Më 13/14.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria D.T. (49), A.B. (33), L.A. (21) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë kokërrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 13.07.2026, në orën 18:15, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete “Honda”, të drejtuar nga D.Sh. (41) nga Shkupi, dhe një automjeti të pasagjerëve “Folksvagen Pasat” me targa të Kërçovës, të drejtuar nga R.T. (51) nga Kërçova. Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Inspektimin e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 14.07.2026, në orën 01:30, në fshatin Dobrosht, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Tearcë e privuan nga liria një 17-vjeçar nga fshati i njëjtë, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 14.07.2026, në orën 04:50, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Gostivar e privuan nga liria S.N. (45) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi se në shtëpinë e tyre kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim penal përkatës.
Më 13.07.2026, rreth orës 16:10, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën lokale pranë hyrjes së fshatit Rostushë, një triçikël “Jamaha” me targa italiane, i drejtuar nga F.R.M. (66) nga Italia, me vendqëndrim në fsh. Velebërdë, kishte dalë nga rruga. Në këtë rast, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Sh. Erazmo” në Ohër. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi i NJPB Gostivar.
Më 13.07.2026, në orën 21:30, në rrugën “Murat Baftjari” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e ndaluan E.I. (46) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit trupor iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 13.07.2026, në orën 09:40, në SPB Kumanovë, S.T. (68) nga Kumanova njoftoi se, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore pranë shtëpisë së tij të pushimit në fsh. Kosmatac, rrethina e Kumanovës, kishte gjetur dy granata. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa granatat gjatë ditës së sotme do të largohen nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 13.07.2026, në orën 19:10, në Kumanovë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.T. (59) nga Kumanova, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 57-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 13.07.2026, në ora 13:30, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.H. (60) dhe I.H. (27), të dy nga një fshat i komunës së Studeniçanit, rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak se rreth orës 12:40, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, A.H. kishte rimbushur një armë zjarri në drejtim të një burri 36-vjeçar dhe familjes së tij nga rrethina i Shkupit, u kishte bërë kërcënime dhe kishte tentuar t’i sulmonte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 13.07.2026, në orën 19:40, në SPB Shkup, S.P. (42) nga Shkupi njoftoi se në zonën e komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.07.2026, në orën 20:40, në SPB Shkup, K.V. (24) nga Shkupi njoftoi se në zonën e Shuto Orizares, pas një grindjeje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga R.I. (36) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë paraqiti kallëzim penal kundër R.S. (52) nga Kriva Pallanka për kryerje të veprës penale „falsifikim i dokumentit“. Në tetor të vitit 2024, i denoncuari, si i punësuar në një subjekt juridik, me paramendim dhe qëllim i ka mundësuar veprimin juridik të kontratës së parapagimit për shfrytëzimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe aneksit për shfrytëzimin e shërbimeve, të nënshkruar ndërmjet S.A. dhe një subjekti juridik nga Shkupi. Gjatë instalimit të paketës së shërbimit televiziv, në cilësinë e montuesit, ai kishte aktivizuar një paketë më të shtrenjtë, ndërsa kontrata për shfrytëzimin e shërbimeve nuk ishte nënshkruar nga parapaguesi, por nga vetë i denoncuari, me ç’rast i është shkaktuar dëm S.A..
Më 13.07.2026, në SPB Manastir u njoftua se në afërsi të rrugës fsh. Mogillë – fsh. Radobor ishte gjetur një granatë artilerie. Nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit granata u ngrit në mënyrë të sigurt dhe u konstatua se bëhej fjalë për një granatë artilerie nga Lufta e Parë Botërore.
NjPB Koçan paraqiti kallëzim penal kundër D.B. (54) nga fsh. Sokollarc, rrethina e Koçanit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 24.06.2026, i denoncuari, pas marrëdhënieve të prishura fqinjësore, kishte kërcënuar me jetë fqinjin e tij dhe bashkëshorten e tij.
NjPB Makedonski Brod paraqiti kallëzim penal kundër S.F. (39) nga fsh. Suvodoll për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit“. Më 17.05.2026, nëpunës policorë gjatë një kontrolli rrugor kanë ndaluar automjetin transportues „Mercedes“, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast ai për kontroll ka paraqitur patentë shoferi dhe letërnjoftim të falsifikuar.
Më 13.07.2026, në periudhën nga ora 23:30 deri në orën 23:50, nëpunës policorë nga SPB Veles i privuan nga liria P.M. (39) nga fsh. Smillovc, komuna e Çashkës, A.J. (39), A.V. (39), B.Gj. (39), B.M. (38) dhe D.M. (39), të gjithë nga Velesi, pasi në një objekt hotelierik në Veles, pas një grindjeje të shkurtër verbale ndërmjet A.J. dhe A.V., kishte ndodhur përleshje fizike ndërmjet A.J. dhe P.M. nga njëra anë dhe A.V., D.M., B.M. dhe B.Gj. nga ana tjetër, me ç’rast ishin përdorur edhe sende qelqi. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Më 14.07.2026, në orën 00:20, nëpunës policorë nga NjPB Berovë e privuan nga liria B.M. (37) nga rajoni i Pehçevës, pas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
NjPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër I.V. (45) nga Prilepi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 16.09.2025, nëpunës policorë kryen kontroll ndaj një personi nga fsh. Bella Cërkva, rrethina e Prilepit, me ç’rast u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, të cilën ai e kishte siguruar nga i denoncuari.
Më 13.07.2026, në ora 14:20, në NjPB Dibër u njoftua se në zonën e fsh. Mellniçan i Sipërm, rajoni i Dibrës, M.L. (28) nga fsh. Sedllarevë kishte pësuar lëndime gjatë prerjes së druve. Ai u transportua me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në drejtim të Spitalit „Shën Erazmo“ në Ohër, por gjatë rrugës për në spital iu nënshtrua lëndimeve, ndërsa vdekjen pa gjurmë dhune e konstatoi mjeku i spitalit. Prokurori publik, inspektori shtetëror i punës dhe ekipet policore kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerit do të kryhet obduksion.
Më 13.07.2026, në orën 17:15, në afërsi të një kazinoje me vendndodhje në rrugën magjistrale Strugë–Qafë Thanë, është privuar nga liria E.R. (35) nga fsh. Radolishtë i Strugës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij „Ford“, ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë.