Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.07.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Resnjë ngriti kallëzim penal ndaj A.P. (68) nga Resnja, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 20.06.2026, i denoncuari në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal ndaj M.M. (27) nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.03.2026, në Strugë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj B.R. (58) nga fsh. Mateç, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 20.02.2026, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar municion.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Makedonski Brod ngriti kallëzim penal ndaj V.P. (61) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”. Më 12.06.2026, në Stacionin Policor në Makedonski Brod, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili kryente detyra zyrtare.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj F.S. (64) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 10.12.2025, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e djalit të të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar municion.

 

Më 30.06.2026, në orën 11:32, në SPB Shtip, nga Spitali Klinik i Shtipit u njoftua se tek ata nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu i Shtipit ishte dërguar një i dënuar 39-vjeçar nga një rrethinë e Kavadarit. Sipas njoftimit, në institucion një i dënuar 59-vjeçar nga një rrethinë e Strumicës kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj të dëmtuarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 01.07.2026, në orën 13:50, në Zherovjan, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Zherovjan e privuan nga liria M.M. (64), duke vepruar pas denoncimit paraprak të kushëririt të tij M.M. (57) nga fsh. Tenovë, rrethina e Tetovës, i cili deklaroi se rreth orës 11:40, në oborrin e tij, ishte sulmuar fizikisht nga i denoncuari, i cili gjithashtu e kishte kanosur me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.07.2026, në orën 23:55, në Gostivar, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria N.Sh. (38), duke vepruar pas denoncimit paraprak të kushëririt të tij E.Sh. (38) nga Gostivari, i cili deklaroi se rreth orës 23:10, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga i denoncuari, i cili kishte përdorur një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.07.2026, në orën 16:20, në rrugën Ohër–Podmojë, te nyja rrugore “Shën Erasmo”, një veturë e tipit Opel me targa të Strugës, e drejtuar nga S.M. (70) nga fshati Podgorc i Strugës, ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur në një shtyllë metalike elektrike. Ai, si dhe dy të mitur të moshës 14 dhe 16 vjeç nga fshati Podgorc, janë dërguar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit publik, ekipet policore kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

02.07.2026, orën 01:00, nëpunës policorë të Njësisë Policore Demir Hisar, në rrugën “Bitolska” në Demir Hisar, i kanë privuar nga liria G.S. (41) dhe T.I. (37), të dy nga fshati Arvat, rrethina e Resnjës. Gjatë kontrollit të një automjeti “Pezho” me targa të Resnjës, i drejtuar nga G.S., janë gjetur dy pushkë gjuetie në këllëf, për të cilat personat nuk posedonin leje për mbajtje të armëve, si dhe 16 copë municion. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

02.07.2026, orën 04:40, në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.F. (19), shtetase e Republikës së Italisë, pasi ajo ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave zyrtare është konstatuar se personi nuk ka qëndrim të rregulluar në shtet. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj G.F. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.07.2026, në SPB Shkup, L.D. (63) nga Shkupi ka denoncuar se më 30.06.2026, në zonën e Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.07.2026, në orën 22:35, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës, brenda rrethit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave, është përfshirë nga zjarri një makinë pune – ekskavator. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse. Persona të lënduar nuk ka. Nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë ditës do të kryhet inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Accessibility Menu