Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (27) nga Struga për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 01.07.2025, në rrugën "Gjuro Salaj" në Strugë, nëpunësit policorë kryen kontroll ndaj të denoncuarit dhe një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf", me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 05.07.2026, në orën 02:20, në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria V.T. (23) nga Strumica. Ai, në afërsi të një objekti hotelierik në Strumicë, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë dhe më pas kishte sulmuar një nëpunës policor. V.T. është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.07.2026, në orën 00:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria I.T. (36) nga Shkupi, pasi në një objekt hotelierik në fsh. Zebërnjak, rrethina e Kumanovës, kishte sulmuar fizikisht V.T. (46) nga Kumanova. Ajo u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.07.2026, në orën 14:10, në SPB Shkup, M.B. (22) nga Italia denoncoi se rreth orës 06:00, në zonën e Qendrës në Shkup, një person, duke përdorur forcë fizike, i kishte marrë një orë dore dhe një çantë me para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.07.2026, në orën 23:05, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Kamjan e privuan nga liria H.M. (43) nga fsh. Bogovinë. Më parë, në ora 21:15, V.J. (39) nga fsh. Rakovec kishte denoncuar se rreth orës 21:00, në një objekt hotelierik në fsh. Bogovinë, H.M. kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 14-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 05.07.2026, rreth orës 00:55, në SPB Tetovë është njoftuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në një objekt hotelierik në Tetovë. Nëpunësit policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, me ç’rast është konstatuar se kishte ndodhur përleshje fizike mes B.M. (39) nga Tetova, U.Sh. (39) nga Republika e Turqisë dhe D.S. (39) nga Tetova. Të tre janë ndaluar dhe mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 04.07.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, R.T. (62) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se gjatë natës, në oborrin e shtëpisë së tij familjare, ishin djegur gomat e pasme të automjetit të tij të tipit "Audi", me targa të Shkupit. Nuk ka persona të lënduar. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 04.07.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, N.I. denoncoi se në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov", gjatë gërmimeve në një objekt në ndërtim, ishte gjetur një granatë. Pas këqyrjes nga ekipi hetimor i SPB Shkup u konstatua se bëhej fjalë për një granatë që daton nga Lufta e Dytë Botërore. Për largimin e sigurt të granatës u njoftua Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 04.07.2026, në orën 12:50, në SPB Shkup, Ndihma e Shpejtë Mjekësore denoncoi se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës kishte ndërruar jetë M.C. (24) nga Shkupi, i cili, sipas rdenoncimit, kishte pasur probleme shëndetësore. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më 04.07.2026, në NJPB Negotinë u denoncua se në rrugën rajonale fsh. Disan i Poshtëm dhe fsh. Timjanik, në rajonin e Negotinës, një 15-vjeçar, duke drejtuar një moped me targa të Negotinës, kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar në rrugë, duke pësuar lëndime. Ai u transportua nga Ndihma e Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Negotinë ka bërë këqyrje në vendngjarje ku u konstatua se i mituri e kishte drejtuar mopedin pa fituar të drejtën ligjore për drejtim. Me urdhër të prokurorit publik, mopedi u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 04.07.2026, në orën 14:30, në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles e privuan nga liria R.Sh. (50) nga Velesi, duke vepruar pas një denoncimi se në rrugën "Vëllezërit Miladinov", ai kishte sulmuar fizikisht L.K. (48) nga Velesi dhe e kishte kanosur me një mjet të mprehtë. Mjeti u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa R.Sh. u ndalua në stacion policor. Për rastin u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 04.07.2026, në ora 13:00, në Pikën Kufitare Qafë Thanë, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.M.K.B. (26) nga Kolumbia, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencat operative u konstatua se ndaj saj ishte regjistruar masa "stop" me kërkesë të SPB Ohër. Ajo u dërgua në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
Më 04.07.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, A.N. (24) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, raportoi se rreth orës 21:45, në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga S.M. (52) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 04.07.2026, në orën 14:25, në SPB Shkup u raportua se në rrugën "Nikolla Parapunov" në Shkup kishte shpërthyer një zjarr në një garazh. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Shkupit, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 05.07.2026, në ora 01:45, në një objekt hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e shoqëruan në stacion policor B.N. (25) nga Shkupi, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.