Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj Q.H. (49), për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale: “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 30.06.2026, në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në Gostivar, i denoncuari e ka dëmtuar portën hyrëse me automjet, ka goditur një automjet të parkuar dhe ka dëmtuar një dritare të shtëpisë, e më pas e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj I.M. (51) nga Gostivari, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 29.06.2026, në shtëpinë familjare në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal ndaj I.P. (18) nga Sveti Nikolla, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës”. Më 16.06.2026, në oborrin e një shtëpie, pas një grindjeje me nënën e saj, e njëjta i ka bërë kërcënime nënës së saj me një send të mprehtë.
Më 02.07.2026, në orën 16:00, në SPB Shtip u njoftua se në rrugën rajonale fsh. Krupishtë–Probishtip, në drejtim të nyjës me rrugën ekspres Shtip–Koçan, një automjet udhëtarësh“Opel Korsa” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.P. (43) nga fsh. Angellc, komuna e Vasilevës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, K.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip hetimor i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.07.2025, në Vinicë, nëpunësit policorë të NJPB Vinicë e kanë privuar nga liria M.E. (28) nga Vinica, pasi gjatë bastisjes së realizuar me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore e Vinicës, në shtëpinë etij dhe në hapësirat janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një kartëmonedhë me mbetje të një lënde pluhurore të bardhë dhe një thërrmuese, ndërsa gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 01.07.2026, në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles i privuan nga liria M.A. (35), B.G. (59), T.R. (65) dhe G.R. (38), të gjithë nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në rrugën "Pavel Shatev" në Veles, pas një grindjeje të shkurtër, kishte ndodhur përleshje fizike mes tyre, me ç’rast ishte përdorur edhe një send prej druri. Mjeti ishte gjetur dhe sekuestruar, ndërsa personat u ndaluan në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 02.07.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, A.S. (23) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.07.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, V.K. (19) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 20:30, në zonën e Bit Pazarit, derisa ndodhej me vëllanë dhe një shok për t'u takuar me një person tjetër, kishte ardhur A.B. së bashku me një person tjetër dhe, duke përdorur një armë zjarri – pistoletë, u kishte bërër kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.07.2026, në orën 18:10, në SPB Shkup, R.A. (46) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 12:00, në zonën e komunës së Aerodromit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga I.S. dhe edhe dy persona të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.07.2026, në orën 15:45, në SPB Shkup, F.N. (30) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga M.T. (33) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 02.07.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare denoncoi se më 21.06.2026, rreth orës 21:00, në zonën e Karposhit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, prej të cilëve i njihte dy veta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.07.2026, rreth orës 23:35, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Qendrës, një e mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitura të tjera, të cilat i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.07.2026, rreth orës 14:30, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Karposhit ishte dëmtuar një automjet i pasagjerëve në pronësi të një institucioni publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.07.2026, në orën 05:40, në Strugë, nëpunësit policorë e privuan nga liria M.M. (40) nga fsh. Radolishtë i Strugës, pasi në një ndërtesë banimi në rrugën “Partizanska” në Strugë e kishte sulmuar fizikisht D.M. (40) nga Struga, me ç’rast I ka marrë para në vlera të ndryshme dhe një telefon celular. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.