Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.06.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Veles ngriti kallëzim penal ndaj D.T. (36) nga Velesi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 04.11.2025, në lagjen Prevalec, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjet taksi, në të cilin i dyshuari ishte pasagjer, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj D.D. (40) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "rrezikimi i sigurisë" dhe "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm". Më 30.05.2026 përmes një rrjeti social, i denoncuari i kishte bërë kërcënime partneres së tij jashtëmartesore, ndërsa më pas në oborrin e shtëpisë së saj me lëng të ndezshëm ka shkaktuar zjarr.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër B.A. (20) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 18.02.2026, në hapësirë parkingu në Shtip, i denoncuari dhe tre persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe i kanë shkaktuar lëndime.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal ndaj K.A. (53) nga fsh. Angellc, komuna e Vasilevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale: "rrezikim i sigurisë" dhe "përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik". Përmes një rrjeti social, i dyshuari ka promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj një personi.

 

Më 29.06.2026, rreth orës 12:40, në SPB Kumanovë u njoftua se në rr. "Done Bozhinov" në Kumanovë kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Seat Ibiza" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova dhe një motoçiklete me targa të Kumanovës, e drejtuar nga D.S. (49) nga Kumanova. Si pasojë e lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe një ekip hetimor i SPB Kumanovë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 29.06.2026, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 05:30, në autostradën "Miqësia", në rrugën shërbyese që e lidh me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, një automjet udhëtarësh "Nisan" me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga N.Gj. (33) nga Serbia, ishte përplasur në një gardh metalik dhe ishte përmbysur. Në aksident, shoferi dhe bashkudhëtarja e tij A.Gj. (26) nga Serbia kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa fëmija i tyre dyvjeçar ka pësuar lëndime trupore. Lëndimet u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup. Prokurori publik dhe një ekip hetimor i SPB Shkup kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Më 29.06.2026, në orën 13:40, në SPB Shkup u njoftua se në lagjen Bardovc, në rajonin e Shkupit, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Tojota" me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.H. (34) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.Gj. (59) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës të Kompleksit të Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 29.06.2026, në orën 13:30, në SPB Strumicë u njoftua se në rrugën lokale fsh. Robovë- fsh. Murtinë, në rrethinën e Strumicës, një automjet i udhëtarëve "Opel Korsa" me targa të Strumicës, i drejtuar nga A.T. (22) nga Strumica, me vendbanim në fsh. Mokrievë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në serat bujqësore, në pronësi të K.I. nga fsh. Murtinë. Në aksident, bashkudhëtarja U.T. (62) nga fsh. Mokrievë ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Një ekip hetimor i SPB Strumicë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 29.06.2026, në orën 13:10, nëpunësit policorë të NJPB Negotinë zhvilluan bisedë zyrtare me I.D. (28) nga Negotina. Ai dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme nga një truall i një kompanie ndërtimore në Negotinë. Një pjesë e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 29.06.2026, në orën 05:10, në rr. "Kosta Abrash" në Ohër, nëpunësit policorë të SPB Ohër e arrestuan T.N. (21) nga Polonia, pasi më herët, nën ndikimin e alkoolit, në një objekt hotelierik kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 29.06.2026, në orën 20:00, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Tearcë e arrestuan A.B. (34) nga fsh. Sllatinë, rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm I.S., i cili kishte denoncuar se rreth orës 15:30, në lokalin e tij në fshat, i denoncuari e kishte shantazhuar atë dhe djalin e tij dhe u ka kërkuar para, ndërsa më pas e kishte kërcënuar djalin e tij me një send të mprehtë. I denoncuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 29.06.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, Z.B. (41) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Shuto Orizares, ajo dhe djali i saj i mitur ishin sulmuar fizikisht nga Xh.B.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 29.06.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Bllacë e Sipërme, në rrugën që çon për në fsh. Bllacë e Poshtme, kishte shpërthyer zjarr, me ç’rast ishte djegur pylli me degëzim të ulët, bar i thatë, një shtëpi e vjetër pushimi dhe një objekt ndihmës i braktisur, në pronësi të E.Ç. (57) nga fshati Vizbeg, rrethina e Shkupit. Zjarri u shua nga Brigada Zjarrfikëse Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

 

Më 30.06.2026, në orën 00:45, nëpunësit policorë të SPB Manastir e arrestuan G.M. (37) nga Shtipi, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 30.06.2026, rreth orës 02:40, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit ishte përfshirë nga zjarri një objekt në pronësi të I.K. (51) nga Tetova. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasti

 

 

Accessibility Menu