Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.07.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme
 
 

Më 04.07.2026, rreth orës 00:10, NJPB Kratovë ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale A-2, pranë fsh. Stracin, komuna e Kratovës, një automjet i tipit "Opel Astra" me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Pallanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në mur mbrojtës prej betoni. Me këtë rast, në vendngjarje ka ndërruar jetë N.S., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa ekipi i NjPB Kratovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.07.2026, në orën 12:20, NjPB Probishtip ka pranuar një informacion se në rrugën rajonale pranë fsh. Buçishtë, komuna e Probishtipit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti "Folksvagen Kedi" me targa të Berovës, i drejtuar nga N.P. (36) nga Probishtipi dhe një automjeti "Kia" me targa të Probishtipit, i drejtuar nga A.M. (32) nga Probishtipi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka kryer pasagjerja 28-vjeçare E.M. nga Probishtipi, e cila ndodhej në automjetin "Kia", ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi A.M., të cilat janë konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Ekipi hetimor i NjPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.07.2026, në orën 15:05, SPB Shkup ka paranuar një informacion se në rr. "Kirili dhe Metodij" në Shkup, në rrugën shërbyese që çon drejt parkingut, një automjet udhëtarësh "Tojota" me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.D. (71) nga fsh. Vollkovë, ka goditur këmbësoren 71- vjeçare S.I.nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar S.I. , të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit Klinik "Nënë Tereza" në Shkup. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.07.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup u njoftua se në rr. "Ferid Murati" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ku janë përfshirë një automjet "Audi" me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.U. (25) nga fsh. Reçicë e Vogël, një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.R. (23) nga Shkupi, si dhe një trotinet elektrik, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident, A.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor "Shën Naum Ohri" në Shkup. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.07.2026, rreth orës 20:00, në ujërat e lumit Vardar, në rrethinë të Negotinës, është gjetur trupi i J.K. (66) nga Negotina. Më 03.07.2026, në orën 15:55, në NJPB Negotinë, Gj.K. (42) nga Negotina kishte raportuar se dyshonte se babai i tij, J.K. (66), nga Negotina, i cili kishte shkuar për peshkim, kishte rënë në lumin Vardar pranë fsh. ,,Cërveni Bregovi’’, rrethina e Negotinës,  për shkak se nuk mund të kontaktohej, dhe kur është nisur që ta kërkojë një pjesë të pajisjeve  të peshkimit ishte gjetur në lumë. Menjëherë nga nëpunësit policorë të NJPB Negotinë , Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Negotinë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe persona të tjerë ndërmorën masa për ta gjetur J.K., pas çka rreth orës 20:00, ishte gjetur trupi dhe ishte nxjerrë nga lumi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Negotinë konstatoi vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi.

 

Më 03.07.2026, në orën 14:53, SPB Shkup u njoftua nga Institucioni Publik Shëndetësor "Shën Naum Ohridski" në Shkup se ishte pranuar një 12-vjeçar nga Shkupi me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Sipas njoftimit, plagët ia kishte shkaktuar një i mitur tjetër atë ditë rreth orës 13:00, në zonën e Shuto Orizarës. Në lidhje me rastin e njëjtë, në orën 23:55, në Stacionin Policor Shuto Orizarë, S.A. (36) nga Shkupi denoncoi se edhe djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga katër të mitur, ndërsa njëri prej tyre e kishte plagosur me një mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.07.2026, në orën 10:30, në Radovish, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NjPB Radovish e privuan nga liria R.L. (72) nga Radovishi. Sipas njoftimit, më 02.07.2026, rreth orës 22:00, në rrugën "Bllagoj Muçeto" në Radovish ishte dëgjuar krismë nga arma e zjarrit, pas çka në rrugë ishte gjetur një qen i vrarë. Pas marrjes së masave, ishte konstatuar se qenin e kishte qëlluar R.L., i cili gjatë bisedës zyrtare e pranoi veprën. Atij iu sekuestrua pushka e gjuetisë "Zastava M75", me të cilën kishte kryer veprën dhe të cilën e posedonte me leje. Këqyrjen e vendit e kryen një inspektor i ushqimit dhe veterinarisë, një veteriner dhe ekipi i NjPB Radovish, ku u konstatua se qeni ishte në pronësi të D.M. nga Radovishi. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj R.L. do të paraqitet kallëzim penal.

 

Më 03.07.2026, në orën 12:00, në Stacionin Policor të Strumicës u njoftua se në bul. "Goce Dellçev" në Strumicë, një automjet "Shkoda" me targa të Strumicës, i drejtuar nga N.H. (67) nga Strumica, ka goditur 64-vjeçaren L.C. nga Strumica. Si pasojë e aksidentit, L.C. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Këqyrjen e vendit e ka kryer ekipi i Stacionit Policor të Strumicës.

 

Më 03.07.2026, në orën 20:35, në NjPB Probishtip, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se tek ata ishte sjellë me lëndime J.K. (45) nga Kratova. Sipas raportimit, ai ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në rajonin e Probishtipit. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi hetimor i NjPB Probishtip.

 

Më 02.07.2026, në orën 15:00, në NjPB Sveti Nikollë u njoftua se në oborrin e një shtëpie në fshatin Amzabegovë, komuna e Sveti Nikollës, është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike ndërmjet G.S. (45) dhe M.T. (67), të dy nga i njëjti fshat, me ç’rast G.S. ka përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 03.07.2026, në orën 16:40, në SPB Ohër është privuar nga liria E.S. (26) nga Struga, i cili më parë, në bul. "Makedonski Prosvetiteli" në Ohër, kishte sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Në lidhje me ngjarjen e njëjtë është ndaluar edhe B.K. (28) nga Ohri, i cili ndodhej së bashku me E.S., kishte fyer nëpunësit policorë dhe nuk kishte respektuar urdhrat e tyre. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqiten kallëzimet përkatëse.

 

Më 03.07.2026, në orën 14:45, në SPB Ohër është raportuar se në bulevardin "Makedonski Prosvetiteli" në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet udhëtarësh i ndaluar "Kia" me targa të Ohrit, i drejtuar më parë nga A.A. (58), një motoçikletë elektrike "Jadea" me targa të Ohrit, e drejtuar nga I.N. (39), si dhe 56-vjeçarja S.A. - këmbësore, të gjithë nga Ohri. Me këtë rast, motoçikleta ka goditur S.A., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin "Shën Erasmo" në Ohër. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi i SPB Ohër.

 

Më 03.07.2026, në orën 17:20, në SPB Ohër u njoftua se në kryqëzimin e bulevardit "Makedonski Prosvetiteli" me rrugën "Dimitar Vllahov" në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një biçikletë e drejtuar nga një 15-vjeçar nga Ohri dhe një automjet, drejtuesi i të cilit nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin "Shën Erasmo" në Ohër. Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë e kanë gjetur automjetin "Folksvagen Tiguan" me targa të Ohrit dhe drejtuesin M.D. (65) nga Ohri, ndërsa pas alkotestit të kryer ishte konstatuar se ka pasur 0.7 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit e kreu ekipi i SPB Ohër.

 

Nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.B. nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të bërë më 02.07.2026, në orën 23:00, nga V.K. (19) nga Shkupi. Ai kishte denoncuar se rreth orës 20:30, në zonën e Bit Pazarit, gjersa ndodhej me vëllain dhe një shok për t'u takuar me një person tjetër, ishte afruar A.B. së bashku me një person tjetër dhe i kishte kërcënuar. Pas pranimit të denoncimit, policia ndërmori masa për zbardhjen e rastit dhe kreu bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, pas çka ishte privuar nga liria edhe pse kishte tentuar të arratisej, por ishte kapur dhe arrestuar. Gjatë bisedës zyrtare, A.B. e pranoi veprën. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 03.07.2026, në orën 13:35, në SPB Shkup, një shkollë fillore në zonën e Gjorçe Petrovit raportoi se në periudhën kohore nga ora 04:00 deri në orën  05:00, më 03.07.2026, me përdorim force ishin dëmtuar dyert hyrëse të sallës sportive, prej nga ishin marrë dy aparate zjarrfikëse, të cilat ishin përdorur në oborrin e shkollës, ku ishin djegur libra shkollorë, gjithashtu  të marrë nga shkolla. Është kryer këqyrja e vendit dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.07.2026, në orën 21:50, në SPB Shkup, M.K. (48) nga Shkupi raportoi se më 02.07.2026, rreth orës 21:00, në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.07.2026, në orën 22:10, në SPB Shkup, J.A. (25) nga Shkupi raportoi se rreth orës 18:30, në një lokal në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga F.A. nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 02.07.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, B.K. (44) nga rajoni i Shkupit raportoi se po atë ditë, rreth orës 23:00, në vendin e njohur si "Vrapçe", në zonën e Draçevës, djali i tij 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga N.D. (41) nga fshati Batinc, rajoni i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 02.07.2026, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:30, në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet M.Gj. (30) nga njëra anë dhe A.D. (51) së bashku me S.J. (21) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

 

Accessibility Menu