë zjarri dhe më pas ishte larguar në drejtim të qendrës së qytetit. Nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa rreth orës 02:10, në SP Gostivar është paraqitur vetë A.M. (65) nga Gostivari dhe i janë sekuestruar një pistoletë “Bereta”, të cilën e posedonte me leje, një karikator me 8 fishekë dhe një karikator bosh për armën e njëjtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.M. do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 27.06.2026, në orën 11:00, në Tetovë, në kryqëzimin e rr. “Vidoe Smilevski Bato” dhe “29 Nëntori”, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria N.B. (65), shtetase e Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”, sipas nenit 247 të Kodit Penal, dhe duke vepruar pas denoncimit të ditës së mëparshme të një burri 67-vjeçar nga Tetova se ishte mashtruar nga një person femër, e cila ishte prezantuar rrejshëm  si profesoreshë universitare dhe së cilës disa herë gjatë muajve të kaluar i kishte huazuar 3.400, për arsye se gjoja vajza e saj kishte pësuar aksident rrugor në Francë dhe i duheshin para për mjekim. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 27.06.2026, në orën 13:00, në Kërçovë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Kërçovë e privuan nga liria M.Z. (23) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një rrënjë të mbjellë kanabisi, mbetje kanabisi dhe mbetje të një substance pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 27.06.2026, në orën 19:30, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.M. (24) nga fsh. Gradec, Kriva Pallankë, pas denoncimit të mëparshëm se me automjetin e tij kishte goditur automjetin e A.A. nga Shkupi, e më pas e kishte kërcënuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Më 27.06.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, E.L. (55) nga Shkupi denoncoi se më 26.06.2026, rreth orës 18:30, në zonën e Bit Pazarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga katër persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.06.2026, në orën 14:10, në SPB Shkup, U.R. (25) nga Shkupi denoncoi se në fsh. Lisiçe e Sipërme ishte sulmuar fizikisht nga Z.Z. (68) nga Shkupi, i cili e kishte kërcënuar edhe me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.06.2026, në SPB Manastir u njoftua se në një arë në zonën e fsh. Kukureçan, rrethina e Manastirit, ishte gjetur një granatë e pashpërthyer. Është njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit për ngritjen e sigurt të granatës.

 

Më 27.06.2026, në orën 21:30, nëpunësit policorë të SPB Manastir i privuan nga liria Xh.R. (33) dhe S.I. (33), të dy nga Manastiri, për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.06.2026, në orën 10:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria K.A. (47) nga Republika e Çekisë, i cili kishte mbërritur me një automjet “Roller Team”, për shkak se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur marihuanë dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më 27.06.2026, në orën 06:00, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria V.E. (50), pas denoincimit të mëparshëm se kishte kërcënuar fqinjën e tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.06.2026, rreth orës 11:00, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Karposhit, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Gj.K. (66) dhe N.K. (61), nga njëra anë, dhe B.K. (41), F.K. (18) dhe A.K., nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.06.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, I.S. (25) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në zonën e Gazi Babës ajo dhe vajza e saj e mitur ishin sulmuar fizikisht nga K.R. (21) nga Velesi dhe R.R. (25) nga Kumanova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 27.06.2026, në ora 11:30, në SPB Shkup, I.T. (36) nga fshati Creshevë, rajoni i Shkupit, raportoi se në zonën e Gazi Babës, I.J. e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte drejtuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.06.2026, në ora 15:30, në SPB Shkup, R.R. (25) nga Kumanova denoncoi se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga B.U. (28) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 27.06.2026, në orën 15:23, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Novo Sellë, rrethina e Shkupit, kishte shpërthyer zjarr, me ç’rast ishin djegur ara me kultura bujqësore dhe një hapësirë ndihmëse me kafshë shtëpiake. Zjarri ishte shua nga Brigada Zjarrfikëse – Shkup. Persona të lënduar nuk ka.

 

Më 28.06.2026, në ora 04:05, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Qendrës ishte djegur një automjet udhëtarësh "Range Rover" me targa të Shkupit, në pronësi të S.B. (54) nga Shkupi. Zjarri u shua nga Brigada Zjarrfikëse – Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu