Më 30.06.2026, në orën 17:15, SPB Shkup ka pranuar informacion se në rrethrrotullimin e bul. „8 Shtatori“ dhe rr. „Skupi“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor, në të cilin janë përfshirë një automjet udhëtarësh ,,Tojota’’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.P. (46) nga Shkupi dhe një biçikletë e drejtuar nga B.J. (33) nga Gostivari. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ – Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj E.M. (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 28.04.2026, në Shkup, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast i është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj S.I. (68) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 21.03.2026, në territorin e fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë kanë kontrolluar automjetin e udhëtarëve të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe municion.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj A.K. (34) nga fsh. Rogël, komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 25.05.2026, i denoncuari, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Shtipit, pas një grindjeje paraprake, ka sulmuar fizikisht një person zyrtar të institucionit.
Më 30.06.2026, në orën 22:15, nëpunësit policorë të NJPB Prilep, në rrugën "Lece Koteski" në Prilep, i privuan nga liria C.M. (33), A.I. (30), T.I. (30), S.K. (44) dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës, pasi kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 30.06.2026, në orën 18:00, në NJPB Strugë u njoftuan se më 29.06.2026, rreth orës 09:30, në një hapësirë parkimi në fsh. Misleshevë, rrethina e Strugës, një biçikletë e drejtuar nga K.R.S. (39) nga Struga u përplas me një automjet të parkuar "Folksvagen Golf" me targa të Strugës, i parkuar nga I.M. (71) nga Mislesheva. Si pasojë e aksidentit, K.R.S. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special "Sh. Erasmo" në Ohër. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit e ka kryer ekipi i hetimit.
Më 30.06.2026, në SPB Veles u njoftua se rreth orës 13:00, pranë fsh. Mrezhiçko, rrethina e Kavadarit, gjatë shkarkimit të dheut nga një kamion "MAN" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga I.K. (56) nga Kavadari, automjeti është përmbysur dhe ka rënë në një humnerë. Si pasojë e plagëve të marra, I.K. humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë nga Kavadari. Trupi i viktimës dhe automjeti u nxorën nga humnera nga ekipi alpinist i Njësisë Speciale Antiterroriste "Tigar" dhe Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kavadarit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Këqyrjen e vendit e kryen prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Kavadar.
Më 30.06.2026, në SPB Veles u njoftua se rreth orës 18:30, në rr. "Sarajevska" në Veles, një traktor "IMT" me rimorkio dhe me targa të Velesit, i drejtuar nga S.I. (50) nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur në murin e një shtëpie. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi hetimor i SPB Veles.
Më 01.07.2026, rreth orës 00:15, në SPB Shkup, S.K. (31) nga Shkupi raportoi se më 30.06.2026, rreth orës 22:45, në shetitoren e lumit Vardar, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët ia kishin marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 01.07.2026, rreth orës 03:45, në SPB Shkup, 20- vjeçarja A.P. nga Shkupi njoftoi se në Parkun e Qytetit në Shkup, pasi ia kishin marrë telefonin celular I.A. (37) dhe A.Q. (34), ajo i kishte thirrur miqtë e saj S.K. (27) dhe S.K. (23). Më pas, I.A. e kishte thyer telefonin, pas çka kishte shpërthyer një përleshje fizike ndërmjet I.A. dhe A.Q. nga njëra anë dhe S.K. e S.K. nga ana tjetër. Të gjithë janë nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.06.2026, rreth orës 11:35, në SPB Shkup u njoftua se në një shtëpi në fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ishte gjetur pa shenja jete R.Gj. (52). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.
Më 30.06.2026, në orën 10:00, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria V.K. (52) nga Kumanova, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg për kryerje të veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik", sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Personi ishin dërgua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Këshanjë për vuajtjen e dënimit.
Më 30.06.2026, në orën 09:45, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Kumanova, për shkak të dyshimit se në zonën e Kumanovës kishte kryer veprat penale vjedhje të rënda dhe vjedhje. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 30.06.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup, N.A. (42) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, njoftoi se më 29.06.2026, rreth orës 18:30, në lagjen Kisella Jabuka, rajoni i Shkupit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga J.K. (person i gjinisë femërore) dhe një i mitur tjetër, ndërsa S. "P" kishte tentuar ta sulmonte, por ishte penguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.06.2026, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarit kishte shpërthyer zjarr në një deponi ilegale. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikëse – Shkup.
Më 30.06.2026, rreth orës 21:35, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave "Nënë Tereza", u njoftua se aty ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.K. (48). Sipas njoftimit, ai ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në zonën e Çairit. Në vendin e ngjarjes dolën nëpunësit policorë të SPB Shkup, ndërsa u njoftua edhe inspektori i punës.
Më 30.06.2026, në orën 17:15, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunësit policorë të SPB Shkup e ndaluan N.R. (40) nga Republika e Kosovës, pas një kallëzimi paraprak se kishte sulmuar fizikisht R.M. (63) nga Shkupi. Pas kontrolleve të kryera u konstatua se ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në shtet. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 30.06.2026, rreth orës 18:00, në SPB Shkup, M.D. (56) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, njoftoi se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij L. "P.". Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 30.06.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, H.M. (43) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.