Më 28.06.2026, rreth orës 08:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale Shkup–Veles ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.S. (75) nga Shkupi dhe një mopedi „Hamaçi“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.T. (54) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.06.2026, në orën 17:25, në NJPB Resnjë u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Koço Racin“ dhe rr. „Hristo Gerasovski“ në Resnjë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Resnjës, i drejtuar nga L.N. (22) nga fshati Dërmen, komuna e Resnjës dhe një mopedi me targa të Resnjës, i drejtuar nga M.T. (48) nga Resnja. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip hetimor i NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.06.2026, në orën 13:30, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria O.S. (45) nga Ukraina, me qëndim në Shkup, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencën operative është konstatuar se figuronte me masën „stop“ në bazë të kërkesës së Gjykatës Themelore Penale Shkup. Me fjalë të tjera, ai kishte mbërritur me automjet udhëtarësh „Hjundai“ me targa bullgare, ndërsa ka pasur ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.
Më 28.06.2026, në orën 14:35, në NJPB Gostivar u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar–Vrutok, në fsh. Zdunjë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.J. (44) nga Gostivari dhe një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T. (26) nga Gostivari. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Një ekip hetimor i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
ZJÇK Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.T. (50) për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“ ndaj nënës së tij I.T. (69), të dy nga një fshat i Gostivarit. Më 13.06.2026, rreth orës 18:30, në oborrin e shtëpisë familjare, i denoncuari ka bërë kërcënime serioze me jetë ndaj nënës së tij.
Më 28.06.2026, në orën 01:15, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.A. (33) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit kufitar ishte konstatuar se automjeti „Audi A8“, që e drejtonte, kërkohej nga Interpoli Gjermani, respektivisht ishte paraqitur si i vjedhur. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 29.06.2026, në orën 01:10, në fsh. Mesheishtë, komuna e Debërcës, nëpunës policorë të SPB Ohër e ndaluan K. Gj. (32) nga fshati i njëjtë. Ai paraprakisht, në një objekt hotelierik në Mesheishtë, kishte sulmuar fizikisht dhe me një send prej druri L. Gj. (57) nga Mesheishta dhe A.S. nga fsh. Vranishtë i Strugës, ndërsa më pas, jashtë objektit, kishte dëmtuar një automjet të udhëtarëve „Folksvagen“ me targa të Strugës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 29.06.2026, në orën 01:30, në rr. „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria M.D. (19) nga Tetova, pasi kishte shfaqur sjellje agresive dhe kishte kërcënuar nëpunësit policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,33 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 28.06.2026, rreth orës 19:00, në SPB Shkup, P.P. (48) nga Shkupi denoncoi se në një kënd lojërash në territorin e Komunës së Qendrës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga P. „P“. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.06.2026, rreth orës 18:30, në SPB Shkup u njofua se në zonës e Karposhit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.I. (26) dhe S.J. (22), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 28.06.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, R.P. (51) nga Shkupi denoncoi se më 27.06.2026, rreth orës 21:30, në zonën e Bit Pazarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.06.2026, në orën 10:20, në SPB Shkup, B.A. (72) nga fsh. Luboten i Shkupit denoncoi se pas një grindjeje paraprake, ai, djali i tij dhe nusja e tij ishin sulmuar fizikisht nga B.A. (47), po ashtu nga fsh. Luboten. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.06.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, Xh.I. (29) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga fqinja e saj I.F. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.06.2026, në orën 18:15, SPB Shkup ka pranuar informacion se në zonën e Karposhit, në pishinë në oborrin e shtëpisë, është gjetur i pajetë M.J. (58) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Më 28.06.2026, në orën 19:00, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria D.M. (46) nga një fshat i Kriva Pallankës, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Ai u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 28.06.2026, në orën 16:35, në SPB Shkup, I.E. (74) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30, në Parkun e Qytetit në Shkup, ishte sulmuar nga dy persona me një send të fortë dhe ia kishin marrë çantën me portofolin, paratë, dokumentet personale dhe telefonin mobil. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.06.2026, në orën 16:20, në fsh. Llaskarcë të Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.S. (48) nga fshati i njëjtë, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se gjatë ahengut familjar kishte shtënë me pistoletë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 28.06.2026, në orën 17:30, në NJPB Gostivar, një grua 47-vjeçare nga një fshat i Gostivarit denoncoi se më 20.06.2026, rreth orës 13:00, në objektin hotelierik ku punonte, kishte ardhur bashkëshorti i saj S.M., i cili i kishte kërkuar para dhe e kishte kërcënuar. Ndërsa më 28.06.2026 i kishte dërguar edhe një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.06.2026, rreth orës 03:35, SPB Shkup pranoi informacion se në zonën e Bit Pazarit është përfshirë nga zjarri një objekt afarist – furrë buke. Zjarri është lokalizuar nga pronari i objektit dhe nuk ka persona të lënduar. Këqyrja e vendit të ngjarjes do të kryhet gjatë ditës.
Më 28.06.2026, në orën 17:00, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.V. (40) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 64-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.