Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.07.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kërçovë ngriti kallëzim penal ndaj B.M. (41) nga fsh. Tatesh i Epërm, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 02.07.2026, gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf", te i denoncuari, i cili ishte pasagjer, policia ka gjetur kokainë.

 

Më 12.07.2026, ora 16:26, në SPB Krushevë u njoftua se në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, në vendin e quajtur "Kthesa e Dyfishtë", kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të tipit "Ford" me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.T. (61) nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit dhe një motoçiklete "Hamaçi", pa targa regjistrimi, e drejtuar nga M.B. (26), gjithashtu nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit. M.B. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë të Krushevës u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Krushevë.

 

Më 11.07.2026, ora 10:54, në SPB Manastir, B.B. (46) nga fsh. Mexhitli, rajoni i Manastirit, njoftoi se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në territorin e fshatit Mexhitli kishte gjetur një granatë. Më 12.07.2026, pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit – Manastir konstatoi se bëhej fjalë për një granatë artilerie 75 mm nga Lufta e Parë Botërore, e cila u ngrit në mënyrë të sigurt.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj V.P. (41) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje". Më 31.05.2026, në Gostivar, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare.

 

Më 12.07.2026 në NJPB Kavadar u njoftua se rreth orës 22:00, në rr. "Marshall Tito" në fsh. Sopot, rrethina e Kavadarit, I.A. (43) nga fsh. Sopot, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar I.A., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Kavadar.

 

Më 12.07.2026, në orën 21:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë arrestuar J.T. (69), për shkak se në rrugën "Stevan Gajdov" në Veles kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk i kishte respektuar urdhrat e nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Gjatë masave të ndërmarra është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,90 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.07.2026, në orën 04:50, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar i arrestuan G.I. (40) dhe S.J. (49), të dy nga Kavadari, pasi para një objekti hotelierik në rrugën "Ilindenska" në Kavadar kishin prishur rendin dhe qetësinë publike, me ç’rast kanë dëmtuar sende. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht G.I. i janë matur 1,63 promilë, ndërsa S.J. 1,46 promilë alkool në gjak. Ata janë ndaluar e në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

 

Më 12.07.2026, në orën 10:45, nëpunës policorë të Njësisë Policore Mavrovë e arrestuan Gj.R. (56) nga Gostivari, i cili kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në fsh. Galiçnik, gjatë mbajtjes së manifestimit "Dasma e Galiçnikut". Po atë ditë, në orën 20:40, në rrugën "Vëllezërit Gjinovski" në Gostivar, nëpunës policorë të Stacionit Policor Gostivar e  arrestuan sërish Gj.R., për shkak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike. Pas alkotestit të kryer, atij i janë konstatuar 1,75 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

 

Më 12.07.2026, në orën 17:35, në SPB Tetovë, E.N. (63) nga Tetova njoftoi se në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, pranë fsh. Poroj, automjeti i tij i parkuar i udhëtarëve "Fiat Punto" me targa të Tetovës ishte dëmtuar nga një predhë e pakontrolluar. Nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.07.2026, në orën 21:45, në SPB Shkup, A.M. (34) nga fsh. Milladinovc denoncoi se I.S. kishte tentuar ta godiste me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.07.2026, në orën 16:25, në SPB Shkup, S.R. (48) nga Shkupi denoncoi se xhami i përparmë i automjetit të tij të udhëtarëve "Golf" me targa të Shkupit ishte dëmtuar nga një plumb qorr. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.07.2026, në orën 18:50, në NJPB Strugë u arrestua B.B. (32) nga Struga, i cili më herët ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin punët nga fusha e sigurisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 12.07.2026, në orën 12:45, në NJPB Strugë u arrestua N.Zh. (40) nga fsh. Veleshtë i Strugës, i cili më herët, në rrugën "Brigadat Proletare" në Strugë, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin punët nga fusha e sigurisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 13.07.2026, rreth orës 02:50, në SPB Shkup u njoftua se në territorin e Karposhit në Shkup ishte përfshirë nga zjarri një automjet i tipit "Pasat" me targa të Shkupit, në pronësi të Gj.R. Nga zjarri ishin dëmtuar edhe një automjet udhëtarësh "Folksvagen Turan", në pronësi të D.M., një automjet udhëtarësh "SangJong", në pronësi të S.S., si dhe një objekt afarist në pronësi të G.L. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit. U krye këqyrja e vendit të ngjarjes nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër paraqiti kallëzim penal kundër A.Z. (55) dhe I.M. (32), të dy nga Ohri, për shkak të bazave të dyshimit se A.Z. ka kryer veprën penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve", ndërsa së bashku me I.M. kanë kryer veprën penale "vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve". Të dyve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Më 08.07.2026, A.Z. i kishte shitur kokainë të denoncuarit të dytë dhe tashmë të ndjerit S.P. (44) nga Ohri, në rr. "Vasil Stefoski" në Ohër. Më pas, ata me një automjet të tipit "Range Rover" me targa kombëtare të Çekisë, të drejtuar nga I.M., ishin nisur në drejtim të bulevardit "Turistiçka" në Ohër. Atje janë ndaluar nga një patrullë policore, por I.M. nuk e kishte ndaluar automjetin në bazë të shenjës së dhënë të nëpunësve policorë por kishte ikur, ndërkaq ishte ndaluar pas veprimeve plotësuese të ndërmarra nga nëpunësit policorë. Me këtë rast, nëpunësit policorë në automjet e kanë vërejtur S.P. nga Ohri i cili kishte gëlltitur një pako me drogë, pas me automobil të Ndihmës së Shpejtë ishte transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Atje, edhe përkundër ndihmës së dhënë mjekësore, ai kishte ndërruar jetë.

 

Më 13.07.2026, në orën 03:10, në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria D.A. (18) dhe A.B. (20), të dy nga Shkupi. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, nëpunësit policorë tentuan të ndalonin një motoçikletë pa targa regjistrimi, të drejtuar nga D.A., ndërsa A.B. ishte pasagjer. D.A. nuk ishte ndalur, por ishte larguar me motoçikletë. Pas masave të ndërmarra, ata janë ndaluar, e në këtë rast një nëpunës policor kishte pësuar lëndime. Gjatë kontrollit ndaj D.A. është gjetur dhe sekuestruar një thërrmuese me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 12.07.2026, në orën 13:15, në SPB Shtip u njoftua se në rrugën lokale Shtip–fsh. Shashavarli ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Fiat" me targa të Shtipit, të drejtuar nga O.V. (50) nga Shtipi, dhe një mopedi pa targa regjistrimi, të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shtipi. Nga ky aksident, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij 12-vjeçar ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Shtip.

 

Më 12.07.2026, rreth orës 06:45, në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup u njoftua se kishte ndërruar jetë M.A. (56) nga fsh. Milladinovc, rrethina e Shkupit, i cili më 08.07.2026 ishte pranuar me lëndime të rënda trupore, të cilat, sipas njoftimit, i kishte pësuar pasi kishte rënë nga kati i parë i tarracës së shtëpisë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua mjekësisë ligjore për obduksion.

 

Accessibility Menu